Një milion euro është shpërblimi që kryeministri Edi Rama ka akorduar për kontigjentin e Kobmëtares së Shqipërisë, pas fitores ndaj Rumanisë, e para në një fazë finale të një kompeticioni madhor, si ky i Kampionatit Europian. Një milion euro dhe pasaporta diplomatike, janë premtimet e një telefonate të gjatë dhe mallëngjyese, sikurse e meriton dikush që ka shkruar një faqe të historisë së popullit të tij. Gianni De Biasi është regjizori Italian i mrekullisë, bashkë me stafin, e veçanërisht zëvendësin e tij Tramezzanin.
Ju tashmë jeni një shqiptar i naturalizuar: këndoni himnin me një përfshirje totale…
E bëj pasi është një motiv shumë i bukur, më tërheq. Fjalët janë disi të vështira, u di kuptimin, por është i komplikuar artikulimi. Për fat, gjatë ekzekutimit të himnit, e ndihmoj veten nëpërmjet “karaokes” që krijohet brenda stadiumit. Ky është një popull i jashtëzakonshëm, ka njohur diktatura dhe vuajtje. Gjejmë tifozë shqiptarë gjithandej ku shkojmë, një passion i papërshkrueshëm.
Më shumë emocion, apo krenari?
Që të dyja bashkë. Por, ka edhe keqardhje. Sikur të kishim marrë të paktën një pikë në dy ndeshjet e para, tashmë nuk do të duhej të përvëloheshim në pritjen, për të mësuar nëse do të vijojmë të qëndrojmë në këtë turne.
Nuk jeni ende i kënaqur?
E pse do të duhet të jemi? Kundër Zvicrës dhe Francës kemi treguar se përfaqësuese të tjera, teorikisht më të forta se ne, na kanë mundur më shumë me fat. Kundër Francës, atë gol të shënuar nga Griezmann, akoma nuk e kam kuptuar si erdhi, nga doli. Ndërkohë, kundër Rumanisë treguam se jemi një skuadër, një grup burrash. Mund të rrëzoheshim psikologjikisht pas dy humbjeve të para, por, përkundrazi, ndeshja u interpretua në perfeksion.
E gjithë kjo, duke lënë në pankinë kapitentin, Lorik Cana…
Ishte një vendim i vështirë, ia komunikova vetëm pak orë para ndeshjes. Pavarësisht kësaj, i “heq kapelen”. U vendos menjëherë në dispozicion të shokëve, i motivoi dhe i përkrahu. Shfaqi një sjellje prej njeri të madh dhe kapiteni të madh. Por, absolutisht ishte shumë bukur të shikoje këta djem të ruajtën dëshirën për të çuditur Europën, dhe ja dolën. Jemi rritur, jemi ata që synonim të ishim. Jemi gati të shkojmë përpara.
Vërtetë?
Shikoni, Shqipëria në 1/8 mund t’i krijojë probleme shumë ekipeve. Në fund të fundit, na nevojitej vetëm që të zhbllokoheshim.
Pra, çfarë do të bëni ndërkohë, gjatë këtyre ditëve?
Do të stërvitemi me idenë se do të luajmë të premten ose të shtunën në 1/8. Ndërkohë do të bëjmë shumë tifozllëk përpara televizorit, edhe për Italinë. Sikur kjo e fundit të mund të na bënjte një dhuratë kundër Irlandës, do të bëja tifo si i çmendur. Duke e njohur Conten, jam i bindur se do të japin maksimumin. Në rast të kundërt, nëse nuk do t’ja dilnim, atëherë do të përgatitemi për në shtator, për kualifikueset e Kampionatit Botëror, ku jemi në një grup me Italinë, të cilës do t’ja vështirësojmë punën, keni për ta parë.
De Biasi, e dini se në tre Botërorët e zhvilluar me këtë formulë (1986, 1990 e 1994), vetëm një herë kush ka mbërritur në vend të tretë me tre pikë është eleminuar?
Më falni, por duhet të prek diçka, hekur, dru, plastikë e çdo gjë tjetër… Do ta shohim…/Telesport
ke filluar te SHQIPTARIZOHESH,lufto per mua sot OSE ta ”MARRE” shpirtin neser……e meriton emrin GANI ABAZI……
..JETUAM ENDREN E NJE NATE VERE..uroj te perkethehen ne realitete te metejshme..