Gjermania na "lë në baltë", kualifikohet edhe Polonia

21 Qershor 2016, 19:58Sport TEMA

Dy takimet e fundit për Gurpin C nuk janë inkurajuese për vazhdimësinë e Shqipërisë në finalet e Europianit “Francë 2016”.

Gjermania mori kualifikimin si e para në këtë grup pasi mundi me rezultatin 0-1 Irlandën e Veriut, ndërsa Polonia u kualifikua në vendin e dytë pas fitores me të njëjtin rezultat ndaj Ukrainës.

Këto dy ndeshje priteshin me interes për Kombëtaren shqiptare të futbollit, pasi tri pikët e marra në ndeshjen e fundit ndaj Rumanisë në Grupin A, mbajnë ende gjallë shpresat për kalimin në 1’8-at.

Shqipërisë do t’i kishte ardhur në ndihmë një fitore 4-0 e gjermanëve, në mënyrë që Irlanda të kishte një golavarazh më të dobët. Ndërsa fitorja e Polonisë ndal Ukrainën në vend të fundit.

Irlanda e Veriut – Gjermani 0 – 1

Gjermania fitoi me rezultatin e ngushtë 0-1 mbrëmjen e së martës ndaj Irlandës së Veriut duke u kualifikuar në krye të Grupit C me 7 pikë.

Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga Mario Gomez në minutën e 30′ të pjesës së parë. Gjermania dominoi në 45′ minutat e para duke krijuar disa raste për shënimin e golit të dytë.

Gjermanët kishin një rast të mirë në minutën e 27’ të pjesës së parë. Një kros i harkuar nga krahu i djathtë përfundoi pranë Mylerit. Ky i fundit gjuajti me kokë fare pranë portës, por topi përfundoi në shtyllën e majtë të portierit irlandez.

Por Myler nuk u ndal me kaq. Një gjuajte e tij qendrore brenda zonës së rreptësisë në minutën e 34’ përfundoi në traversë.

Minutat e pjesës së dytë folën sërish për gjermanët që shkuan më pranë golit të dytë, por pa konkretizuar.

Asgjë për t’u shënuar për Irlandën e Veriut e cila ndalet në kuotën e 3 pikëve. Irlandezët kanë golavorzh më pozitiv se Kombëtarja jonë dhe në klasifikimin e vendeve të treta më të mira renditet para kuqezinjve.

Ukrainë – Poloni 0 – 1

Polonia kualifikohet për në 1/8-at e finaleve të Europianit me 7 pikë sa edhe Gjermania e vendit të parë, por me golavorazh më të dobët.

Kualifikimi erdhi pas fitores 0-1 që Polonia mori mbrëmjen e së martës ndaj Ukrainës. Këta të fundit e mbyllin Europianin pa asnjë pikë në vendin e fundit./Panorama Sport

4 komente në “Gjermania na “lë në baltë”, kualifikohet edhe Polonia”

  1. enter"" says:

    Akoma ju me gjermanine? Ore te vetmet shpresa qe kemi jane grupi D dhe E.

    Pastaj ulini icik puplat

    1. Illyria says:

      Ke te drejte grekqir, po Janaullen ku e ke, ça po ben?? :/

    2. BigBro says:

      Ha ha ha. Qenke bere shqiptar sot o grek i felliqte.

  2. maximus says:

    e di si u be kjo puna jone, si ajo dhelpra qe rinte mbas dashit dhe thoshte ,; e se do ti keputen tani, e se do ti keputen pastaj, e kishte fjalen per koqet e dashit, i dukeshin te varura dhe mendonte se do te keputeshin, edhe kombetarja jone,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje