“Kanë rënë institucionet” thotë ish-drejtuesja e arsimit në Tiranë, Majlinda Keta. Referuar ngjarjes së rëndë të dhunës ndaj fëmijës 3-vjeçar, Majlinda Keta është shprehur me kritika të ashpra në studion e lajmeve të TemA TV.
Duke u bazuar tek ngjarja e rëndë në kopshtin pa licencë “Diren” dhe më pas tek mënyra e reagimit e ministres Nikolla, Majlinda Keta i sugjeron ministres, të kërkojë ndjesë publike dhe jo të shprehet me arrogancë.