Tifozët Irlandezë heshtin metronë në Bordo, ja cila është arsyeja

22 Qershor 2016, 14:41Sociale TEMA

Tifozët Irlandezë vazhdojnë të mbeten një nga grupet më të veçanta të tifozerive në Euro 2016. Pas një sërë momentesh ku ata shfaqen të lumtur, e duke festuar bashkë me tifozët kundërshtarë, vjen një tjetër video.

Këtë herë, ndërsa një grup tifozësh ndodheshin në një metro në qytetin e Bordosë, ata kanë bërë që të heshtë i gjithë treni, pasi në të ndodhej një foshnje që donte të flinte. Tifozët kanë nisur në fillim t’i këndojnë ninulla, ndërsa më pas shihen teksa i kërkojnë gjithë pasagjerëve të heshtin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje