Deputetët, ja pagat e tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi

23 Qershor 2016, 09:59Rajoni TEMA

Deputetët e Kosovës kanë pagat më të larta krahasuar me deputetët e vendeve fqinje. Njohësit e ekonomisë dhe analistët politikë thonë se në një vend si Kosova me varfëri dhe papunësi të madhe është e papranueshme që pagat e deputetëve të shkojnë deri në 2000 euro.

Shteti më i varfër në rajon paguan më së shumti deputetët e tij.

Deri në 2000 euro marrin paga mujore deputetët e Kosovës, derisa ata të Serbisë nuk marrin as 1000 euro në muaj.

Gazeta Zëri ka nxjerrë të dhënat e pagave mujore të shteteve të rajonit dhe del se Kosova edhe në krahasim me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Shqipërinë mbetet në top-listë për nga rrogat e deputetëve të saj.

Paga bazë e deputetëve të Kosovës është 1488 euro e kur kësaj i shtohen edhe përfitimet tjera si mëditje për pjesëmarrje në seancë, në mbledhje të komisioneve, si dhe udhëtime jashtë vendit, ajo arrin në rreth 2000 euro.

Pas deputetëve të Kosovës të dytët më të paguarit janë ata të Malit të Zi, paga bazë e të cilëve është 1200 euro, pastaj janë deputetët e Shqipërisë me 1080, të Maqedonisë me 1000 dhe të Serbisë me vetëm 860 euro.

Por njohësit e ekonomisë dhe analistët politikë në vend thonë se në një vend me nivel të lartë të papunësisë dhe me varfëri të madhe është e papranueshme që paga e deputetit të jetë shumëfish më e lartë sesa paga mesatare në vend.

3 komente në “Deputetët, ja pagat e tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi”

  1. bobi says:

    Dhe pak dhe kosovaret do kerkojne ti bashkohen prap serbise, se me keta politikan qe ketu e 15 vjet mendojne vetem per xhepin e tyre zbehet kosova. Kurse dhe per parlamentin shqiptare cna duhen ne 140 deputet kur kemi nje popullsi 2 800 000 banore. Na thone kemi sistemin zgjedhore spanjolle pse smarin shembullin e spanjes qe ka nje popullsi 48 miljon dhe ka vetem 300 deputet. Dhe 70 deputet prap shum jan me kete popullsi qe kemi po 70 njeher, dhe me keto rroga qe paguhet kjo pjesa tjeter te punesojme familjare ne nevoje neper bashki

  2. fatmir says:

    jo mar q’fare kjo asht normale se kta vujn per popull, ne kuvendin e kosoves kta hekin keq se aty folet shum per qeshtje kombtare si per shembull per sex e hajni bile kta nuk duhet me kon te knaqun se mir kish me qen me pa pas me jau qel edhe nje pornografi live

  3. meri says:

    As e kuptoj fare pse duhet te paguhen ekstra per pjesemarrje ne mbledhje komisionesh, pse rrogen per nje seance plenare ne jave e kane? po ata ate pune kane, te marrim pjese ne mbledhje te bejne takime me popullin etj. Ne per punerat tona s’na ka paguar kurre njeri per mbledhjet qe benim. Mbledhjet jane pjese e punes. C’jane keto sajesa qe bejne per te perfituar. Deputetet jane turpi i vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje