Ukraina dhe kinezët kërkojnë De Biazin

23 Qershor 2016, 12:28Sport TEMA

Edhe pse Xhani De Biazi ka bërë të ditur se do të qëndrojë në drejtimin e përfaqësueses shqiptare, ai vazhdon të marrë oferta të shumta, disa prej të cilave vlerësohen si “tunduese”.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, mes tyre spikat një e veçantë prej përfaqësueses së Ukrainës.

Drejtuesit e Federatës së këtij vendi mendojnë se Andrei Shevçenko nuk është ende gati të marrë drejtimin e kombëtares dhe janë gati t’ia besojnë De Biazit dhe stafit të tij për eliminatoret e Botërorit 2018.

Gazeta italiane bën të ditur se përveç kësaj ofertë, trajneri ka marrë disa me shifra të larta ekonomike nga kampionati kinez, raporton Panorama Sport.

Njëkohësisht, për të interesohen klube gjermane, angleze dhe zvicerane, gjë që bën përsëri të pasigurt qëndrimin e mëtejshëm të De Biazit në drejtimin e kuqezinjve.

 

3 komente në “Ukraina dhe kinezët kërkojnë De Biazin”

  1. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Ha Ha Ha,
    Cfare lajmi
    Ukraina ne ndeshjen e fundit miqesore para evropianit , e ngordhi Shqiperine pa u sforcuar fare.
    Nuk e di pse Ukraina kerkon nje trajner si De Biazi ?
    —-
    Ndersa sa per kinezet , kjo duket dicka serioze.
    Ne Kine ka disa vite ku po perplasen gjithe lojtaret evropiane te cileve u ka ikur mosha per te luajtur ne Evrope.
    Ganiu eshte trajner perfekt per keto ekipe.

    Ore po kur qenka nje trajner kaq I mire , pse nuk e merr Italia ?

  2. ZZZZZZZZZ,....ZZ says:

    PA IK ME TE MIRA O DEBIAZ…..!!!?? SE KU I DIHET ME KETA …..???!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje