FALEMINDERIT ÇUNA

22 Qershor 2016, 20:57Sport TEMA

Nga Fatjon Baze, TemA TV

Shqipëria i ka dhënë fund aventurës së saj historike në një kompeticion ndërkombëtar siç është kampionati europian. Një aventurë që pa dyshim do të jetë e pa harruar si për ata futbollistë që bënë realitet një ëndërr që nuk ishte realizuar ndonjëherë, ashtu edhe për tifozat shqiptarë që kanë përjetuar momente të gëzueshme.

Pavarsisht se nuk arritëm dot ta zgjasnim edhe më tej rrugën tonë në “Euro 2016” ku edhe fati na dënoi, ajo që do të mbajmë mend gjatë, është paraqitja dhe imazhi që Shqipëria la në Francë, duke mahnitur gjithë mediat botërore. Imazhi i tifozave në shkallët e stadiumit ishte kartolina më e bukur në këtë europian, ku arritëm të merrnim elozhe nga mediat botërore që i kushtuan një vëmëndje mjaft të madhe.

Ne duhet t’i falenderojmë këta djem për performacën fantastike që dhanë në fushën e lojës, duke u ndeshur si të barabartë me kombëtare shumë herë më të mira se ne, si Franca dhe Zvicra, ku nuk kemi merituar të humbasim. Duhet të jemi krenar për këtë ekip, pasi na bëri që për herë të parë, unë dhe të gjithë ne, mos të bëjmë tifo për kombëtare të tjera.

Prandaj duhet ti themi të gjithë çunave faleminderit për këto emocione të papërshkrueshme. Faleminderit për lojën e bukur dhe kënaqësinë që i dhatë popullit shqiptarë, i cili mendoj se ka nevojë për të tilla gëzime për të lënë pak pas, momentet jo të mira që ne kemi.

Faleminderit pasi ky kualifikim ashtu siç e ka thënë dhe De Biasi “është një ëndërr që realizohet, për një hirushe që ftohet për herë të parë në ballon e të plotfuqishmëve” dhe ne ia dolën të ishim në këtë ballo, dhe u përballëm si të barabartë me të plotfuqishmit.

8 komente në “FALEMINDERIT ÇUNA”

  1. kashi says:

    shkrim i sakt bravo cuna

  2. enter"" says:

    Ok ok, boll me me traplliqe te tilla, nje humbje dy fitore, kaq e kishim takatin.

    1. BigBro says:

      O grek i qelbet boll fole ne emer te shqiptareve.

    2. ada says:

      Zemra mos doje te thoje dy humbje nje fitore?

  3. Kritiku says:

    Shko e futi nje “paçe me pilaf”, sepse puna e gazetarise nuk eshte per ty. Ku e ke gjetur kete analfabet funksional, Mero? Ky nuk di as te shkruaje.

    Nuk ju denoi fati, po ju denoi amatorizmi i te luajturit futboll. Ky ekip eshte fytyra e vertete e futbollit shqiptar, do te thote anadollak.

  4. GJUHA JONE SA E MIRE says:

    FALEMINDERIT CUNA.
    – JU NA HAPET SYTE (QE TE SHOFIM EUROPEN)
    – JU NA BET TE LUMTUR (ME FITOREN)
    – JU NA BET TE NJOHUR (NE EUROPE)
    – JU E BET NJEREZ (NE SY TE GJITHEVE)
    KOMBTARJA, TRAJNERI, DHE GJITHE TIFOZAT SHQIPTARE QE JU MBESHTETEN.
    JENI SHEMBULLI I NJE POPULLI ME NJE KULTURE TE GJERE.
    JENI KRYEVEPER E KSAJ BOTE.
    JENI GJITHCKA NE KET BOTE.
    JENI BOTA.
    SEPSE MBI TE GJITHA “JENI SHQIPTAR”.
    RROFT SHQIPRIA, SHQIPTARET DHE TE GJITHE ATO QE I DUAN…
    ME PAS VJEN BOTERORI.
    MEZI PO PRESIM.

  5. Ed tironci says:

    Hallall cuna!!!keta sunitet e qelbet kritikojne gjithmone!!turkoshaket ata qe na perzine racen…dje kane bo tifo per turqine!!moterqira!!ec shqipe..shifemi ne 2018!!

  6. kashi says:

    sipas youri mulder nje ish futbollist i njohur hollandes qe jep komente gjate kampionatit europian ne televizionin kryesor te hollandes NOS
    eshte hysaj ne 11=en e kampionatit
    kjo eshte nje aritje e madhe per sportin shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje