INTERVISTA/ Zhgënjimi i Mërgim Mavrajt: U bënë pazare kundër Shqipërisë

23 Qershor 2016, 09:18Sport TEMA
INTERVISTA/ Zhgënjimi i Mërgim Mavrajt: U bënë pazare

Mërgim Mavraj ka shpërthyer në kritika ndaj Euro 2016. Ai është i bindur se ka patur marrëveshje mes kombëtareve të ndryshme në takimet e treta në grupe. Këto kritika Mavraj i ka shprehur pas eliminimit të Shqipërisë, në një intervistë të dhënë për Frankfurter Allgemeine Zeitung, të përkthyer nga Panorama Sport.

Mavraj, ju dhe shokët tuaj shqiptarë keni luajtur ndeshjen e fundit në grup të dielën dhe si e treta e Grupit A keni qëndruar për tre ditë para televizorit duke shpresuar për raundin tjetër. A ishte kjo të paktën një eksperiencë e mirë në komunitet?

E gjithë kjo ishte paksa e çmendur. Sigurisht ishte gjithashtu edhe një eksperiencë e madhë për ne si skuadër, pasi ne jemi ulur gjithmonë pasdite për të parë ndeshjet së bashku. Për shembull, ne nuk e kemi ditur gjatë ndeshjes së Turqisë me Republikën Çeke se për kë të bënim tifo. Një barazim do të na ndihmonte, ose një fitore 1-0 e turqve. Çfarë të bënim kur të ishte 1-0 për Turqinë? Disa shpresonin që çekët të barazonin, të tjerët trembeshin që çekët pastaj do të shënonin edhe golin e fitores, i cili në vetvete do të ishte i keq për ne. Kemi sharë shumë dhe kemi mëkatuar verbalisht gjatë të gjithë ndeshjes. Më pas ishim të zhgënjyer.

Mënyra se si raundi tjetër ndërtohet nga katër të tretat më të mira të 6 grupeve krijon kryqëzime të ndryshme me kundërshtarë të ndryshëm. A e kuptoni këtë sistem?

U desh të ma shpjegonin një herë pas ndeshjes me Rumaninë. Pastaj e kuptova se do të na duhej të dridheshim për tre ditë para televizorit. Ky nuk mund të jetë kuptimi i një turneu që të ketë ndryshime të tilla. Ne luajtëm kundër Francës dhe Zvicrës, ndërsa të tjerët përballë kundërshtarëve më të dobët. Të tjerët e dinin saktësisht se si duhej të luanin për të na kaluar, meqë ne kishim mbaruar. Ky është shtrembërim i aktivitetit. Turqit, nëse do të kishin luajtur bashkë me ne të dielën, ndoshta nuk do të kishin arritur asnjëherë në 2-0, por do të ishin munduar të mbanin fitoren 1-0. Por ata e dinin se duhej të shënonin gol. Është e njëjta gjë për Portugalinë, të cilës mund t’i shërbente një 0-0. Ashtu siç nuk është e drejtë që të luash në një turne dy ndeshje të dobëta dhe pastaj të bësh një ndeshje të mirë për të kaluar turin.

A nuk mallkuat edhe ju dëshpërimisht para televizorit, pasi gjermanët humbën aq shumë raste? Një 4-0 ndaj Irlandës së Veriut do të ndihmonte edhe ekipin tuaj…

Gjatë kësaj ndeshje ne po stërviteshim dhe e mësuam vetëm falë zëdhënësit për shtyp se Gjermania po dominonte. Që ata kishin pasur kaq shumë shanse, e kuptova vetëm në mënyrë indirekte. Kur e pashë më vonë në televizor, unë u mërzita.

A ju ka kërkuar falje për rastet e humbura Shkodran Mustafi, futbollisti i Gjermanisë me origjinë shqiptare?

Mua jo. Por ai nuk ka asnjë arsye pse. Ne e dimë se ai na ka uruar fat. Dhe djemtë bënë gjithçka që të shënonin shumë gola dhe ndoshta të na ndihmonin. Lëv vetëm mund ta fuste Shkodranin si sulmues. Ndoshta ashtu mund të na kishte dhënë një ndihmë më shumë.

Nëse do të kishit kaluar, Gjermania mund të kishte qenë kundërshtari…

Do të kishte qenë e shkëlqyer. Unë do t’i kisha kërkuar trajnerit të luaja në krahun e djathtë që të përballesha me shokun tim te Këln, Jonas Hektor.

A nuk e merrni më seriozisht këtë Europian?

Jo, jo, nëse do të na fusnin në aktivtet tani do të luanim me seriozitet. Gjithsesi, nuk mund ta luajmë me seriozitet të plotë, pas tre ditëve të kaluar mes drithërimave. Pas fitores së Turqisë, na kanë rënë bateritë. Ishim të gjithë të zhgënjyer pasi kjo ishte shpresa jonë e madhe.

A ju la trajneri pak më të qetë për shkak të këtyre përllogaritjeve?

Në ekipin tonë ishte një situatë shumë e veçantë. Gjithçka është bërë shumë njerëzore pasi askush nuk mund të tallej me situatën që kalonim. Trajneri ynë është italian dhe na ka stërvitur gjithmonë shumë taktikisht, i përqendruar te kundërshtari i radhës. Tani nuk ka më një kundërshtar apo ndeshje të radhës. Ai përsëri u mundua të mbante rutinën tone ditore. Ndaj ne u stërvitëm gjithmonë në orën 18 dhe humbëm ndeshjet në TV. Por shihet edhe me të që entuziazmi ka rënë.

A është e vështirë të dorëzohesh pas tre ditësh pritje?

Të dorëzohesh është gjithmonë e vështirë. Për ne, është pak më e lehtë, pasi e kemi fituar ndeshjen e fundit. Pasi ne ishim shumë të lumtur që kemi bërë kombin dhe tifozët tanë të shkëlqyer shumë krenarë. Kjo është arsyeja pse do të na presin mirë në Tiranë. Fatkeqësisht, shumë ditë pas asaj fitoreje.

26 komente në “INTERVISTA/ Zhgënjimi i Mërgim Mavrajt: U bënë pazare kundër Shqipërisë”

  1. avdulla pasuli says:

    si gjithnji ne histori edhe ksaj rradhe shqiptart tregohen te trash.

    1. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

      Po flet per pazare ??????
      Me pare kujtohu se edhe Shqiperia hyri ne Evropian pas nje pazari teper te shtrenjte ne Armeni.
      Po perse duhej qe Gjermani te shenonte 4 gola ndaj Irlandes kur edhe 1 gol I mjaftonte ?
      Mos I kishte ndonje borxh Shqiperise ?
      —-
      Merrni shembull nga islanda. Nje skuader e nje shteti me te vogel se ne , qe fitoi dhe u kualifikua ne fushe pa shpresuar nga lemosha te te tjereve sic beri Shqiperia.

  2. karandash kollodok zdrukth llastiku says:

    epo,i ka europi kto.
    I ka demokracija t futmet mas qafe . doren n qaf gishtin n myth!
    tash duhet ti kuptoni ju. se kto gjona I kan kuptu dhe po I bejn prej dekadash politiksat shqiptare.
    a se shifni se si ja fusin dhe ja qesin njoni tjetrit dhe kujtdo tjeter ata>?
    esht mesu nga Europa kjo gje.
    tash msojeni edhe ju qe t ja beni te tjerve kur t ju vij rradha..
    tash maheni n byth.
    shijojeni fitorjen.
    se fitorje te reja ju presin
    nga fitorja ne fitorje
    kombetarja po vallzon

  3. Strong says:

    Ju thjesht nuk ia dolet, thjesht nuk bete gola. Ky eshte futbolli, bej gol dhe ec perpara. Tani na tregon “shtremberimi i turneut”, Shume e cuditshme, cfaredo gjeje u ndodh shqiptareve, fajin e kerkojne gjithmone tek te tjeret. Mbetet viktima gjithe jeten.

  4. Lini budalliqet ,
    dhe mesohuni te heshtni per cfar nuk jeni te afte ,duke mos ber idiotin .
    Bete nji gol me brek neper kembe ,luajtet nji futboll pa asnji pik koncepti ,
    por sipas variantit alla turka , merr topin dhe yxhymm perpara ,e sa vinit para 16-es kundershtarit rrinit si te habitur ,
    e s’dinit PERSE ishit aty ,para Portes se kundershtarit .
    I lejuat cdo kundershtari terren ne cdo ndeshje dhe ne fushen tuaj atakonit ate ,vetem mbasi ai ta kishte gjuajtur topin ne port ,ose i kishte pasuar shokut te tij ,ose i kthenit bythen kur ai gjunte ne drejtim te posrtes tone ,
    ishit lojtaret me te qe nuk kishit pik sigurie ne kontrollin e topit ,me perjashtim te asaj qe benit nji loje shkaterruse ne mesfushe por aspak ndertuse me nji koncept te qarte ne sulm , me nji sulm debil jo eficient , nji portier xerro ,me i pasigurti ne fushe ne gjithcka bente , pra moret tre pike ,sepse ishin te tjeret dobet e jo se bete ju noj i far loje ,prandaj suss hibrita e shtrengoni bythen ji vetem kur e ngrini ate lart ,por ne fushe e mesoni me lujt si gjithe bota ,jo me ate mentalitet hibritesh ne fushen e kallamoqit.

  5. Sharmuta says:

    O ti kishe ba mire me shku per hoxhe mer dak..

    1. tfgs1 says:

      ose pallues papudhesh grek

  6. casperas32 says:

    Shqiperia i kishte mundesite per te bere gol tjeter me Rumanine, po fakti qe te gjithe e kemi perkrahur kete kombetare, çne tani qe po i dilni te gjithe kunder, a nuk ju vjen turp? Ne te treja ndeshjet ka pasur gabime, po ne vija te pergjithshme kombetarja ka luajtur ne menyre shume dinjitoze me te cilen te gjithe shqiptaret mund te krenohen, juve komentatoreve ketu çfare ju ndodhi qe po reagoni ne kete menyre, turp e faqja e zeze…

    1. anticensurë 543234 says:

      o cas pras
      nuk jemi komnetatorë por komentues!
      nuk jemi kundër kombëtares dhe aspak kundër mavrajt,por jemi kundër budallallëkut që ai po thotë!!
      jemi jashtëzakonisht të kënaqur me lojën e tyre,nuk janë elita superiore e futbollit botëror,por janë bijtë tanë.ejmi të kënaqur dhe me lojrat e tyre dhe kur kanë humbur,me francën!!
      POR nuk mund të pranojmë këtë idiotësi të këtij palloshit!!të gjithë i pamë ndeshjet,të gjithë e pamë se sa luftoi hungaria,gjermania,turqia të gjithë!dhe nuk mendojmë se kishte pazare për të nxjerrë jashtë shqipërinë!!
      por këtij lalit më duket se i ka mbet hatri për turqinë!!
      ky nga trutë është bir i erdoganit!!
      nëshkrimin e mëparshëm i thashë që të përpiqet që të mos japë intervista!!këtij i punojnë këmbët o cas pras,koka si punon fare!!

  7. sonar288 says:

    Suniti inferior Mavri po qurravitet. “Fajin e ka trajneri gjerman pse nuk e futi Mustafin sulmues”, thote! Dhe kete interviste e ka dhene per Frankfurter?? Booo, na e nxori bojen! Edhe ajo pak figure e mire qe beme tani nuk vlen me. Me mire “te flisje me heshtjen tende” o Mavruk, si ai suniti tjeter qe kishim per president, sesa te thoje gjithe keto budalleqe.

    1. tfgs1 says:

      ti bithekir i janulles cte sateme kerkon ? Kush eshte kjo “Ne” ? Ti sje shqiptar po alvanoeline. Apo je mesuar te kthesh bythen nga te intereson

  8. Na bashkoj kenga popullore says:

    O Mavraj po kto gjera jan normale ne futboll kan qene gjithmon dhe do jen,por gjithsesi faleminderit pergjithçka qe keni dhen per kombetaren

  9. "Horri i Bulevardit" says:

    Ne jemi pajtuar me nivelin tone ne futboll dhe jemi gjithashtu krenare, qe arritem te hyjme ne finalet e europianit, kjo per arsyen se beme ndeshje te bukura, por me kryesorja eshte se Europa per here te pare, na njohu si nje popull paqedashes dhe kulture te jashtezakonshme, kjo fale atyre mijrave shqiptare, tifoze qe treguan nje kulture te jashtezakonshme, nje bukuri mahnitese njerezore.
    Por ky ishte niveli yne, nuk kemi pse te fajsojme te tjeret, as Lenjanin e Memushaj, as Gashin, qe nuk shenuan, gola te sigurte dhe as Sadikun, qe para golit, humbi raste per gol, as Berishen, per ate dalje te gabuar. Nuk i fajsojme se e kuptojme qe emocionet jane te papara, kur per here te pare perballesh ne keto nivele.
    Prandaj Mavraj, tani kjo kaloi, mendohuni per te tjera perfaqesime.

  10. ata qe e nderun vertet Shqiperine jane Tifozat e Shqiperise ,
    e jo ju dallaverxhinj ,qe ja late zvicres vete edhe Frances po vete ,
    ku pjesen e dyte prisnit me padurim sa tju a rraste afrikani Brenda ,
    qe ju e keni aq shume marak si edhe motrat tuaj qe ghuajn amerikes afroamerikanet

  11. anticensurë 543234 says:

    ky qeka tarrallak fare!!
    sipas mavrajt ne duhet të kishim luajtur të fundit??
    sepse ky thotë se vetëm ne duhet të kualifikoheshim patjetër!!
    dhe arsyeja është sepse interesi ynë ishte të shkonim përpara!!
    nuk thotë se po të kishte barazuar një ndeshje,se po të kishte fituar dy ndeshje nuk kishte nevojë të rinte deri sekondën e fundit me zëmrën në fyt!!se po të kishte fituar të tre ndeshjet do të ishte në krye të grupit!!
    përse nuk i thot këto??
    sepse e di mundësinë e tij!!sepse e di që ka arritur më shumë dhe se duke qënë aspak realist fajin jua hedh të tjerëve!!në vënd që të thotë se ne kemi bërë ndeshjet më të mira gjatë gjithë historisë,së paku 25 vjeçare, të futbollit shqiptar dhe për pak fat mund të kishim qënë në 16 më të mirat!thotë që na hëngrën hakun??
    dhe kush portogalia!!që sipas mavrajt mund të ishte mjaftuar me 0-0!?sikur portogalia ishte ajo që vendoste!!ishte hungaria ajo që kaloi gjithnjë në avantazh dhe jo portogalia!!portogalia ishte e kënaqur që mundi të barazonte tre herë dhe të shpëtonte nga një shtyllë që kishte për të qënë goli i katërt!!
    turqit!?ata provuan të fitonin dhe 20 me 0 nëse do të ishte e mundur,pa e vrarë trurin se kush do të mbetej pa u kualifikuar!!nuk mundën më shumë nuk bënë më shumë!!
    mavrajsi futbollist je i mirë,por përpiqu të mos japësh intervista budallaqe!!thuaj që jemi të kënaqur me këtë që aritëm,por të kishim pasur dhe më pak fat do të kishim aritur diçka më shumë!!më pas shiko të luash dhe më mirë që që mos lësh vënd për të të eleminuar “me pazare”!!
    merr maksimumin e pikëve dhe ska .idh none që të bëjë pazare kundër teje!!
    trap i pangopur!
    ja humb vlerat vetes sapo hap gojën,sapo del jashtë fushe!!

  12. petriti says:

    Me nje gol doni te dilni kampion europe?!!!!.

  13. shoku lu says:

    keshtu eshte kur refuzon te pish birre shqieptare dhe te pranosh te pish birre gjermane o pacavure!

  14. katran kallamani says:

    ka te drejt mavriu me boj mavraj !!!
    sepse ne shqiptarve gjithnji na e kan hudh te tjeret.
    u pa qart se italija ja la neshjen irlandes,si fillim duke neglizhu dhe kur u pa qe irlandest nuk ishin te zot me shenu si pasoj e neglizhences italjane ,atehere ne fund te neshjes italjant I dhurun nji gol ajrishave. duket qart mosveprimi I kapitenit italjan,si dhe sjellja e cuditshme deshtuese e portjerit,italjan(rezerva)..
    dhe perpara golit mbrojtja italjane e car bythsh I dhuroj nje top gol ajrishve qe nuk e ben dot..
    dhe jam I sigurt qe po te ishte rezultat I bardh,diku ne minutat shtes italjant do kishin bo ose autogol ose nji penallti per ajrishat.
    edhe gjermont lujten si p.. n dasem.
    edhe ne neshje miqsore gjermont tregojn me shum luftshmeri sesa ne neshjen qe nxorri shqipnin mbrapa liste.
    por,ne shqiptart duhet ta kuptojm se parimin enverist te mbeshtetjes ne forcat tona nuk duhet ta harrojm dhe duhet mos ta qortojm enverin per ate gje. sepse ai ishte nje sjellje e imponuar nga te tjeret.
    heres tjeter luani qe te mos e leni veten ne dor te te tjerve.
    keni bole?
    keni byth?
    keni zemer?

  15. enter"" says:

    Idiot, mbylle gojen se po flet traplliqe. Ulni koken e mos nxirrni justifikime. U shqetesua ky per Turqine, te kishit shenuar me shume gola…hajvan

  16. Urimi says:

    Kush shane djemt e kombetares dhe kush i gezohet eleminimit ,nje urim kam per ta,ja rrofshi mjekken posht e nalt jo vetem Mavrajt por te gjithe shqipatereve dhe sidomos atyre tifozeve te zjarrte,rrofte kombetarja dhe kombi yne i shejte.

    1. enter"" says:

      Eleminimit nuk I gezohet kerkush, por nuk mund te durojme tipa si ky arabi te flasin budalleqe. Prape me kete filozofi do ecim perpara ne?

    2. mirel says:

      Or trap, askush nuk i gezohet eleminimit. Nuk ben dot hol me Zvicren dhe Francen, dhe per kete ia ka Gjermania fajin

  17. rossonero. says:

    Ik o shkerdhate m..i.
    Tash shko e ban hoxhe se na qave k……
    Ju mezi bate nje gol ne tre ndeshje e pretendoni per te shku perpara.
    Fucks…….

  18. lelegu says:

    Nuk kalohet grupi me 1 gol te shenuar dhe me 3 te pesuar, o Mavraj. Merrni shembull nga koleget tuaj te Islandes debutuese, qe kaloi grupin duke shenuar gola me shumice…..

  19. mirel says:

    Kesaj i thone te nxirni geshtenjat me duart e botes
    U mesuat keq me dron ju

  20. enter"" says:

    fjale prej femije, prej nje njeriu te papjekur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje