Drafti i reformës në drejtësi shkon në Kuvend, votohet më 21 korrik

24 Qershor 2016, 18:56Politika TEMA

Kuvendi pergatit Projekt Kalendarin dhe fut ne te nismen ligjore per ndryshime ne Kushtetute, ndryshime qe materializojne reformen ne drejtesi.

Kuvendi ka pergatitur kalendarin per periudhen 4-22 korrik dhe me ne fund, ka parashikuar ne te shqyrtimin, diskutimin dhe miratimin e ndryshimeve ne Kushtetute.

Sipas ketij projekti, Kuvendi ka parashikuar qe diskutimi dhe votimi ne seance plenare te ndodhe ne daten 21 korrik.

A do te ndodhe?

Ka disa probleme, raporton Skandal.al.

E para, Kuvendi ka futur ne te njejtin kalendar, madje do te shqyrtohet ne te njejten dite, nismen e deputeteve te PD per ndryshime biss ne Kushtetute me fokus serish “dekriminalizimin”.

Eshte e pashembullt qe ne vetem pak kohe, Kushtetuta sunohet te behet cope- cope per nje ceshtje te verifikuar si banale dhe propozues jane serish te njejtet, ata qe propozuan ndryshimet e para qe per ta paskan qene te pa mjaftueshme.

Por nuk eshte ky problemi. Keto ndryshime nuk jane produkt i punes se ndonje komisioni te posacem-sic heren e pare, as qe jane shqyrtuar kund deri tani dhe ne kohe rekord duhet te shqyrtohen.

Mbi te gjitha dhe ky eshte kurthi, keto ndryshime bashkenjgjiten ne kalendar me qellimin e qarte qe te kushtezojne ndryshimet ne Kushtetute qe materializojne reformen ne drejtesi.

E dyta, Kuvendi ka bere nul shqyrtimin dhe votimin ne komisionin e posacem, per nje kohe tejet te gjate, te ndryshimeve ne Kushtetute per reformen ne drejtesi.

Kuvendi ka parashikuar shqyrtim e votim nga e para te ndryshimeve ne Kushtetute, ne mbledhjen e perbashket te komisionit te Ceshtjeve Ligjore dhe Keshillit te Legjislacionit.

Kjo mbledhje kryesohet nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

E treta, Kuvendi nuk ka futur ne kalendar asnje nga shtate ligjet prioritare qe shoqerojne ndryshimet ne Kushtetute, bejne funksionale organet e reja te qeverisjes se gjyqesorit dhe shmangin vakumin pas miratimit te ndryshimeve ne Kushtetute.

Mungesa e ketyre shtate ligjeve e ben reformen nul, te pa zbatueshme ne shtator, madje me keq, mund te shkaktoje vakum kushtetues ne te gjithe sistemin e drejtesise.

Njeri prej atyre ligjeve, bllokon procesin me te rendesishem te reformes ne drejtesi, “vetingun” per prokuroret dhe gjykatesit, proces i kerkuar me ngulm nga nderkombetaret si pale ne hartimin e reformes ne drejtesi.

Skandal.al mesoi se Konferenca e Kryetareve do te mbledhet javen e ardhshme per te vendosur mbi Kalendarin e Punimeve te Kuvendit.

Komisioni i posacem per reformen ne drejtesi edhe sot ka vijuar punen e tij ne shqyrtimin dhe miratimin e shtate ligjeve de domosdoshme te reformes dhe kete do vijoje ta bej dhe ne ditet ne vijim, sipas nje kalendari te miratuar e te njohur.

Nuk dihet se cfare do te ndodhe me to, por nje burim nga ky komision i tha Skandal.al se do te bejne perpjekje maksimale qe keto ligje te shqyrtohen brenda muajit korrik ne Kuvend.

5 komente në “Drafti i reformës në drejtësi shkon në Kuvend, votohet më 21 korrik”

  1. Meri says:

    C’jane keto gjera cope cope qe beka kuvendi. Miratoni reformen me gjithe ligje, hidhini ne det tere keta gjyqtare e prokurore me kryetaret e tyre ne krye, dhe le te mbyten.
    Keto jane manovrat e Ilirit, se as ai nuk e do reformen

  2. Dajti says:

    Ilir Meta eshte hajduti qe bashke me S. S. Berisha nuke e dune reformen

  3. Dajti says:

    Ilir Meta eshte hajduti qe bashke me S. S. Berisha nuke e dune reformen

    MERO jepi komentet mose bej shaka
    Non fai scerci…..

  4. Erbert says:

    Much ado for nothing

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje