Sikur të ndjekim historinë, mund të themi pa frikë se britanikët kanë qenë evropianët më inteligjentë. Ata e kanë kuptuar të parët rrezikun që vjen nga ideologjitë e ngurta. Dhe prandaj gjithmonë kanë lëvizuar. Britanikët kanë qenë gjithmonë likuid. Siç iu takon.
Si të krishterë u larguan nga kontrolli i Vatikanit dhe formuan Kishën e tyre. Si demokratë e mbajtën monarkinë, kur gjithë Evropa u bë republikane dhe shfarosi mbretërit në emër të barazisë. Si ishullore, nuk u bënë kurrë fashistë dhe e luftuan atë duke shpëtuar gjithë Evropën. Si antifashistë nuk u bënë kurrë komunistë dhe e përçmuan atë.
Britanikët nuk kanë patur kurrë një ideologji përveç Britanisë. Ata bëjnë gjithçka për të shpëtuar Ishullin. Mbrojtja e Britanisë më çdo kusht ka qenë i vetmi qëllim i një populli që ka besuar se rreziku vinte gjithmonë nga kontinenti. Nga Evropa. Dhe përgjithësisht kanë patur të drejtë. Historia është më ta.
Nëse frikën nga Evropa e kishin zgjidhur në të gjitha mënyrat, më kryq, më armë dhe më para, dje e bënë edhe më vota. Britanikët votuan për ta lënë Evropën.
Si evropian jam i dëshpëruar. Si shqiptar jam i shqetësuar.
Dikush thotë se rrugë tjetër nuk kishin. Ndoshta është më llogjike të thuhet se rrugë tjeter për Evropen nuk kishte.
Une besoj se pas kesaj dite, çështja nuk shtrohet se çfare Britanie do të kemi, por çfare Evrope do të kemi.
Jam i bindur se, më shumë se Britania e Madhe, ka humbur Evropa. Sot ajo nuk është më e madhe. Ikja e Britanise së Madhe e ka zvogëluar.
Natyrisht që ka disa arsye për Brexit, por kryesorja është e njohur.
Britania e ka shikuar Evropen si një projekt tregtar dhe jo si një projekt politik siç kanë bërë Franca dhe Gjermania. Ditën që tregtia më Evropën nuk sillte më fitimet e mëparshme, Britania iku. Në histori, Britania ka qenë një ishull i lëvizshëm. Njëlloj anije që sjell mallra dhe merr para ose anasjelltas. Kur mallrat pakësohen dhe për këtë shkak paratë zvogëlohen, anija ikën në brigje të tjera. Ky ka qenë raporti i ishullit më kontinentin dhe i Britanisë më Evropën. Ky ishte argumenti më i fortë i brexiterëve këto ditë: bota ka shumë tregje dhe Evropa është vetëm njëri prej tyre.
Megjithate nuk është vetëm kaq.
Nëse ka një arsye të madhe për Brexit, Britania dhe interesat e saj tregtare nuk janë të vetmet. Sipas meje arsyeja e dytë e madhe është Gjermania.
Gjermanocentrizmi është kthyer në një shqetësim për të gjithë evropianët që nuk janë gjermanë. Francezët rrëzuan një president përpara katër vitesh sepse menduan se ai ishte kukulla e Merkelit. Kryeministri i parafundit italian mendonte se Gjermania i bëri puç për ta larguar atë nga pushteti. Grekët shkuan në falimentim duke besuar se ishin bankat germane ato që i zhytën në krizë.
Në përgjithësi rritja e ndikimit gjerman i ka ftohur evropianët. Evropa nuk është krijuar si një bashkësi, ku njëri është më i madh dhe më i pasur se të tjerët. Ky projekt është ndërtuar mbi bazën e barazisë së të drejtave dhe jo diferencave të pasurisë.
Gjermania e dhjetë viteve të fundit e shkatërroi më ndërgjegje dhe megallomani këtë traditë duke i shkembyer të drejtat më para. Kjo është hera e dytë që e bën brenda një shekulli: herën e parë më armë, herën e dytë më para.
Sa herë Gjermania forcohet, Evropa dobësohet dhe dy luftra botërore si dhe Brexit i djeshëm mjaftojnë për të na bindur se kështu ka qenë dhe kështu do të jetë.
Vërtet gjermanët dhe të gjithë gjermanofilët mburren se punojnë, shpikin dhe shesin më shumë se të tjerët por, siç ndodhi më Britaninë, kjo nuk i pengon të tjerët të ikin nga gjermanët. Ti mund të shesësh, por nëse unë nuk dua të blej, ti nuk shet. Ky është parimi i tregtisë së lirë që gjermanët nuk duan ta njohin. Sipas të gjthë atyre që nuk e shijojnë forcimin e Gjermanisë, euro sot ka vetëm një funskion: të nxisë shitjen e prodhimeve gjermane në Evropë. Kjo është arsyeja që Britania nuk ishte kurrë në euro dhe Zvicra nuk do të jetë asnjëherë në euro. Kjo është arsyeja që besimi tek Evropa është relativizuar absolutisht.
Unë mendoj se pas Brexit nuk qëndronte nevoja e britanikëve për të dobësuar Evropën por nevoja e Gjermanisë për të dobësuar të tjerët. Kancelarja Merkel e ka refuzuar brutalisht kërkesën e David Cameron për të rinegociuar kushtet e antarësimit dhe të tregtisë me BE. Kush ishte pasoja e këtij refuzimi: forcimi i atyre që kërkonin Brexit dhe që fituan dje referendumin.
Por tani që Britania u largua çfarë mbetet më Evropën?
Evropa si projekt politik nuk ka mbaruar, por Bashkimi Evropian është pothuajse duke u shpërbërë. Pas britanikëve, do të jenë të shumtë popujt, sidomos në veri të Evropës, që do ta rishikojnë qendrimin brenda BE. Po ashtu, varfëria dhe borxet në jug të Evropës, si në Greqi, Itali, Portugali dhe Spanjë, pra në Evropën Mesdhetare, do ngrejë krye. Qeveritë e këtyre vendeve do kenë më pak arsye t’u binden bankave gjermane dhe do kerkojnë kushte më të favorshme tregtije për të garantuar shitjen e mallrave të tyre. Tashme të gjithe kanë në dorë një kërcënim: ose na jepni më shumë ose ikim. Kjo do t’i forcojë opozitat antievropiane kudo në Evropë, duke nisur me Francën e cila pa dyshim do kryesojë frotin antievropian në gjithë kontinentin.
Po ne çfarë fitojmë nga dobësimi i Evropës?
Në parim asgjë. Ne humbim.
Elitat tona poltike dhe financiare do të gezojnë më shumë autonomi për të kufizuar liritë dhe të drejtat tona civile, për të shtyrë të gjitha reformat e domosdoshme si dhe për të refuzuar kërkesat që vijnë nga Bashkimi Evropian.
Pesha e fjalës që vjen nga BE do jetë më e lehtë dhe tingulli i saj shumë më i dobët. Imagjinoni sa vlerë ka sot kërcënimi i BE: bëni reforma se nuk ju pranojmë në BE.
Një shqiptar cinik, që do doja ta kisha njohur, dikur ka thënë se ditën që Shqiperia do hyjë në Bashkimin Evropian ky nuk do të ekzistojë më. Shakaxhiu i përparimit ka patur të drejtë.
Ne jetojmë me fatalitetin se çdo gjëje të bukur që i afrohemi e shëmtojmë: ishim komunistët më të dhunshëm dhe jemi evropianët më të rraskapitur. Sa më shumë po përpiqemi të afrohemi aq më shumë largohemi dhe ndërkohë që s’ka kohë, vetë Evropa dobësohet.
Kaluan 25 vjet dhe antarësimi ynë s’po ndodh.
Shumë shqiptarë do kenë të drejtë t’i bëjnë pyetjen vetes: a ia vlen më të presim? A na duhet më BE? Ata që mendojnë se Evropa nuk vlen më do shtohen. Sidomos në radhët e elitës: politikanë, bankierë, mendimtarë dhe të pasur. Unë i quaja izolatrikë. Izolatrikët janë njerëz që e shijojnë dhe e nxisin izolimin. Izolatrikët do të shtohen. Kështu ka ndodhur gjithnjë. Dhe kështu do të ndodhë. Jemi në një fazë të historisë kur e ardhmja është sakrificë. E shkuara është garanci. E sotmja është fitim. Kjo do të thotë të rrish aty ku je pa lëvizur. Dhe ne aty po rrimë. Prej disa vitesh.
Por siç ka ndodhur gjithmone në histori, sa herë jemi larguar nga Evropa, ketu kanë fituar otomanët, komunistët, të fortët dhe të paligjshmit. Nëse Evropa është një kopësht zoologjik më rregulla, ne jemi një xhungël e lirë. Ketu kafshët e egra nuk mendojnë se janë të barabarta më kafshët e buta. Në këtë fazë kemi hyre prej disa vitesh dhe veshtirë të dalim shpejt. Kjo është koha e artë për të jetuar në xhungel. Liria e atyshme ka shije, hapesirë dhe fitim. Xhunglen e rregullon natyra, kopshtin zoologjik e kufizon njeriu. Në këtë kuptim ne jemi më shumë natyralistë të pjekur se humanistë amatorë.
Prandaj them se, si evropian nuk jam optimist. Si shqiptar jam pesimist. Prej disa kohësh.
E megjithatë kjo që po ndodh nuk është histori. Eshtë një kalim nga një pjesë e historisë në një tjetër. Edhe nëse Bashkimi Evropian për fatin tonë të keq, do të rrezohet, çka nuk e besoj, Evropa do të mbetet.
Liria, demokracia, konkurrenca dhe toleranca do të tronditen, por nuk do të shkëmbehen më parime të tjera. Evropianët mund të ndahen por prapë do mbeten të lirë, çka është monedha kryesore që ofrojnë në shkembim. Liria dhe barazia janë monedhat e tyre. Askush nuk ua merr dot. As më luftë as më para.
Prandaj kam shpresë. Edhe pse britanikët dolën nga BE ata do të mbeten evropianë. Edhe pse ne shqiptarët nuk hyjmë dot në BE, ne jemi evropianë. Siç ndodh në xhungël, kafshët janë të prirura të ndjekin diellin.
Dielli i Evropës do të na ngrohë ngadalë, por ne gjithmone do ta shohim. (Lapsi.al)
Me ne fund Britania ju bashkua Shqiperise,thone se cameroni do te vije ne partine e Blushit dhe shkodraloces myslimane Hafuzali.
Megjithate po te lexojne shkrimin e blushkarabushit cdo gje do i shkoj mire.
Ah more Edi Rama qe e talle Britanine dhe perfundoi jashte unionit,po ne valle cfare objektivi do kemi per te shkuar ne europe,apo kemi vicidolin me Stambollin.
I nderuar z. Blushi, artikullin tuaj e lexova me vemendje. Pajtohem plotesishte me konstatimn tuaj se: “ishim komunistet me te dhunshem, ndersa sot Europianet me te rraskapitur”. Sipaß parashikimit tuaj, Unioni Europian cfare eshte sot nuk mund te egzistoj, per faktin se Gjermania po e keqperdor per interesat Gjermane. A jeni te vetdijshem se c’fare po thoni!? Dhe si mund te egzistoi U. E., pa Gjermanine? Mendimi im eshte se Unioni Europian per popujte e vogel, dhe sidomos per ne Shqiptaret eshte shpetim. Nese nuk krijohen Shtetet e Bashkuara te Europes, ne te gjithe jemi te humbur.
Ja ke fut kot Blusho!
Eshte hera e apre qe nuk bi ndakort me you. Nga rezultati i votimeve del qe shumica e votuesve per dalje nga EU jane klasa e ulet dhe injotnate e popullsise.
Koha do ta tregoje qe Anglezet kesaj radhe ja kane fut vetes. Me nje bote kaq globale ku Kina, SHBA, Rusia, India , Brazili kerkojne tregje per produkett e tyre, Britania ehste shumee vogel per qe qene konkurente. Brianiket so kane humbur aftesine per te konkuruar ne sherbime apo hde ne shkence, pothuajse shumica e kompnaive dikur Britanike iu jane shitur te huajve.
Jo vetem kaq. Ajo Angli, qe pseudoideollogu Blush na e ngre ne piedestal, kolonizoi gjithhe boten, duke krijuar nje perandori, ku “dielli nuk perendon kurre”. A ka valle dijeni ky llafollog per krimet monstruoze qe kane bere britaniket, duke shfarosur etni te tera? Eshte fakt qe hapen burgjet, deportuan kriminelet neper kolonite, duke bere gjema.
Sa per kulturen, me sa duket, nuk e njeh kontributin e pa krahasueshem te Frances.
Ka pas te drejte i pa harruari DE Gol, qe u vuri veton britanikeve per ne Evroppe, sa qe gjalle.
Me miire djepi bosh, se sa shejtani brenda!
Rrespekte!
Si e morre vesht ti Edi?
Mos kujto se GB eshte Shqiperi .
Vetem ketu thuhet se intelektualet votuan keshtu dhe injorantet ashtu.
Atje VOTA eshte e FSHEHTE .
Dhe pervec teje askush nuk ka menduar ashtu sic ti ,
duke i ndare ne klasa shoqerore.
Ky korkrra e maskararit eshte nder te paret qe nuk e do BE-ne,dje lajmin e ka pritur me shampanje bashke me Saliiun dhe rracen e ndyre komuniste.
Shkrim patetik, injorant, pesimist dhe ç’eshte akoma me keq, nxites i pasherushem pesimizmi. Histori e shkurter per ty blush. BM hyri me te drejta te plota ne BE vetem ne vitet ’70, pas dy refuzimesh franceze (1963 dhe 1967) dhe vetem pas me shume se nje viti kerkoi referendum per dalje, por pa sukses. Me kete dua te them qe ky vend oportunist, pragmatist, arrogant dhe rrebel, gjithmone i eshte imponuar BE-se duke kerkuar rregulla qe i shkonin per shtat duke pasur gjithmone sukses dhe sa me shume i jepej aq me shume kerkonte duke u bere ksisoj nje antar me status special dhe ç’eshte me e keqja duke u bere nje shembull i keq per te tjeret. BE eshte me mire pa GB. Pa kete frenues te politikave bashkuese evropiane. GB sapo sharroi degen ku ishte ulur. Pasojat do t’i ndjejne shume shpejt qytetaret e saj. Kurse ti buri i vogel blush, shko bashkoju korrit te hareshem e te gezueshem berisha-topallica sepse jeni ne unison.
Britanikët dhe Blushi kanë harruar që para futjes në KE, Mbretëria e Bashkuar ishte ku thërret qameti.
Por rreziku i vërtetë janë fashistët e Putinit, Lë Pen& co në gjithë Europën (në Shqipëri Monstra) dhe sidomos po fitoi Trump. Atëhere do lulëzojë tregtia e rrobave të zeza.
Blushi: Vertete Kafshet ne Xhungel,ndjekin Diellin,
por nuk i harrojne Ligjet e Xhungles.
Ai qe nuk kupton Gjermanine, nuk mer vesh nga Europa. Dhe ti je nje nga ata karabushat pseudodiplomat, pseudoanalist, pseudosocialist, pseudokatolik, dhe pseudoshqiptar. Je misherimi i pordhacit te shkolluar, qe vetem se te bene minister apo zvminister, kujtove se arrite majat e Olimpit te dijes dhe zgjuarsise. Dhe fatkeqesisht nuk je vetem.
Koment interesant, mendoj se eshte i vlefshem ne ndjekjen llogjike. Ne fakt mendoj se, Blushi, eshte xhongler shume i zoti. E vleresoj perdorimin llogjik ,me vjen SHUME keq vetem per Shqiperine, por gjithmone , gjithmone ,kam besuar se vendi yne kur vjen koha nuk humbet pa nxere nje zgjidhje te pa para imagjinuar.
Te komentosh pa lexuar, do te thote fiks qe je militant i temes…
o blush, pse ben si i paditur o njeri, une te dija te zgjuar, britaniket u larguan nga be-ja, jo nga taksat , por sepse nuk pranojne regullat e ndershme, jane mesuar qe te vjedhin gjithe boten, prandaj edhe u larguan, por le te shofim tani nqs se irlanda dhe skocia, po me referendum do qe te largohet nje here e mire nga thundra e ketyre hajduteve te globit, nqs e quajne referendumin te shenjte, atehere duhet te lejojne edhe keto 2 shtete qe te vendosin per te drejten e tyre.
Kishte mbetur mangut edhe Europa edhe Shqiperia per mendje-pordhacin blush.
Po me shume kishte mbetur mangut tartakuti anglez !!!!
Cudi qe blush-ciprushi nuk e dikerka qe transformimin gjenial te Kishes Katolike e ideoi dhe udhehoqi Reformatori I madh gjerman Martin Luter.
Jepi blush, o karabush,,,,se po te kishe nje karrige ministrore ndryshe e vertitje sherijane,,,,,je tepke si kadiu i Hasan Zyko Kamberit.
Nuk i heq asnje presje komentit tuaj,Lora.Kur njeriu pretendon se i di te gjitha,katandiset si Saliu,i cili per cdo gje thote:po,po ja u them une ju…
Keshtu edhe ky karabush Blushi,i “di” te gjitha,prandaj thote “fjalen e fundit” per gjithshka e nuk thote asgje te sakte…
Kurse ti je nje injorante militante qe ngaterron kekun me byrekun ose po deshe dollarin me ate gjene tjeter. Ca lidhja ka kisha anglikane me ate protestante te Luterit???
Dhe sigurisht sipas teje Blushi nuk mund te shprehet per sa me siper. Kete mund ta beje vetem lideri yt suprem.
Nga te gjitha komentet e tua zonje kuptohet qarte qe jeten seksuale e ka marre lumi keshtu qe rrofte Tema ku ti masturbon trute e pjerdhur.
Kur një projekt madhor siç është BE niset për t’u ndërtuar, llogjika elementare kërkon që cdo arritje, sado e vogël, duhet të mbrohet me masa ligjore. Është absurde dhe e pakonceptueshme që dikush, i cili hyn në një bashkësi popujsh me vullnet të lirë, i cili po ashtu ka kohën e nevojshme për tu menduar para se të hyjë, një ditë të bukur gdhihet me idenë se kam gabuar dhe tërhiqet nga vendimi i marë. Kjo duket, më e pakta të thuhet, e çuditëshme. Ndaj europa duhet ta vendosi mbi baza ligjore mosdaljen nga unioni të atyre që kanë pranuar të hyjnë. Vështirësi gjithmonë do të ketë, por dalja nuk mund të quhet zgjidhje. Imagjino sikur 50 shtetet që formojnë SHBA të kërkojnë shpërbërjen duke u larguar nga federata. Por kjo nuk ndodh sepse ata e kanë ligjërisht të rregulluar mosshpërbërjen e federatës. Këtë duhet të bëjë urgjent UE, të vërë mbi baza ligjore moshpërbërjen e saj.
gjermanet kan pare.
ekonomija ben politiken.
me pare ata do te bejn politiken e tyre europjane.
tash ata s kan me kundershtar ne eu,sikurse kishin britanin.
ne fund te fundit ekonomija e tregut qe e kan pranu te gjith,ben qe me I zhvillumi te “haj” me te pazhvillumin. treg esht, me lek ble cdo gje.
britanija jo se nuk don me ble mall gjerman por nuk mund te shes po aq sa gjermanija dhe si pasoj ngelet pas ne blerje,s ka shum byth me ble aqsa te shes ke gjermani. ktu ishte ceshtja. edhe shqipnija ,ne treg jo se nuk don me ble mall,por s ka xhep me ble. sepse s prodho gjo qe t ket pare.
pra ne konkurrencen e tregut te lir gjermanet ishin me te fuqishem.
deshet treg? ky esht tregu. delni n pazar dhe shisni blini.
ja sheshi ja mejdani ja dhe sulo kapedani.
megjithate, ka mundsi qe te ribehet referendumi ne uk sepse ka baz ligjore nje gje e till,si dhe nese perfundimisht s ka me uk ne eu,ateher esht edhe me mir nga nji ane sepse eu ja behet me solide dhe me e koncentruar ..
behet si nje si bicim qeverije amerikane qe ka koncentrim fuqije ne nje qender ..
pas njiqind vitesh a më,anglest do luten per me u fut ne europ me anglishten e tyre arkaike,porse nga brukseli do tu pergjigjen me nji anglishte moderrne :”prit sa te mendohemi ne”! dhe neper rruget dhe baret e shqipnis jo vetem emertimet do jen ne anglisht porse edhe njerzit do komunikojn ne anglisht. dhe makinat e shqiptarve do ken targat eu, kurse xhepat e tyre dhe bankomatet do jen te mbushura me monedhen euro.
ka mundsi qe te ket refugjat anglez ne qendrat e azilantve ne tiran.
haa heee,,,,
prrall e bukur?
kushedi!
NE QOFTE SE UNE NUK BLEJ, TI SMUND TE SHESESH.
Uau edhe Nard Ndoka, do te cuditej nga thenia jote, cuni Kicos.
Anglezet bene kete, bene ate, nuk ja u futen ketu, por e kane hengur sa krahu aty, mbrojten kryqin ne ishull, su bene republikane.
Fillove e mbarove, smorra vesh asgje mor benke, se keto jane enciklopedia qe mbaron tek klasa e 6-te e fillores, a po, ke te drejte, ndoshta i drejtohesh atyre analfabeteve funksionale, te mbas 90-tes, por prape dole bllof blush, se kjo katogori nuk eshte rilindase, por eshte takemi i vucidolasit. Keshtu qe edhe ketu, sja le sherrin Edi Rames, qe e sheh sikur ti merrte lodrat dhe i mbante per vehte dhe tani qe ti u rrite, kerkon tja marresh kryetarllekun, se te duket si lodrat e vitit te ri, kur i merrte babi kico, per vitin e ri.
O cun, po qe Anglia, jo Britania, eshte bere bythzeze, flasin gjuhen e Curcillit, por mendjen e kane ne Pakistan. A e mendon se cfare fuqie eshte kjo rrace?.
Se ishte Britania qe e normalizonte rracen veriore me rracen e zeze qe mbizoteron ne Angli.
Ky largim, vetem ndihmon te panvaresohen shtetet qe jane mberthyer nga Anglia, vete Anglia do ta gjeje nje CEN, parregullsi sipas anglezeve, qe ta anullojne, se Anglezet deshen te dalin nga BE si britanike, jo si angleze.
Nejse cuni kicos, shkruj djal, por nje keshille, mos na caj trapin me mbrojtje kryqesh, se dukesh si Pop, jo si hartimshkrues.
@Horri Bulevardit.Hahahahaha.Blushi Po konkuron Nard Ndoken.Thote se do demtohet Ghermania ngaqe Anglezet sdo blejne mall Gjerman ngaqe dolen nga EU??Nje pytje per ty Horri Bulevardit??Pse flet kaq keq per Gjermanine Beni??Ne rezonance te plote me fqinjet tane kriminela,Greket??Te jete rastesi??
Blushi fluturon me mendimet e tija. Britania ka qene antare e BE-se vetem per perfitime e saj. Ajo nuk ishte as antare e euros dhe as antare ne Shegen, dmth as ne llogaritjen e ekonomise dhe as ne liri. Britania asnjehere s’ka qene ne Europe, veçse ka dashe te diktoje Europes. Britani verteton politiken qe une nuk e besoja, te kepuceve ne nje kembe. Nuk paska dale kot dhe ja, kur e shikon qe nuk ka me superioritetin mbi te tjeret, largohet per ta pare atje ne qoshe. Mos u merzit Blush, Europa do te egzistoje edhe pa qene antare formale Britania. Historine e re e ka shkruar Europa, as Anglia, as Amerika, as Azia dhe as Afrika, sado ne permasa me te vogla gjeografike, por me permasa te medha njerezore. Europa eshte rrenja e pemes nga ku era ka shperndare polenin dhe m’ate ane atllantikut. Europa ka pluralizem, liri, demokraci dhe mbeshtetje njerezore per te gjithe. E ardhmja e Europes gjeografike do te jete Europa politike, pavaresisht uljeve dhe ngritjeve qe jane te pashmangeshme ne nje sistem te sotem. Mos merr persiper te restaurosh Europen, Blush, rregullo nje here vendin tend se 25 vjet deputet i atij vendi dhe s’ta pa njeri hairin, veç rremuje e vuajtje. Po s’ja vlen. Te eshte pire lngu dhe ke shkuar afer “demokratit” Sali.
Ra opsioni i nje te ardhme te botes tre-polare ,Usa ,Kina ,BE .Me kete opsion ne si komb mbijetonim gjate .
Nje bote dy polare , USA dhe Kina duket ne horizont dhe ne se kjo zgjate shume ne humbim e zhdukemi si komb ,,Por ka dhe nje variat te tret te rrezohet dhe Kina mbas 50 viteve dhe te triunfoje USA dhe bota te jete njepolare pra me USA .Me kete opsion te fundit ne do te ngrihemi si komb.
Nga dita e neserme shfaqet nje pro-amerianizem i theksuar i te gjithe shteteve te BE dhe ne France , Spanje dhe Greqi pro Ruse do shkallmohen perfundimishte lidhjet pro-ruse .
Vet Rusia do te dobesohet me teper se kurr sepse do te rri gjate ne dilemen te jete pro perndimore apo nje vend vasal i Kines dhe me ate ekonomi te pa zhvilluar dhe te bazuar vetem tek nafta do katandiset si nje mega- Greqi .
Vendet Skandinave -Polonia -Ukrahina -Turqia -ArabiaSaudite deri dhe Irani me vone do te jene gjithe kohen muri pro -Amerikan kunder bote Ruse e Kineze ..
Sharl De Gol pat thene ne vitet 1960 : “Britania edhe fizikisht nuk eshte ne Europe.Ne qender te Europes , ne zemer te saj eshte Gjermania”. Ky eshte mendim golist, i athershem , ka karakter historik padyshim. Nuk mund them se po te jetonte sot De Goli cdo te thosh ,por nuk jam i sigurte se do te thosh se Gjermania edhe fizikisht nuk eshte ne Europe dhe se ne qender te Europes eshte Britania.
Analize e sakte historike dhe aktuale jane te verteta ato qe thote Blushi sa qe ka vite qe perfliten dhe tani jane te dukshme por situaten me shume e renduan emigrantet ky fenomen e pershpejtoj daljen e Anglise nga BE.Gjithsecili ben nje pytje çfare Evropet eshte kjo a ja vlen me qene pjese e saje qe pritet me u renduar gjendja çfare vlerash ka ke te kopjojme Turqit apo Afrikanet pakistanezet apo Sirjanet kjo eshte kriza qe ka kap Evropen identiteti .Evropa eshte bere se merr vesh me njeri mire sot edhe nja 20 vjete e mbajne por mbas ketyre viteve per çfare do flitet vetem per Evrope nuk flitet me nuk do ecin punet keshtu kur gjykates te behet nje Arab ose nje Afrikan , u be Obama por i ngelen punet ne dore u be mish mash lindja mesme se nuk diti te ruaj ekujlibrat .Shqiperia eshte fanatike dhe i kuptin gjerat me vonese se beson akoma tek kjo Evrope jo ajo do nderroje forme kete midel ta harrojme nuk e gezuam tani gjerat behen me te veshtir.Ajo thenja se kur te behemi ne gati si per naton si per Evropen jane prishur te dyja kete e kemi thene para dhjete vuteve shume njerez qe dine te vleresojne gjendjen ku je dhe cfare standarti duhet per antsrsim Nato eshte bere si klub gjuetsredh Evropa si azil pleqsh .
I semure psiqik. Por se kupton…
Mund edhe te shkoje per mire, e ardhmja nuk mund te parashikohet. Sigurisht, qe ne Europe eshte shume e veshtire ti sjellesh kaq vende te ndryshme ne nje plan dhe te gjithe te luajne sipas nje rregulli. Gjermanet dhe Italianet jane 2 popuj complete te ndryshem nga ana politike, ekonomike, sociale, historike, etj.
Italianet duhet te bejne veren, francezet djathin, gjermanet bencin, keshtu funksionon e jo ti heqesh cdo vendi avantazhin konkurues.
Anglia ka qene per Europen nje barre e rende. Anglia ka qene si nje femije i llastuar,domethane ate qe i pelqente do ta merrte pa tjeter, dhe pse te tjeret ngelnin pa gje.
Jetoj ne nje vend te bashkimit europian ku qeveria e ketij vendi vazhdimisht i shkel ligjet e unjonit. Cfar kan sjelle keto veprime? Ky vend ka 15 vjet qe nuk po hecen perpara.
Shqiperia ka 26 vjet qe nuk po zhvillohet. Pse? Politikanet jane kthyer ne mafjoze dhe institucionet i kan shkaterruar. Amerika dhe Europa duke pare se Shqiperia vetem po keqsohet ju desh te nderhynin me force per te ndryshuar rruge. Si munde te shkoje perpara Shqiperia me Jozefina Topallin dhe Lulzim Bashen? Ameria dhe Europa kerkon te bashkpunoje me Shqiperine por jo me kriminelat dhe me mafjozet. Ato po ngulmojne qe te ndertohet shteti ligjor. Po nuk u aprovua reforma Amerika dhe Europa munde te na izoloje. Te izolohet vendi nga sali Berisha Jozefina Topalli dhe Lulzim Basha pse nuk duan reformen e drejtesise? Populli e din shume mire se keto kan luftuarkunder interesave te vendit.
Populli e din shume mire se keto jane vrases te qytetareve tetyre. Amerika dhe Europa e dine me mire se populli se kush jane keto hale.
Shkrim i mire, vetem se nuk eshte pune shit-blerje, eshte “pune” SUNDIMI. Anglezet nuk mund te sundohen, prandaj dite me te keqia do te vijne, ishalla nuk e kane me ne.
Rezultati i referendumit eshte 51 me 49, pra nje diference shume e vogel. Britania asnjehere nuk beri pjese ne plotesisht ne Evrope. Ajo nuk u fut ne euro, pasi deshironte te kishte mundesite e duhura per lojrat financiare. Me daljen e saj ajo shkon drejt vetevrasjes ekonomike, politike e financiare. BE po studion dhe do te gjeje me siguri rruget dhe mjetet qe te perballoje dhe te eleminoje kercenimin kryesor te tij: BORXHET e larta publike qe kane shtetet pjesetare te tij. Mjafton qe Gjermania te bjer dakord qe te shtypin Eurobondet e perbashketa dhe ky problem zgjidhet, duke liruar shterngesat financiare qe kane sot. Londra nuk do te jete me qender financiare me rendesi, do te forcohen Parisi e Frankfurti. Skocia e Irlanda e veriut do te ndahen e te bashkohen me BE. Blushi ka bere nje diskutim si intelektual, plot konflikte mendimi dhe jo si nje politikan qe po punon per te na çuar drejt ne BE.
Blush.Britaniket kujtojne se jetojme ne vitet 1700 kohe kur Britaniket komandonin boten.U ka mbetur ora.Per ta shprehur me qarte per ty qe merr rroge nga Ambasada Greke.Jane njesoj si Greket te cilet ende kujtojne se jetojme ne kohen e Sokratit dhe Aristotelit e Greqia eshte qendra e Botes!!Ky besim idiot shkaterroi vllezrit e tu Greke dhe po shkaterron edhe Anglezet te cilet kujtojne se Anglia eshte superfuqia e botes e vitit 1700.Kohe ne te cilen Kina ishte shume dobet dhe Anglua mund te bente cte donte me Kinezet dhe Indianet prej 1 miliarde banoresh.Anglezet votuan per daljen nga BE-ja sepse nuk e durojne dot faltin qe ata nuk i pjerdh me askush dhe superfiqite e reja qeshin me Angline.Kina,India,Brazili,Gjermania etj.Populli Jone i mencur thote.”Pordha e madhe gris breket e reja”.Anglezet i grisen breket e tyre te mira dhe te reja duke leshuar nje pordhe te dhunshme idiote.Megjithate ti Blush mos i qaj hallin Anglise por Greqise.Ne fund te fundit rrogen e merr ne Ambasaden Greke.
O njerez problemi qendron se kush i mbron intersat ekonomike shqiptare , se si te ndalohet vjedhja e pasurive tona si nafta, energjia, mineralet ,gazi , sera etj etj?????? Se si te ndalohet rrita e borxhit qe behet nga vjedhja e qeveritarve tand ne bashkpunim me bankat e huaja qe gjasme na ndihmojne . Nje gje eshte me se e qarte qe ata rrisin borxhin tone me qellim per te kryer falimentin neser , Shikoni greqine! A nuk ishte gjermania ajo qe e realizoi kete gje?! Per keto duhet te flas zoti Blushi dhe te na jap Zgjidhje n.q.se mundet , per kete duhet ne shqiptaret te shqetesohemi dhe jo per Britaniket dhe Gjermanet se ata i ndeqin vete punet e tyre.
nuk e ke keq,ama shuren e sales duhet ta pish te ngrohte.mos harroni salen dhe jozefinen.
List of Commonwealth countries, British Overseas
Territories, British Crown Dependencies and EU
member states
Commonwealth countries1
Antigua and Barbuda Kenya Samoa
Australia Kiribati Seychelles
The Bahamas Lesotho Sierra Leone
Bangladesh Malawi Singapore
Barbados Malaysia Solomon Islands
Belize Maldives South Africa
Botswana Malta Sri Lanka
Brunel Darussalam Mauritius Swaziland
Cameroon Mozambique United Republic of Tanzania
Canada Namibia Tonga
Cyprus Nauru Trinidad and Tobago
Dominica New Zealand Tuvalu
Fiji Islands Nigeria Uganda
The Gambia Pakistan United Kingdom
Ghana Papua New Guinea Vanuatu
Grenada Rwanda Zambia
Guyana St. Kitts and Nevis Zimbabwe
India St Lucia
Jamaica St Vincent & The Grenadines
1
Citizens of Commonwealth countries that have been suspended from the Commonwealth
retain their voting rights. Their voting rights would only be affected if their country was also
deleted from the list of Commonwealth countries in the British Nationality Act 1981 through an
Act of the UK Parliament.
British Overseas Territories
Anguilla Montserrat
Bermuda Pitcairn Island
British Antarctic Territory St Helena
British Indian Ocean Territory St Helena dependencies (Ascension Island,
British Virgin islands Tristan da Cunha)
Cayman Islands South Georgia and the South Islands
Falkland Islands Turks and Caicos Islands
Gibraltar
British Crown Dependencies
Channel Islands
kjo tregon sepse BRITANIA nuk mund te drejtohet prej EU dhe e ka paren me te forte ne bote POUND- STERLIN dhe eshte e pesti shtet ne bote me ekonomi te forte, EU – EUROPE donte ta bante me zori UK ne europe sepse vjelte taksa 35% te fitimit te ekonomise UK eshte shteti i pare ne bote qe doli nga kriza ekonomike dhe dje pasi votoi te dilte nga evropa i futi 250 miliard pound ekonomise per ta forcuar , UK nuk humbi nga dalja po fitoi se cdo vit i jepte EU 7 bilion euro taksa per te mbajtur shtetet me ekonomi te dobet te EU- europe .
Ne UK-BRITANI jane 3,2 milion shtetas nga EU- europe qe punojne dhe keto rrezikohen te humbin punen e te kthehen ne vendet e tyre te europes te papune dhe keto 3.2 do te zevensohen nga vendet e comomwealth qe do te paguhen me nje page me te ulet se sa punetoret nga EU pra EU- EUROPE do humbi por ju nuk e ktuptuat se ky referendum ishte per te pasurit ne uk qe perfaqesoheshin nga Cameron dhe nxirrnin fitime kolosale dhe populli i thjeshte ne UK-BRITANI votoi kundra sepse u rrit emigracioni jo i kontrolluar nga shteti dhe angli u mbipopullua , shkollat u mbushen plot spitalet , autobusat, trenat u rrit shume cmimi i qerrave te shpijave , cdo vit po vijne emigrante ne UK duke kerkuar asistence sociale edhe pune, UK- BRITANI TE GJHITHA BISNEZET I KA ME ASIA -AFRIKA -USA NUK I DUHET EU-EUROPA
Z. Ben Blushi ka bere nje shkrim qe me teper do ta quaj letrar se sa politik apo ekonomik mbi baza shkencore.
1. Nuk do te thote qe nese per shume kohe ke qene promotor i zhvillimit te jesh gjithmone e tille. Historia e tregon kete. (Egjypti, Greqia, Roma etj.).
2. BE ka rregulla qe besoj nuk favorizon ndonje vend te vecante per privilegje. Ai vend qe punon me shume edhe ka perfitime me te medha. Nese Z. Ben Blushi di ndonje rregull ne BE qe favorizon ndonje vend te vecante le ta thote e ta diskutojme. Por te flitet konkretisht jo me shprehjen absurde qe nese nuk dua te blej ti nuk shet. Dini gje ju Z. Blushi se me cfare rregulli ne BE e detyron nje qytetar te saj qe te bleje nje Benz ne vend te nje Fiati, Renoje, apo Minikuper etj. Apo kush e detyron BM qe te mos beje tregeti me vendet e tjera te botes.
3. BE eshte nje vend qe ka dhe detyrime per vendet anetare, sic jane detyrimet ne baze te te ardhurave dhe qe ketu fillon politika nacionaliste qe ne vetem te perfitojme nga BE por jo te paguajme.
Nuk mund te gjej pse populli i BM dha nje vote kunder per BE por une do te quaja si nje faktor te rendesishem dhe luften e politikaneve per pushtet duke shfrytezuar krizat, refugjatet etj. Te tille politikane te dites qe shfrytezojne konjukturat e momentit dhe jane afatshkurter ka me bollek ne cdo vend dhe Shqiperia nuk ben perjashtim.
4. Z. Ben Blushi nga nje ane thote qe BM beri mire qe u largua nga BE atehere nga ana tjeter pyetja shtrohet duhet apo jo BE. Nga shtjellimi i shkrimit del qe anglezet jane te mencur dhe si te tille edhe vendimi i tyre eshte i duhuri per tu larguar. Pyetja e dyte me e rendesishme eshte qe duhet apo jo qe Shqiperia te futet ne BE. Te pakten te kemi edhe ne Shqiperi nje vije politike qe BE nuk duhet, qe Shqiperia nuk duhet ti bashkohet BE, se eshte e demshme per te dhe si kryetar te kesaj vije le te jete Z. Ben Blushi. Jo te dale me tezen qe BE duhet por ajo te reformohet, nje shprehje qe je gjithmone brenda nese nuk ben nje analize te thelle dhe jo per show se cfare shkon keq dhe cfare duhet rregulluar konkretisht.
Blush ja ke fut kote je kokrra e injorantit nuk e njef fare politiken
Boll me I corientoni ata qe nuk kuptojne. Kane ikur 25 vjet dhe po ne nje vrime I bieni fyellit. Megjithse ju eshte kthyer ne selfish cdo gje qe nxirni nga goja.
Hyrja sot apo neser ne BE nuk perkon me analiza letrare apo poetry. Hyrja ne BE i.e. Rules of the Laws. Ky eshte lajtmotivi qe na kerkohet. Te tjerat jane mepastaj.
Edhe dicka o BB, mbyllja gojen kur te thur lavede qe frengjisht e kupton ai A.C. te vjen per vomir…