Berisha e Topalli sulm ndaj PS: “Kapet sistemin me gjykatesin Besnik Imeraj”. Gjykatesi Imeraj nen mandat me propozim te Nishanit e vote te Berishes e Topallit në prill të 2013. LSI kishte dalë nga koalicioni
Salih Berisha dhe Jozefina Topalli u munduan dje te tejkalonin akuzat per kapjen e forte te sistemit te drejtesise gjate 8 viteve te dominimit te tyre absolut ne pushtet.
Kundersulmi i dy skiftereve te PD-nen akuze, ishte simetrik me sulmin e kryeministrit Edi Rama dite me pare.
Te dy, Salih Berisha dhe Jozefina Topalli u perqendruan ne emra gjykatesish aktuale, por qe kane sherbyer gjate ne kete sistem. Pavaresisht perpjekjeve te tyre te mundimshme prej javesh, te dy mbeten vetem tek nje emer gjykatesi. Ai ishte Besnik Imeraj, gjykates jetegjate ne sistem, ardhur ne Gjykaten e Larte te Shqiperise prej gjykates se Apelit ne Durres te cilen, edhe ate e ka drejtuar per nje kohe te gjate.
Besnik Imeraj eshte votuar nga maxhoranca e drejtuar nga Salih Berisha e Jozefina Topalli, si gjykates ne Gjykaten Kushtetuese te Shqiperise, menjehere pas mbarimit te mandatit afatgjate ne Gjykaten e Larte te Shqiperise.
Ishte e turbullt arsyeja perse Bujar Nishani-nen mandatin e plote te Presidentit, i propozoi Kuvendit kandidaturen e Besnik Imerajt ne detyren e gjykatesit ne Gjykaten Kushtetuese. Salih Berisha e Jozefina Topalli votuan ne Kuvend, ne Prill 2013-pak para fushates elektorale dhe fare prane largimit te paralajmeruar nga pushteti.
Dje Jozefina Topalli e shtriu goditjen edhe mbi LSI dhe influencen e saj ne emerimet ne gjyqesor, por ne Prill 2013 LSI kishte dale nga koalicioni ne pushtet i Sali Berishes.
E paqarte ishte edhe dje arsyeja se perse te dy, Salih Berisha e Jozefina Topalli e perqendruan sulmin e tyre tek gjykatesi Besnik Imeraj. Per ta lidhur me PS? Gabim i madh.
Ne prill te vitit 2009, Besnik Imeraj ishte pjese e nje trupi gjykues te Gjykates se Larte qe praktikisht mbylli ceshtjen ne ngarkim te Lulzim Bashes-i paditur ne cilesine e ish ministrit te Transportit nga KLSH e Prokuroria, nen statusin e te akuzuarit per “krimet e shperdorimit te detyres dhe shkeljes se barazise se pjesmarresve ne tendera apo ankande publike, te kryera ne bashkepunim qe parashikohen, perkatesisht nga nenet 248 dhe 258 te Kodit Penal, ne lidhje me nenin 25 te tij”.
Ky trup gjykues, vendosi 5 me 0 ne favor te Lulzim Bashes. Eshte ai vendim, i cili ka bere qe ne sot te kemi kreun e opozites, te vetmin, me nje akuze te ngritur zyrtarisht e te pa gjykuar per shkak te procedures se ndjekur, percaktuar si e paligjshme nga ky trup gjykues ku ishte pjese edhe Besnik Imeraj.
Pra, gjykatesi qe dje u perdor si argument per te deshmuar se sistemin e ka kapur dhe Partia Socialiste, ka sherbyer per kreun e opozites. Ai i dha Lulzim Bashes mundesine e qarte te mos gjykohet per nje krim te provuar deri ne Prokurori.
Lulzim Basha vijon te mos gjykohet per ate krim per shkak te sherbimeve te qarta te disa gjykatesve. Nga ai trup gjykues, Aleksander Muskaj vijon te jete anetar i Gjykates se Larte, nderkohe qe Besnik Imeraj me propozim te Nishanit e vote te unifikuar te Berishes e Topallit vijon te jete gjykates ne Gjykaten Kushtetuese te Shqiperise.
Te tre gjykatesit e tjere nuk sherbejne me ne gjyqesor. /SkaNdal.al
Gazetaro nga je me origjine? Kroat apo nga Guatemala? Quhet dobiçin, dhe jo doçin
Quhet edhe docin
Besniku i ka bere nje nder me te madh PD-se, ka shpetuar Fatmir Mehdiun nga gjykimi. Perballe vjedhjes se fondeve, mos denimi per vrasjen e 24 personave eshte nje krim me i rende. Sa per fonde, po te vidhen perdite ne menyre “te ligjshme” me koncensionet skllaveruese te skanimit, pullave fiskale, aeroportit te Rinasit, monopolet e naftes dhe te mineraleve…ka shume nga keta hajdutet e “ligjshem”…
Filifistun ! Je munduar te tregohesh i ditur ,po ja qe ke gabuar. Si fjala docin, kopilin jane sinonime te fjales dobic,. Ka raste qe perdoret shpreja : je doci i doceve, je kopili i kopileve , je dobic i dobiceve …….. Keto shprehje perdoren jo vetem per lindjen e nje mashkulli nga tradhetia bashkeshortore,apo nje mardhenie jashte martese, e femija quet : Dobic. doc, kopil. PO kete shprehje perdoret edhe per nje person te shkathet e te zgjuar…….. duke i dhene kuptimin se dobicet ,docet ,apo kopilet jane te zgjuar……
Haaaa..??????? me lot komentuesit e mesiperm,,,
BESNIK YMERAJ DJALI I KOMUNISTIT U BENE NDER VETEM KORUPSIONIT DHE ATYRE QE I JAPIN PARA AI ERSHTE MJESHTER PER TI CUAR KONJUKTURAT SIPAS INTERESIT TE T IJE NE CDO PERIUDHE ……………………………!!!???