Europa në ditën e saj më të zezë. Britania ikën dhe ndahet vetë në dy pjesë. Irlanda dhe Skocia duan Europën

24 Qershor 2016, 06:50Politika TEMA

Tri stacionet e mëdha televizive të Britanisë së Madhe – BBC, Sky News dhe ITV – kanë njoftuar se beteja për fatin e Britanisë së Madhe në apo jashtë BE-së është vendosur: një shumicë e ngushtë e votuesve britanikë kanë vendosur të braktisin Bashkimin Europian.

Ndërkohë që numërimi i votave po vazhdon, thuhet se kampi për dalje nga BE udhëheq me 52 për qind kundër 48 për qind që votuan për mbetjen e vendit të tyre në BE.

Stacionet televizive e kanë shpallur parashikimin pas numërimit të 354 qarqeve zgjedhore prej gjithsej 382.

Aktualisht kampi i Brexitit udhëheq me 900 mijë vota.

Portali gjerman Spiegel Online shkruan se nëse konfirmohet parashikimi për largimin e Britanisë së Madhe, atëherë kjo do të ishte një ditë e zezë për Europën.

Në bursa mbretëron nervozizëm i madh, valuta britanike po humb vlerën e saj në mënyrë dramatike.

Kundërshtarët e BE-së kanë shprehur gëzim për fitoren e supozuar.

«Fituam pa shkrepur asnjë plumb», tha shefi i partisë antieuropianë UKIP, Nigel Farage.

Rezultatet e para tregojnë se Britania mbetet një vend i ndarë në dysh sa i përket raporteve me Bashkimin Europian.

Ndërsa Irlanda e Veriut dhe Skocia qartë kanë vendosur në favor të BE-së, zgjedhësit në Angli dhe në Uells (Wales) u deklaruan qartë për Brexit.

Kryeministrja e Skocisë Nicola Sturgeon tha: «Populli skocez e ka bërë të qartë se të ardhmen e vet e sheh në BE».

16 komente në “Europa në ditën e saj më të zezë. Britania ikën dhe ndahet vetë në dy pjesë. Irlanda dhe Skocia duan Europën”

  1. Atdhetari says:

    Kjo eshte dita me e Bardhe.Poshte BE diktatoriale.

    1. Fotaq says:

      BE po mban me buke bythqirat e greqise mor i pabese, rrjedhimisht bythqirat greke financojne sektin e bythqirave te bederastit janullatos…

      1. Fotaq says:

        nuk (ia) vlen te merresh me fotaqin!

      2. Fotaq says:

        .. nuk (ia) vlen te merresh me fotaqin!

      3. Fotaq says:

        ,.,.nuk (ia) vlen te merresh me fotaqin!

      4. Fotaq says:

        ,.,.. .nuk (ia) vlen te merresh me fotaqin!

      5. Fotaq says:

        ,.ll,.. .nuk (ia) vlen te merresh me fotaqin!

  2. "Horri i Bulevardit" says:

    Referendumin e respektojme, duan te dalin, dakort, por a eshte gati Anglia tashme, jo Britania, te ndahet nga Skocia, Irlanda, Gjilbrartari, por edhe nga Irlanda e Veriut.
    Apo keta qe jane ne ekstaze, mos mendojne se do ti mbajne keto shtete me lufte, sic mbajti Irlanden e Veriut.
    Problemi i Anglise akoma nuk ka filluar, se Skocia, Irlanda, Irlanda e Veriut, Gjilbrartari e kane shprehur qarte, do jemi pjese e Bashkimit Europian punkt.
    Kokat e nxehta te politikes se momentit, gjithmone kane cuar popujt ne katastrofa. Rastet jane te shumta.
    Do ti shohim keta te ekzaltuarit, kur Skocia e para, te vere traun e doganes, nuk e di se a do jene kaq entuziaste kete te ekzaltuarit e sotem, smund te ndaheni do gerthasin, por kush do ti pyese, atehere te dalin e te bertasin fituam.
    Imagjinojeni harten e Britanise se Madhe, pa Skocine, dy irlandat.

  3. Berlin says:

    Dale nga dale Greatbritain po ndahet dhe coptohet !

  4. logjika says:

    Britania e Madhe apo Anglia, ka qene nje mine me sahat per Europen e Bashkuar. Asnjehere s’ka punuar per Europen, por per bijte e saj m’ate ane Antllatikut.Ne shume reforma ka dale kundra dhe hyrja e saj ne BE ka qene vetem per te pasur nje gozhde si ajo e Natradinit. Qellimi saj ka qene shume i poshter, por tani le ta shikojme se si do jete. Renia e paundit, kushtet per import-exportet, vendosja e vizave, tregetia e kushtezuar, mos perfitimi me nga fondet e BE-se, largimi i punonjesve te saj nga strukturat e Be-se qe kane mbuluar Brukselin, kufizimi transportit etj do te ndikojne direkt tek ekonomia britanike. Djallezia e tyre ishte qe kur ishin vetem antar te BE-se dhe nuk pranonin as euron e as Shengen, pra ishin kunder lirise dhe demokracise universale. Britaniket ishin mesuar te shikoheshin si popull i pare kudo, ndersa tani do te kete shume kushtezime. Largimi tyre, pavaresisht se çfare thone, do ti beje shume here me mire Europes se sa dem. Ne opinion ndikon per keq, ndersa ne fakt , me mire dreqin jashte se sa ne preher.

    1. Ilirjan says:

      Anglezet jane popullsi jevgjite dhe e degjeneruar, dhe Kudo shihen si derrave dhe kurva, nuk ka njerez me te peshtire dhe degjeneruar se anglezet.

  5. Artemisa says:

    Edhe per Shqiperine 23 Qershori ishte DITE E ZEZE.

  6. santiago says:

    per humbjen e Sales e ke llafin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje