FJALIMI/ Ben Blushi: Vetëm bota mezi po e pret reformën, shqiptarët as e dinë çfarë është!

23 Qershor 2016, 15:57Politika TEMA

Nga Ben Blushi

 

Ne po përpiqemi me dëshpërim në këtë Parlament të kërkojmë konsensus me një palë minoritare dhe nuk po kërkojmë të gjejmë konsensus me palën maxhoritare Pandi dhe ky është populli i Shqipërisë. Me palën maxhoritare nuk po kërkojmë konsensus. Me të varfrit, me ata që janë dhunuar për 25 vjet, që u janë marrë pronat padrejtësisht, që rropaten nëpër gjykata padrejtësisht, ata nuk po i pyesim për reformën në Drejtësi.

Edhe në qoftë se këtu do gjendet konsensus dhe njëra palë gjen konsensus me palën tjetër, çfarë do të jetë kjo? Dy palë që bëjnë një palë gjejnë konsensus për interesa të përbashkëta të një pale. Më vjen keq ta them por këto janë palë që përfaqësojnë të pasurit e Shqipërisë. Kush i përfaqëson këtu të varfrit? Rilindja? Asnjëherë nuk i ka përfaqësuar. Po të dhunuarit kush i përfaqëson PD? Asnjëherë në 25 vjet nuk i ka përfaqësuar. Po atyre që u merren të drejtat përditë? Askush. Edhe nëse do ketë konsensus për reformën në Drejtësi populli nuk do pyetet. Interesat e tij nuk do mbrohen në këtë Parlament. Në këtë aspekt, ajo që po bëjmë, ose që mund të bëjmë edhe nëse e bëjmë Reformën në Drejtësi, produkti do të jetë një produkt i panjohur burokratik, jo vetëm për shumë nga ne, përfshi edhe mua këtu, por edhe për shumicën e shqiptarëve.

Në 18 muaj askush nuk u përpoq t’ia sqaronte shqiptarëve çfarë është reforma në Drejtësi. Pse kjo arkitekturë e re ndryshon nga e vjetra? Çfarë garancie ka se ky sistem i ri do prodhojë më shumë cilësi, më shumë barazi, do ndryshojë gjykatësit e korruptuar me të rinjtë të arsimuar në Europë apo Shqipëri? Këto pritshmëri askush nuk i ka sqaruar. Në të kundërt kemi krijuar një sistem i cili është formuar nga disa akronime që unë si kuptoj, duken si shkrime të kriptuara si BKH. Pyesni 90% të shqiptarëve ca do me thënë BKH. Apo KED, KLP, KLGJ, SPAK etj.

A i dinë shqiptarët se çfarë janë këto? Mua nuk më intereson ca thotë Oerdi apo Fatmiri, më intereson ca thonë ata që janë në televizor. Unë them që nuk i dinë. Nuk i dinë absolutisht Fatmir sepse keni bërë një proces të mbyllur hermetik. A ka mundësi të më lini të flas ju të Rilindjes? Unë kam 6 muaj që u them që kjo Reformë do shkojë në kalendat greke. Kjo reformë nuk do mbrojë të varfrit, do jetë për interesa palësh të vogla. Hartuesit e reformës mburren se amerikanët, gjermanët dhe europianët mezi po presin. Kur flas për europianë kini parasysh që ka sllovenë, ka sllovakë, ka lituanezë, ka estonezë. Edhe këta mezi po presin reformën tonë? Janë duke vënë syrin te vrima e derës së këtij Parlamenti dhe thonë kur po e miratoni Reformën në Drejtësi?

Jam dakord, sllovenët mezi po presin, francezët mezi po presin, estonezët mezi po e presin, po shqiptarët kush po i pyet? Ata nuk dinë asgjë për këtë reformë, nuk e dinë ca është BKH, SPAK, KLP. Duket si një burokraci që përfundon si ai romani i Kafkës “Kështjella”. E dini pse? Sepse kësaj klase politike i mungon themelorja, i mungon nevoja për të pyetur popullin. Kurrë në 25 vjet nuk e ka pyetur popullin shqiptar se çfarë do, si e do dhe pse e do.

Edhe kjo reformë jo vetëm që nuk i delegon asnjë kompetencë popullit shqiptar, por përkundrazi, nuk e informon fare atë. Nuk po them këtu që prokurorët të zgjidhen si në Amerikë. Pse jo? Atje i zgjedh populli prokurorët. Këtu do ti zgjedhim ne me 2/3 apo 3/5 apo me këto BKH, KLD, KLP e ku di unë se çfarë. Nëse prokurorët i zgjedh populli me votim, kjo është një reformë. që në 1908 e ka pasur këtë Turqia, pra populli të vendoste. Ne po marrim kompetenca për të zgjedhur gjyqtarë, prokurorë, kontrollorët e tyre, populli nuk ka asnjë kompetencë.

Siç thashë, prokurorët nuk do tia jepni popullit asnjëherë se ky është pakti që bëni në këtë sallë, po një njeri mund t’ia kishit dhënë Fatmir. Fole për kushtetutën e 2008 dhe sot mund ta vendosni që prokurorët apo gjyqtarët zgjidhen me 2/3 apo 3/5, po Presidenti e dini me sa zgjidhet? Me 71, njësoj sikur të jetë Inspektor. Kjo mund të ishte një mundësi nëse duam të reformojmë sistemin. T’ia japim Presidentin Popullit. Pandi t’ia kthejmë Popullit. Ia hoqët kompetencat e kreut të Drejtësisë, por populli ka të drejtë ta zgjedhë. E bëjnë polakët, e bëjnë rumunët, e bëjnë bullgarët, maqedonasit, serbët, malazezët. Pse nuk jeni dakord ju dy palët?

Kjo është themelore se si shqiptarëve i japim apo i marrim kompetenca. Ta vendosim ne 140 veta Reformën në Drejtësi apo 3 milion shqiptarë. Asnjë kompetencë nuk po i jepet qytetarëve, përkundrazi po i merren. Në sistemin tonë politik, gjyqësor dhe kushtetues popullit shqiptar i lihet vetëm një e drejtë, të zgjedhë partitë. Kurse partive i lihet çdo e drejtë, të zgjedhë gjithkënd, përfshi edhe popullin në disa raste. E dini pse? Në 25 vjet 1 milion njerëz kemi zbuar nga Shqipëria. Pra partitë kanë vendosur duke qeverisur keq dhe duke bërë padrejtësi se kush jeton këtu dhe kush duhet të ikë në emigracion.

Sot është dita për ti hyrë më thellë kësaj kushtetute, do ishte një mundësi e madhe për ne, për ti dhënë mundësi shqiptarëve për të vendosur pothuajse aq sa ne. Nuk e çojmë dot këtë reformë në Referendum. E dini pse? U shpjegua se duhen 94 vota, po aq sa duhen për të reformuar kushtetutën. Po ç’kuptim ka kjo. Si mund të kemi ne kaq fuqi për të ndryshuar kushtetutën, sa çka populli. Në qoftë se këtë marzh e ulim dhe nuk ka nevojë të ketë 94 vota për të shkuar në referendum, kjo është një mundësi për ta ulur.

Mund të kujtohemi prapë pas 5 apo 10 vjetësh. Vijmë këtu dhe një palë kërkon referendum, pala tjetër i thotë ‘jo nuk ta jap’. Po shqiptarët kanë të drejtë të vendosin për ndonjë gjë? Sa kohë do kemi ne fuqi dhe të drejtë ti bllokojmë? Ne i japim fuqi njeri- tjetrit. Për sa kohë që këtu 94 vota nuk bëhen kurrë reformë nuk do ketë, referendum s’do ketë, populli s’do ketë mundësi të marrë asnjë vendim. Kush është vendimi që marrim ne? Që shqiptarët s’do kenë mundësi të marrin asnjë vendim. Kjo mund të ishte një mundësi për ta reformuar. President nga populli, referendum me më pak se 50% të votave në këtë Parlament.

Ky parlament duhet të jetë më i vogël. 140 burra dhe gra jemi këtu, por shumë pak e kemi justifikuar këtë madhësi në 25 vjet. Në këtë Parlament po të kishte 100 burra dhe gra do kishte më pak vend për injorantë, analfabetë, të dhunshëm. Po nëse kjo nuk do ndodhte? Të paktën 100 burra dhe gra do ti kushtonin shqiptarëve pak më lirë. E dini sa shkon kosto e njërit prej nesh? 4-5 mijë euro në muaj. Hiqni 40 vetë, i bie 2 milion euro në vit. T’ia kthejmë shqiptarëve, pse ti harxhojmë ne kot? Nuk po bëjmë ndonjë punë të madhe se edhe Reformën në Drejtësi s’po e bëjmë dot kemi 18 muaj.

Po ta kishim çuar te shqiptarët do ta kishim votuar para 18 muajsh. Ja pra ky është bilanci i këtij 18 mujori. Nuk ka rëndësi kush e do dhe kush jo. Ka rëndësi që të dy palët nuk po e çojnë dot për ta zgjidhur deri në fund. Për ta mbyllur po u them që kam propozuar në parim ndryshimin kushtetues zgjedhjen e Presidentit nga Populli që në 2007. Në atë vit Saliu i pari, Edi i dyti dhe produkti i parë i Rilindjes ish Presidenti Topi, se kështu u zgjodh, peshkoi Saliu 5 vetë këtej dhe u zgjidh. Të tre këta nuk donin një Presidenti nga Populli për këtë arsye sepse as njëri nuk do zgjidhte dot Bamirin, as tjetri nuk do e bënte dot shok Bamirin dhe as Bamiri nuk do ishte. Nuk e kam me Bamirin e kam me fenomenin.

E kam propozuar në 2007, u rrëzua. Sot kam vendosur ta sjell si amendament. Bashkë me kolegen time, Hafizi, do sjellim një amendament, që shpresoj ta pranoni në parim. Pavarësisht se ai kërkon 28 vota sipas Kushtetutës për tu futur në procedurë, sipas të cilit Presidenti i Republikës duhet të zgjidhet me votë direkte nga populli. Unë e di që kjo është e vështirë për shumë prej jush politikisht. Do kërkojmë vota individuale. Besoj se ka burra dhe gra këtu që kanë pak më shumë koshiencë dhe kanë nevojë të shohin përtej dhe sidomos kanë nevojë të sillen si njerëz të përgjegjshëm për ti deleguar shqiptarëve një diçka të merituar që nuk e kanë pasur kurrë.

Për tu futur në kontekstin e kombëtares, kombëtarja e bëri golin në Francë, ka ardhur koha ta bëjmë edhe ne një gol në këtë Parlament. Ju faleminderit dhe shpresoj që këtë amendament kush ka besim se populli shqiptar duhet të ketë një kompetencë më në fund dhe të zgjedhë njërin prej nesh me votë direkte, ta firmosë.

32 komente në “FJALIMI/ Ben Blushi: Vetëm bota mezi po e pret reformën, shqiptarët as e dinë çfarë është!”

  1. zdryq imbecili says:

    nga debilizem masiv.,kaluam ne idjotizem masiv

    1. majlinda says:

      e mendon ti blush qe ne nuk e dime, por e dime mire cdo te thote, dhe fakti qe berisha dhe kriminelet qe e rrethojne nuk duan ta votojne kete reforme kjo kuptohet lehtesisht, ti e di mire qe kush e ka ne dore sot gjyqesorin, kld, prokurorine, shik, president etj, dhe ne populli i thjeshte e dime, dhe ata qe e kane e duan ta kene ne vazhdimesi, ky eshte thelbi, dhe ti si i majte qe je bej luften tende qe berisha me shoke te mos i kene me keto kontrolle, e majta qe ti perfaqeson nuk kerkon ti kete per vete keto institucione, por kerkojne qe ato te mbeten jashte politikes, institucione te pavarura, kaq gje ne e dime shume mire dhe ti e di, dhe ti grin sallate tani duke mos luftuar per thelbin, sepsese keta njerez nuk i duan keto institucione te jene te pavaruara, po ti cfare kerkon te nxjeresh me keto fjalime boshe qe mban, apo ben lojene berishes ?

  2. Shqiptar says:

    Blush!!Sqaroi ti Shqiptaret.Per kete ata te kane zgjedhur dhe tepaguajne rrogen cdo muaj.Thuaj Shqiptareve.Une do e votoj kete Reforme sepse e kam lexuar dhe ajo eshte jetike per vendin..Eshte Reforme shume e mire.Ose thuaj Shqiptareve.Kjo Reforme te cilen une e kam lexuar nuk i duhet vendit dhe rrjedhimisht nuk e votoj.E shikon sa lehte Shqiptaret do mund te kuptojne Reformen ne Drejtesi edhe pa e lexuar fare??Kane deleguar ty per te gjitha leximet dhe votimet.Nese ti e voton ajo eshte shume e mire.Nese nuk e voton do te thote se Reforma ne Drejtesi nuk i duhet vendit.Na thuaj Blush ne Injoranteve Shqiptare qe nuk e kemi lexuar!!Ja vlen te votohet Reforma ne Drejtesi??Eshte e Reforme e shkruar per te miren e vendit??

    1. mikel says:

      thjeshte dhe sakte ,,,por blushi bon te veshtiren se ka hadhin e nano pijanecit se e ka kusheri

  3. Myzeqeja says:

    Faleminderit Ben Blushi! Per nje demokraci direkte dhe me pjesemarrjen aktive te gjithe popullit. Fund pseudo-demokracise se votimit te listave me emra (nje pjese biles edhe te fallcifikuara). Le te kandidojne per zgjedhje persona me fytyre dhe personalitet te njohur nga te gjithe zgjedhesit. Pushteti buron nga populli dhe i perket atij dhe jo partive dhe kryetareve te tyre.

  4. logjika says:

    Blushi e beri propaganden per te afruar tek partia e tij (qeveria ime, thote Saliu sikur ja ka lene i ati) njerezit si antare. Megjithate i jape nje te drejte: zgjedhja e presidentit nga populli dhe referendumi popullor me shumice votash ne parlament , 71 vota, do te ishte nje reforme demokratike dhe do te jepte mundesi qe te qeverisnin shqiptaret dhe jo oligarket. Pse nuk behet, kete s’e di por dhe e di. Se nuk duan te humbasin pushtet deri sa ti nxjerrin lengun.

  5. Daja says:

    Ben! Ke plotesisht te drejte dhe pike.
    Kjo klase politike ne menyre absolute nuk perfaqeson interesat e popullit por thjesht te klaneve dhe interesave mafioze te cilet e kane zene kete vend peng.
    Populli shqipetar po perjeton enderren e gomarit qe po e hante ujku; Ujku vazhdonte ta kafshonte e shkepuste copa prej trupit te tij e gomari qe perjetonte dhimbje por qe skish dhene ende shpirt spo reagonte dot e thoshte me vehte “ishallah jam ne enderr” .
    O njerez ! Mundohuni te zgjoheni nga kjo enderr e keqe sa seshte vone ! Cdo dite plaga po thellohet e ju si delet rrini urete ne vathet qe ju kane mbyllur dhe spo reagoni . Jam i bindur qe fjalet e Ben Blushit jane te sakta e te drejta . I mbetet te tregohet i zgjuar per te mbledhur rreth vehtes personat e duhur dhe te shpresojme se nje dite kjo do ndodhe….

    1. shaqo says:

      Ben, ke plotesisht te drejte, JE IDIOT I KOMPLETUAR.

  6. meri says:

    Ore Blush po ti cfare ke bere per te sqaruar keta shqiptaret “e shkrete injorante”? Ti me duket se nuk di as ne cilen zone je zgjedhur. Ty te pelqeu te zgjidheshe keshtu me liste, se drejt per drejt s’do merrnje as voten e te afermeve te tu. ata injorantet votuan PS qe te zgjidheshe dhe ti.
    Mjaft bete derrr derr derr ne parlament mo votoni ate reforme se per ate pune ju kane zgjedhur dhe per ate paguheni. leri brockullat filozofike ti me gjithe ata qe genjen aty rrotull, po shtrojuni ne pune. Llafazane mendjemedhenj.

    1. Artemisa says:

      Moj Meri ! Perse ti je kaq e bindur se kjo Reforme eshte aq e mire sa do te beje cudira te papara ?
      Je e bindur se e ke lexuar, analizuar dhe kuptuar APO se je Rilindase?

  7. Mili says:

    Nje menyre e piset nga nje inatçi i perbetuar per te mos votuar reformen qe loz edhe me popullin duke e bere te paditur, sikur Amerika ka qellim per tua futur Shqipetareve duke i mashtruar me kete reforme. Fare e ndyre!!!

  8. sot says:

    Bravo Beni,jamdakord me ty.Vetem referendumi e zgjidh kete dhe shume te tjera,si e ka Zvicera edhe per nje rruge , e vendos populli.

  9. Toni says:

    oooooo blush ti mos thua shqiptaret as nuk e dine se cfare eshte jo mor nanoist jo thuaj qe faton nano nuk e dine se eshte pje e btaku+hales plot 26-vjecare pjese e pazareve berisha-nano..

  10. petrit says:

    Ky eshte Pyke ne djelle , si mund te meret seriozisht ky malukat , ky skandaloz ! ………

  11. ai says:

    O BLUSH PALLA tani te mbarruan fjalet per te sharre rilindjen, tani u hodhe te PDIU, i dashur kopjac, kete gje e kane bere me kohe koleget e tu te PDIu qe donin qe presidenti te zgjidhej nga populli, po si nje njeri, qe je mesuar gjithmone te kopjosh te falet e ke amanet nga gjyshi se edhe ai ua vidhte shkrimet kolegeve eshte ne gen, ne fis do shkosh o mjeran, mos kujto se njeresit degjojne vetem budalliqet qe thua ti.

  12. Gramoz says:

    Une nuk e di se cfare fshihet mbas kesaj qe thua por ama te gjitha ato qe thua jane plotesisht te drejta dhe te verteta dhe ashtu duhet te behet

  13. "Horri i Bulevardit" says:

    Jo mor cuni kicos, shqiptaret i dine te gjitha pislleqet e dinin qe edhe ti je pis, por votuan Rilindjen dhe “fitove”, fale Rilindjes.
    Shume kollaj, ne 2017, dil si i pavarur, ose me partine e re dhe do te shohesh, qe keta shqiptare qe ti thua smarrin vesh, do te hedhin ne qenef.

  14. Me qe jeni deputet dhe natyrisht ju ipet e drejta e shanci , ta degjojne gjithe shqiptaret, ju them Z Blushi, se jeni me kembe ne toke. E rrespekt . . E mos degjoni fjale nga komentuaesit ,jo je i nanos, jo je , i Saliut e ku da di une . I drejtohem ketyre komentuesve, duke i u drejtuar , se ju viktimat e adhuroni , perdhunuesin e Xhelatin . Me gjithe se i keni thene te gjitha z Blushi, do shtoja , me gjithe se po e perseris , demokracine na i dhuroi perendimi , ne te mjereve popull ,qe na kane shkelur me dy kembe , pervec ekonomise ,por mbi te gjitha dinjitetin Ne vitin 1996 ,i vuri kusht perendimi, ne ate kohe Berishes . Keto ndihma , po ja u japim, por vere edhe nje cike firmen ketu . Pra ne 96, ne u beme anetare te GJYK te Strasbourgut. Ky per mua eshte viti me i shenjte,per dinjitetin e demokracine, per perspektiven e popullit , per zhvillimin e te drejtat e njeriut .Per ti thene ndal rrugaceve, qe kane nga nje vule ne dore.. Po e vuajme, e do ta vuajme, duke paguar milona euro nga taksat tona , me gjithe se jemi me te varferit ne rajon,Po vazhdon papergjegjeshmeria mavi e kuqe . por… por … .. Por me mire vone se kurre thote populli . Rrespekte e ju uroj gjithe te mirat z Blushi,,

  15. gk says:

    Te faleminderit Z. Ben Blushi.Kjo eshte demokraci e vertete kur e thua me kurajo dhe djejt .Le te mesojne ata servilet dhe sahanlepiresit e kryetareve te tyre te PARTISE. Jam dakort Me komentin e” daja” dhe “sot” xMe referendum POPULLOR ashtu si ZVICERA qofte edhe per nje rruge apo park.

  16. Brut Brati says:

    O Cun, populli e din me mire se ti se cfare sjell reforma ndaj, hesht e shko pi nje uiski me Nanon babane tend te zanatit, se nenen e dime qe e ke zanatcie te vjeter, ene gruja e ka fillu zanatin ne Greqi qe ne janar te 1991.

  17. A.K. says:

    Pse kur nuk kemi argument ne shajme dhe themi cfare ke bere ti?Eshte mire qe kur shkruhet te perpiqemi te japim mendimin tone nese jemi apo jo dakort me ate qe shkruhet.Keto qe thote Blushi jane te drejta po a mund te realizohen,pasi dhe idete qe hedh Rama jane te drejta po nuk po realizohen dhe idete e pa realizuara mbeten vetem ne leter te bukura vetem per tu lezuar.Persa i perket zgjedhjes se presidentit nga populli kam pershtypjen qe ne popull te gjithe jane dakort dhe ne kete menyre nuk do kesh nje militant partie per president por do mendohen mire per te vene nje personalitet per kandidature.Dhe reduktimi i numrit te deputeteve eshte me se i drejte,Dhe duhet te kembengulet qe te zgjidhen me lista te hapura dhe jo te vendosura nga kryetari.Aty do e beni pjesemarres popullin.

  18. Jimi says:

    Pa na thuaj more Bilbilush! Ne cilin vend te botes funksionon kjo qe thua ? Ne cilin vend te botes mileti i atij vendi tregoka nje interesim kaqe te hollesishem per probleme te caktuara, sic pretendon ti ne rastin konkret ketu ne vendin tone ?
    Ne ” injorantet” dime vetem nje gje , qe nje here ne 4 vjete behen zgjedhje politike dhe vjene ti dhe nje takem si ty t’ na mbushni mendjen per t’ju zgjedhur, pasi do te jeni ju ata qe do t’na perfaqesoni denjesisht ne kuvend dhe do t’na i zgji\dhni te gjithe problemet ekonomike e politike.
    Po t’mos funksiononte keshtu demokracia, atehere sipas teje i bie qe i gjithe mileti ne dite te caktuara te javes muajit apo vitit per problemet qe do ta shqetesonin kete vend te mblidhej ne nje “mixhilis” te madh (parlament) dhe ti zgjidhte te gjitha problemet pa ptur nevoje fare per ju
    Ti e di shume mire qe gjerat nuk funksionojne keshtu , por ne raste se “nuk e di” po ta themi ne’
    Ky milet ka bere zgjedhjen e vete politike dhe sipas gjasave eshte munduar te coj ne parlament njerezit me te arsimuar e te devotshem per ti perfaqesuar sipas perkatesive partiake, ( pavaresisht se ne raste te caktuara ne kete parlament vegjetojne edhe njerez qe nuke meritojn) qe nga ky moment ky popull i ka deleguar perfaqesuesve te tij vullnetin e vete dhe mandatin per te vepruar ne emer te tij.
    Ti Bilbilush mendon se mileti duhet te dubloje punen e perfaqesuesve te vete? Ti mbase e enderon qe ta shikosh kete milet jo duke punuar por duke lecitur te gjitha ligjet e amandamentet qe hidhni ne “treg” ju “baballaret e kombit”?

    1. Ermal Gjoni says:

      Ta them une. Kjo procedure zbatohet ne USA.

  19. nari says:

    Para se gjithash or Blush ,je nje genjeshtar kur thua se vetem te huajt e mesi po e presin reformen se shqiptaret nuk duan t’ja dijne.Nuk eshte aspak e vertete ,biles keshtu ti i ofendon shqiptaret ne kete pike.Sa per dijeni ka shume shqiptere shume me te zgjuar se ti edhe nga ky popull qe “s’do t’ja dije” per reformen.Por ti nuk je tjeter vetem nje qylaxhi i perkedhelur nga kjo politike e piset.Dhe ti nuk ben gje tjeter vecse lojen e piset te kesaj politike (te Saliut dhe mikut tend Ilir Metes).

  20. NQS NE SI SHQIPTARE DO SHIFNIM SOT NE TE SOTMEN – ATE CFAR PERSONI PERBALL FLET

    E JO NE TE KALUAREN CFAR KA BER AI NE TE KALUAREN -E TI BEJME NJI TABLLO NE ABSTRAKT

    SEPSE NUK DUAM TE PRANOJME REALITETIN – NUK DO ARROJME KUR TE NDRYSHOJME BOTEN TONE

    SHQIPERINE TONE !!!

    CFAR DESHIROJ TE ARGUMENTOJ :

    DUA QE TE GJITHVE TI THEM REFEROJUNI FJALEVE QE FLET DEPUETETI NE RAPORT ME REALITETIN DHE DREJTESINE

    QE SHQIPTARET DUAN TE VENDOSIN !

    BLUSHI KA JO VETEM TE DREJTE POR ESHTE NJI NDER DEPUTETET I CILI I VENDOS PIKAT MBI i …

    KA NJI KONCEPT TE QARTE SI MUNDET TI VIHET NE NDIHME KTIJ SHTETI DHE NJI VIZION TE QARTE MBI FUNXIONIMIN

    E DEMOKRATISE NDASHTA NGA TE PAKTET NE ATE PARRLAMENT !

    NQS AI PARLAMENT NUK DO REDUKTOHET NE NR SI EDHE BLUSHI SH BUKUR PROPOZON

    NQS BANDAT PARTI DO VAZHDOJN TE KERKOJN MBAJTJEN PENG TE DEMOKRATISE NE SHQIPERI

    DHE DO PENGOJN FUNXIONIMIN E DEMOKRATISE DIREKTE SIEDHE BLUSHI KERKON

    KTU KEMI TE BEJME QARTE ME NJI SABOTIM TE FUNXIONIMIT TE DEMOKRATISE E SHQIPERI

    E CILA MBAHET SI NJI PRONE E KALON NGA NJEAR BANDE NE TJETREN

    KA ARDHE KOHA QE KRIMINELET E RRUGACET TE LARGOHEN NGA AI PARLAMENT

    QE BANDAT TI DOREZOJN TE DREJTEN DEMOKRATIKE KTIJ POPULLI I CILI EDHE I ZGJEDH

    BLUSHI KA SHUME TE DREJTE – PA LIRI TE USHTRIMIT TE DEMOKRATISE NGA POPULLI S’KA DEMOKRATI

    POR NJI PSEUDODEMOKRATI KU BANDITET TE BEJNE CTE DUAN ME KTE SHTET DHE JETEN E KTIJ POPULLI

    NQS KRIMINELET E KTIJ PARLAMENTI DO VAZHDOJN TE PERPIQEN TE PENGOJNE DEMOKRATINE NE SHQIPERI

    DUHET QE POPULLI TE MEBSHTESE DEPUETETET SI BLUSHI OSE TE PUSHTOJE PARRLAMENTIN DHE VENDOSE MBI FATET E TIJA EDHE ME DHUNE

    DUKE ZHDUKUR KRIMINELET NGA PARRLAMENTI I KLANEVE KRIMINALE

  21. Paulsad says:

    Ka bashkepuntor te serbit,italian,francez.gjerman etj por qe te kishte dhe bashkepuntor te Vicidolit ve tem ti Blush e di. Ti qofsh.Te fala xhozit.

  22. doktori says:

    E kupton ti Blush qe je ti ai qe e con reformen ne kalendat greke????????????????? U kujtove tani pas dy vjetesh te na thuash se nuk kupton KLD.NKI,BFT.DRE-te ,ku ishe deri tani Deputet ke qene gjithmon ???Po ne populli ju besojme juve, besojme qe me mire do behet drejtesia,le ta bejme nje hap,hapin tjeter le ta bejme me vone,por te mos rrime akoma ne vend numuro!…Do punojne perseri baballaret e ardshem te kombit,per ta persosur…e gjithe bota ben permirsime,cdo dite senatet dhe kongreset vazhdojne te mblidhen,edhe ketu ne Amerike!Deshifroni ato germat dhe beni ate votimin,ose ne se ka problem tek ju baballaret e kombit,se nuk doni,apo nuk merreni vesh me njeri tjetrin,te pyetet populli,beni referendumin…!

  23. Potigu says:

    Te te them,para disa kohesh te kam patur si idhull i deputeteve,por tani,qe je bere nje”Berishe”i dyte ne parlament,nje turp i politikes shqiptare.I kam lexuar me vemendje veprat e tua,por tani nuk i nxjerr ne pamje te pare ne bibloteken time.Keqardhje per ty.

  24. Syrja Qarri says:

    Si nuk e kuptoni qe : Blushi ka folur per ate pjese te popullit , qe, akoma nuk e ka nderruar TRURIN me SILAZH RILINDAS ( ose Tallash te grire holle).

  25. luani says:

    O beni me paterica,po fillo avash,avash e hec vete,se boll te fryne Nano e Rama.Formoje dhe ate partine ere se ka mundesi te behesh lider i madh dhe dhe ta nxjerresh kete popull nga fukaralleku,tja zgjidhesh problemet,tja rreformosh drejtesine,ti futesh ne burg keta hajdute te vjeter e te ri,po kujdes se pa dashje mos fut dhe veten e cfare me te thene tjeter ty.Shqiperia shyqyr zotit eshte vend i vogel dhe njerzit njihen kollaj,se desh harrova mos u terhiq nga propozimi per president nga populli dhe te lutemi po tu pranu ky propozim nga keta bajlozet e politikes hidhe pa frike kanditaturen se dhe mund te fitosh /Nga tre me te gjatin/ thone Shkodranet.

  26. Ermal Gjoni says:

    Nuk kam ndonje simpati per rolin e itij ne politiken Shqipetare por keto qe shkruan jane plotesishte te drejta. Drejtuesut kryesore te pokurorise ne gjithe nivelet duhet te zgjidhen me votim te popullit jo te parlamentit, sic behet ne USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje