Majko sfidon Berishën: Shkojmë në referendum, le ta vendosë populli

23 Qershor 2016, 14:20Politika TEMA

Nuk rresht së godituri në sallën e Parlamentit ish-kryeministri socialist, deputeti Pandeli Majko, i cili i kujton opozitës dhe Berishës sa herë i jepet rasti se e majta ka shumicën e shqiptarëve pro për reformën në drejtësi dhe për reformat e tjera zhvilluese për vendin.

Majko sot ka replikuar pas fjalës së Oerd Bylykbashit në parlament, i cili akuzonte mazhorancën e majtë se nuk respekton rekomandimet e Venecias dhe se ka frikë nga reforma në drejtësi.

Deputeti Majko sfidoi Partinë Demokratike që të bëhet pjesë e votimit dhe ta dërgojnë reformën në referendum.

Majko në fjalën e tij u shpreh:

”Ish- kryetari i PD beri një deklaratë tjetër që nuk ka të bëjë me të vetmin kusht tuajin për reformën dhe dyshoj se ka edhe mbështetjen tuaj.

Berisha nuk pranon që vetingu të bëhet nga ndërkombëtaret.

Doni ta bëjmë me ndërkombëtaret apo përfaqësuesit e partive?

Nuk e sjellim dot ne referendum sepse për referendum duhen dhe votat tuaja.

Gjyqtarët dhe prokurorët do t’i caktojnë partitë apo ndërkombëtarët?

Shkojmë në referendum dhe le të vendosë populli”.

6 komente në “Majko sfidon Berishën: Shkojmë në referendum, le ta vendosë populli”

  1. Tema says:

    BE-së i duhet një reform në drejtësi. Ne e kemi. I ndëgjuam për tre ligjet në koh të Berishës dhe s’na kan hyrë në punë. Ata që vënë kushte të tilla jan me kàncër në tru.

  2. andromeda says:

    Referendum dhe vetëm referendum, ndryshe reforma do degjenerojë në një marrëveshje banale midis partive, gjë e cila është në dëm të shqiptarëve.

  3. Dajti says:

    Reforma eshte me se e domosdorshme dhe kriminelet hajdutet te gjithe ata qe kane abuzuar me djersen e popullit ne Burge

  4. ylue says:

    referendumi popullore ,ne raste se opozita e baltosur nuk pranon.

  5. EdscobarRamaMetaKunderReformes says:

    Populli eshte me Majko Pacifistin, mikun sekret te Berishes. Nuk e di kush eshte me i keq dhe rrezikshem ky dhe Blushi qe bejne sikur kafshojne apo Palloka e Xhozefina…. po Majko vete eshte pjese e atij sistemi qe shkaterruan vendin dhe kombin. Dhe nje shqiptar qe ka tru do kerkonte para drejtesise edhe Majko kamunistin.

  6. Toni says:

    REFERENDUM PANDI e vetmja rruge kunder se keqes berishe..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje