Drafti i “Drejtësisë”, vendimi: Javën e ardhshme do të futet në kalendarin 6-javor

23 Qershor 2016, 11:52Politika TEMA

Reforma në drejtësi, aq shumë e kërkuar nga qytetarët shqiptarë, partnerët tanë ndërkombëtarë dhe mazhoranca e majtë tashmë është në rrugën e votimit.

Konferenca e kryetarëve që sapo përfundoi ka vendosur mes debateve të forta që javën e ardhshme të fusë në kalendarin 6-javor të punimeve drafitin e Reformës në Drejtësi. Konferenca e kryetarëve është shoqëruar me debate diskutimi për futjen në kalendar të draftit për Reformën në Drejtësi.

Maxhoranca bën një hap mbrapa dhe pranon që të bëhet njoftimi në seancë sot i iniciativave të propozuara dhe javën që vjen të mblidhet konferenca e kryetarëve për ta futur në programin 3 javor.

Gjatë pasdites së djeshme Këshilli i Rregullores dhe Mandateve nuk arriti të marrë një vendim gjatë interpretimit të kërkesës së maxhorancës që kërkonte futjen në kalendar të draftit të reformës në drejtësi dhe miratimin e saj brenda datës 15 korrik.

Një iniciativë e tillë u kundërshtua nga opozita, pasi sipas saj, paketa kushtetuese po përfshihet në proçedurat parlamentare në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus.

Rendi i ditës i parlamentit parashikon gjithashtu diskutimin edhe të disa cështjeve të tjera, si ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Malit të Zi; pr/ligji “Për zejtarinë”, si dhe dekreti i Presidentit që kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për masat shtesë të sigurisë publike”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje