Reforma në drejtësi, “Mandatet” kalojnë draftin në Konferencën e kryetarëve, Xhafaj: Do kalojë për miratim në seancë

22 Qershor 2016, 21:11Politika TEMA

Komisioni i Rregullores dhe Mandateve në Kuvennd ka vendosur në mbledhjen e sotme që Drafti për Reformën në drejtësi të kalojë në Konferencën e kryetarëve për të vendosur futjen në kalendarin e punimeve të Kuvendit. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, kryetari i komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj deklaroi se drafti për reformën do të kalojë për miratim në seancë. Xhafaj theksoi se pritshmëria e qytetarëve për këtë reformë është shuëm e lartë, ndaj kjo gjë e kalon interesin e çdo individi apo force politike.

“Ajo çfarë ka shkruar Gramoz Ruçi (në një letër dërguar Ilir Metës për çuarjen në seancë të draftit) është çfarë kanë kërkuar Paloka dhe Bylykbashi për dekriminalizimin, që produkti i komisionit parlamentar të kalonte në seancë dhe kjo po ndodh”, tha Xhafaj.

Ai ka theksuar se në rastin e dekriminalizimit, drafti kaloi në seancë me vetëm me 2 firma deputetësh, të Bylykbashit dhe Ballës, si kryetar dhe nënkryetar të komisionit të posaçëm parlamentar. “Precedenti është njësoj sikur është një grup, ashtu edhe kur janë disa grupe. Nuk mund të thuash që kur jemi disa grupe ta bëjmë kështu, kur jemi një ta bëjmë ashtu. Rregullorja është një e vetme”, ka insistuar Xhafaj.

Ai ka sqaruar se, “drafti do të hyjë në procedurë, më pas konferenca e kryetarëve do të vendosë që të hyjë në kalendar e pastaj do ta shqyrtojnë ligjvënësit”, në vartësi të disa aspekteve. Deputeti socialist ka shtuar më tej se, është momenti që për ndryshimet kushtetuese të shprehen grupet parlamentare.

“Komisioni ka përmbushur detyrën e tij. Dhe është në procesin kushtetues për t’ia kaluar Kuvendit. Komisionet e posaçme parlamentare janë komisione kushtetuese”, tha Xhafaj.

Pas mbledhjes deputeti demokrat Arben Ristani tha se deputetë të mazhorancës u përpoqën që të anashkalojnë nenin 77 të rregullores për kalimin e draftit të reformës në drejtësi. “Ishte një kërkesë jashtë ligjit, jashtë normales me sa duket menduan ta shtrojnë në komisionin e Rregullores për t’ju përgjigjur pyetjes nëse duhet të zbatohet neni 77. Neve nuk na bind logjika e të majtëve por rregullorja e kuvendit. Edhe ne duhet ta fusim shpejt, por rregullores nuk kemi çfarë të bëjmë. Do kalojë nga konferenca e kryetarëve e cila do vendosë sigurisht në bazë të rregullores.

Kemi të bëjmë me një reformë të rëndësishme që me sa duket do shkojë pa konsensus sepse ata nuk duan të ecin me shpejtësinë veneciane. Është një ecje arrogante, shumë vite prapa për Shqipërinë. Edhe për dekriminalizimin është ndjekur e njëjta procedurë sipas nenit 77.  Kur kalohet në seancë kalohet mbi bazën e nenit 77 të rregullores. Kjo është e shkruar dhe nuk di tjetër. Duhet të ecim në bazë të rregullave të shkruara. Praktika e kësaj mazhorance që ecën sipas kohës së Enverit: “Pse ligjet tona do na pengojnë ne”, deklaroi Ristani.

1 komente në “Reforma në drejtësi, “Mandatet” kalojnë draftin në Konferencën e kryetarëve, Xhafaj: Do kalojë për miratim në seancë”

  1. Tritan Kalo says:

    Aprovojeni urgjentisht REFORMEN ne DREJTESI ne fryme dhe ne germe, e me pas futeni vendin ne ZGJEDHJE te PARAKOHESHME, sepse vetem nje Legjislativ tjeter i pastruar nga te INKRIMINUARIT e sotem, do ta kete MORALIN dhe GUXIMIN e zbatimit te saj…..Ne te kundert kjo Reforme do te mbetet ne leter ose do te zbatohet e cunguar, si shume Refroma te tjera ne fusha te ndryshme te veprimtarise socio-ekonomiko-politike te vendit….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje