Brukseli është duke humbur durimin me politikanët shqiptarë. Mungesa e kompromisit për arritjen e konsensusit në realizimin e reformës në drejtësi, duket se po i detyron funksionarët e Parlamentit Europian të lëshojnë deklarata njëra pas tjetrës. E gjitha në funksion të arritjes të votimit të reformës në drejtësi, tani, menjëherë, bashkë.
Kështu shprehet edhe Eduard Kukan, raportues i PPE për Shqipërinë në PE, në një intervistë eskluzive për dritare.net, dhënë gazetares Arta Tozaj, në Bruksel.
Është intervista e tretë brenda një jave që Tozaj realizon për dritare.net, me përfaqësuesit më të lartë në Bruksel, në lidhje me reformën në drejtësi, ndërsa duket qartë, se bashke me qershorin, po mbaron edhe durimi i tyre, pavarësisht diplomacisë me të cilën thuhet kjo.
Sa larg BE, i mban shqiptarët, mungesa e realizmit të reformës në drejtësi?
Eduard Kukan- Reforma e drejtësisë është për momentin çelësi për përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit. Tani, mendoj se është koha e duhur për të bërë këtë hap. Kjo do të ndihmonte sigurisht procesin e hapjes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë. Unë i kam ndjekur përgatitjet për këtë reformë dhe jam i impresionuar nga ambicja dhe niveli i saj.
Për këtë arsye, unë shpresoj me të vërtetë se do të miratohet dhe zbatohet. Ky mund të jetë një moment historik për shqiptarët dhe një gur themeli për Shqipërinë.
Tashmë është në duart e politikanëve shqiptarë për ta finalizuar këtë proces dhe për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve për drejtësi të pavarur dhe efikase.
A i keni identifikuar fajtorët e mungesës së kompromisit?
Eduard Kukan- Nuk është roli ynë për të përcaktuar përgjegjësi të tilla. Politikanët janë përgjegjës para votuesve të tyre dhe siç e kuptoj unë, shumica prej tyre e mbështesin reformën e gjyqësorit. Ne mund të japim mbështetje dhe të inkurajojmë politikanët për të gjetur një marrëveshje, por duhet të kujdesen ata për pjesën e mbetur të punës së tyre, përfshirë këtu edhe përgjegjësinë politike ndaj qytetarëve.
A e keni humbur durimin me klasën politike shqiptare. Cili është mesazhi juaj për ta?
Eduard Kukan- Jo, aspak. Nuk e kam humbur durimin, por unë do të doja të shihja ca lajme të mira prej politikanëve shqiptarë . Deri më tani, unë jam i kënaqur që ata kanë ambicje për të bërë reforma të rëndësishme, të tilla si në drejtësi, të cilat vërtetë mund të lëvizin Shqipërinë më afër BE-së . Megjithatë , unë ende do t’i inkurajoj ata që të praktikojnë më tepër dialog politik. Prandaj mesazhi im është: Punoni bashkë. Duke punuar sëbashku e bëni vendin tuaj më të mirë./dritare.net
Bashke, me ke? Me Saliun?
Kukan dhe soji e sorrollopi i tij, bije te bushtres Evrope, i kuptojne gjerat shume mire. E kuptojne qe berisha pengon gjithcka, qe berisha nuk do e lejoje reformen qe Shqiperise te mos i hapen negociatat dhe bejne si kurva….