Sot në orën 18:00 do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kuvendin e Shqipërisë me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.
Meta kërkoi mbledhjen për të interpretuar rregulloren e kuvendit nëse ndryshimet kushtetuese do te diskutohen në këshillin e legjislacionit dhe komisionin e ligjeve apo quhen të ezauruara nga komisioni i posaçëm i reformës në drejtësi.
Drafti i reformës është dërguar në Kuvend, por Partia Demokratike është kundër vendimit.
Bazuar në nenet 13 dhe 116 të Rregullores së Kuvendit, ditën e mërkurë, më datë 22 qershor 2016, në orën 18.00 do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.
Nuk e kuptoj se çfar pyetje ben kryetari i parlamentit. Sa turp?! Akoma nuk e din kryetari i parlamentit qendrimin e partise Demokratike per reformen, apo i intereson ketieje qendrimi i mafjozeve. Pse te mos e marri si te rezauruar nga komisioni i ligjeve, dhe pse nuk pranuan te marrin pjese mafjozet e P.D? Deputetet e ndershem te P.D nuk kan guximin te merren me mafjozet brenda partise, por jam i sigurte 100% qe reformen e duan. Eduan se keshtu pastrohet dhe partia nga kriminelet dhe mafjozet, qe e kan marre peng