Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa, ka deklaruar se “skandali i dhunimit të fëmijës në kopshtin privat në Tiranë, u thellua dje kur vetë me gojën e saj Ministrja e Arsimit refuzoi të mbajë përgjegjësitë e saj, edhe pse ky institucion ishte i palicencuar në zemër të kryeqytetit”.
“Sipas Lindita Nikollës, faji është i prindërve. Ekzistenca e këtij kopshti privat në zemër të Tiranës, pa licensë është një shkelje e rëndë e ligjit dhe ne i bëjmë thirrje prokurorisë të hedhë dritë sa më shpejt mbi këtë krim. Është e qartë se ky aktivitet nuk bëhej pa dijeninë e Ministrisë së Arsimit, pa dijeninë e Lindita Nikollës. Por bëhej me dijeninë e tyre të plotë, me bekimin e tyre të plotë. Dikush ka marrë para që kopshti pa licencë të punonte. Dikush është paguar mirë që kjo paligjshmëri të mos prekej. Nxisim prokurorinë që të bëjë një hetim të shpejtë e serioz, për të nxjerrë në dritën e diellit se kush e merrte ryshfetin në Ministrinë e Lindita Nikollës, vartësit e saj apo ajo vetë”, deklaroi Zhupa.
“Një drejtësi e plotë dhe e rreptë për këtë rast, do të ndihmonte në rritjen e sigurisë për fëmijët dhe vogëlushët e pambrojtur. Por kjo është më shumë se historia e një kopshti pa licensë ku dhunohet mizorisht një i mitur. Krejt vendi, Shqipëria është në të njëtin realitet, ku Edi Rama, dhunon të dobtit, të pamundurit. U merr atyre dhe qindarkën e fundit. I përplas në varfëri e mjerim. Në burgje e në errësirë. Dhe në fund, ky delirant i papërgjegjshëm, na shfaqet si Marigoja i qëndismave në bluzën e kombëtares. Mendon se do t’i shpëtojë ndëshkimit popullor me votë për krimet dhe korrupsionin, duke mashtruar paturpësisht për një bluzë. Po në të vërtetë gjithkush e di se ai është autori i Rroshit, Bushit, Bardhit, Prengës, Ndokës dhe Frrokut; Është autori i përgjimit të paligjshëm. Është autori i 2.2 miliardë eurove të vjedhura në 2 vite. Dhe për këto do të gjykohet, dhe ka për të gjykuar nga populli, e jo për mashtrimet dhe vanitetin bosh të vizatimeve të dala boje”, tha zëdhënësja e PD-së.
Ti znj.e ke te lehte te deklarosh ate qe ta diktojne te tjeret. Une nuk do e beja. Dhunen ne Shqiperi e instaluat ju me Berishen ne krye. Per 26 vjet vec krim,vjedhje,dhune e tere te keqiat kultivuat ne kete vend. Jeni kaq te pa cipe qe,ate cka bete vete doni tha faturoni te tjereve. Jo! PD eshte shkaktare e tere te kjeqijave dhe kjo eshte postulate. Ti je aq e vogel sa edhe fajtore per deklaraten,ste bejme dote. Ti nje si edhe Anjeza qe ,me dy gishrat larte mendoni sa nje majmun ne evolim .
qy qy e harrut qe e shkatrrut ket vend per 25 vite o kriminel serb
Pirdh pirdh o Kadi
Ne kohen tuaj ishin te gjith kopeshtet e Shqiperise pa license!! Phuuuu opozite nevojtore e mbushur me ………….. Vetem zotin duhet lene te meret me ju shkaterimtaret e Shqiperise.
undefined
undefined
U prishen nja 2 lokale ne Vlore dhe pronaret ishin te pakenaqur nga kompensimi (natyrisht vetia e njeriut s’ka te ngopur kundrejt paras).. Ngrihen keta kaqolat e PD-se nga Tirana ne Vlore dhe o burra te ish pronaret ku deklarojne se kur te vijme ne ne pushtet do I kompensojme 100 per 100.. Pyetja qendron: Ne qoftese qenke kaq bujar ato leket shtese qe do t’jau japesh ketyre ish pronareve nga do ti gjesh ?? Buxheti I shtetit sigurisht=taksapaguesit shqiptar.. Ja keta qe do ulin taksat ne nje dore dhe SELEKSJONOJNE me doren tjeter.. Tipike kaosin qe krijuan kur ishin ne qeverria..
Ps.. O Bashe, si ke fytyre e flet per FMN-ne..Ju e keni perzene ate 2 here duke injoruar keshillat e tyre.. Tani si gjel me floke xhel I thua si do e beni ju taksimin.. Je qesharak..
K…e pa vizion.Ke gjetur momentin me te gabuar per te ngrene dhe ti pjesen tende.Shume shpejt ”partia” tende perfundon ne nje bande dhe ty do te te mbetet vetem era e keqe.Sa shume paskeni qene dhe sidomos femra.