Ruçi i kërkon zyrtarisht Metës: Urgjent në kalendar draftin e reformës në drejtësi

21 Qershor 2016, 20:20Politika TEMA

Maxhoranca hedh hapin tre drejt miratimit te reformes ne drejtesi. Ruci dokument zyrtar Metes: Te hyjne ne kalendar ndryshimet ne Kushtetute dhe 7 ligjet qe e shoqerojne

Maxhoranca parlamentare hedh hapin e trete procedural, per miratimin e ndryshimeve ne Kushtetute qe materializojne reformen ne drejtesi. Skandal.al mesoi sot se kreu i grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci i eshte drejtuar zyrtarisht kryetarit te Kuvendit Ilir Meta per kete. Permes nje dokumenti ligjor prej shtate faqesh, kryetari i grupit parlamentar te PS, i kerkon Konferences se Kryetareve dy veprime ne perputhje me regulloren e Kuvendit:

E para, te njoftoje Kuvendin, ne seancen me te pare, per projektligjet perkatese te hartuara nga Komisioni i Posacem Parlamentar per Refornen ne Drejtesi, me qellim shqyrtimin e tyre ne seance plenare gjate muajit korrik.

E dyta, te perfshihen ne Kalendarin e Kuvendit shqyrtimi dhe miratimi i projektamendamenteve kushtetuese, se bashku me 7 projekligjet perkatese, miratimi i te cilave perben perparesi vendimmarrjeje per Kuvendin per shkak se bejne te mundur zbatimin e projektligjit “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.8417, date 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikes se Shqiperise”, te ndryshuar,dhe fillimin nga veprimtaria e institucioneve te reja kushtetuese dhe shmang krijimin e boshllekut ligjor ne veprimtarine e institucioneve ekzistuese te sistemit te drejtesise.

Kerkesa e sotme e kryetarit te grupit parlamentar te PS, pason dy hapa te tjere te rendesishme te ndermarra nga fundjava qe shkoi.

Pikerisht javen qe shkoi, Skandal.al njoftoi se 33 deputete te maxhorances aktuale PS, LSI, PDIU depozituan ne Kuvend nismen ligjore per ndryshime ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, ndryshime te cilat materializojne reformen ne drejtesi.

Te henen, komisioni per reformen ne drejtesi rinisi mbledhjet e tij duke miratuar nje kalendar, ne baze te te cilit do te shqyrtohen, votohen nen per nen dhe ne teresi, shtate ligje qe bejne te mundur zbatimin e ndryshimeve te reja ne Kushtetute por ne ane tjeter, bejne funksionale institucionet e reja te drejtesise.

Kerkesa e sotme, i kerkon konferences se kryetareve futjen ne kalendarin e punimeve te Kuvendit te ndryshimeve ne Kushtetute dhe shtate ligjeve qe e shoqerojne ate.

Gjithcka tani mbetet ne pritje te mbledhjes se konferences se Kryetareve qe si regull duhet te thirret para seances se dites se enjte, ne te cilen Kuvendi duhet te njoftohet per keto ligje.

SkaNdal.al

6 komente në “Ruçi i kërkon zyrtarisht Metës: Urgjent në kalendar draftin e reformës në drejtësi”

  1. Treviso says:

    Keshtu i don mushka drute. Te ndalohet urgjentish loja e kungulleshave, te drejtuar nga kryetari i kuvendit.

  2. LORA says:

    Ja kjo eshte gjuha institucionale konstruktive.
    Uroj te funksionoje,pa asnje dekike vonese.

  3. fatja says:

    aaaaaaa po mblidhet LAKU!!!!!!!!!!!!!!

  4. ariff says:

    O Gramos o djale , vertet nuk e keni mare vesh se penguesi kryesor i reformes ne drejtesi eshte LSI dhe Meta . PD thjesht perdoret nga KROKODILI Ilir Meta .

  5. DRINI says:

    Boll kane bere si u ka dashur qejfi te majtet apo te djathtet,tani ka ardh koha ti thuhet ‘STOP”ciles cdo gjeje qe nuk eshte dakort per zullumet qe kane bere,tani ardhi koha e reformes qe kjo do te hyje ne histori dhe shteti SHQIPTAR te njihet si shtet I EUROPES dhe jo si AFGANISTAN.

  6. logjika says:

    Meqense Ilir Meta e zbuloi veten dalengadale, ne fillim kerkonte konsensus me Saliun, pasta si u shternguan nga USA dhe BE problemet, i kishte gati 20 deputet=vota, pasta u kthye prape tek konsensusi me Saliun e tani vjen verdalle se pa konsensus me Saliun, me Fatmir Mehdiun, me Lulezim Bashen = me krim, vjedhje , tradheti (sidomos Gerdeci e 21 janari, por edhe falja e detit grekut e rruga e “kombit”…) nuk mund te kalojne reformen. Do rezistoje me ky popull ne keto kushte, pa drejtesi, kur ne krye ka tradhetare, kriminele dhe hajdute? ! Apo do hiqet zvarre zvarre si eshte hequr per kaq shekuj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje