'Drejtësia', këmbëngulja e Lu: Palët të punojnë për një reformë gjyqësore për rezultate

21 Qershor 2016, 12:20Politika TEMA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu këmbëngul në qëndrimin që palët politike në vend duhet të punojnë për një reformë gjyqësore për rezultate.

Një deklaratë të tillë ai e ka dhënë teksa ka folur sot nga Muzeu Historik Kombëtar në aktivitetin “Historia e Amerikës në sytë e adoleshentëve” .

Ai ka shtuar se vendi po përjeton ndryshime të jashtëzakonshme dhe se po kalon në faza interesante. Lu theksoi se historia e Amerikës shpreson që të jetë frymëzuese për të gjithë shqiptarët, sidomos të rinjtë për të krijuar një të ardhme të sigurtë.

“Shqipëria po përjeton ndryshime të jashtëzakonshme. Ajo po kalon në faza shumë interesante. Po punohet për reformën gjyqësore. Uroj që historia e Amerikës të jetë frymëzuese për ju dhe të rinjtë. Të zbatohet reforma gjyqësore për rezultate, i bëj thirrje politikës që të punojë për Reformën në Drejtësi’ tha Lu.

2 komente në “‘Drejtësia’, këmbëngulja e Lu: Palët të punojnë për një reformë gjyqësore për rezultate”

  1. 0 OoOOoooooo
    O 00

    OOoooooooooooooooooooooooooooo

    Oooo

    000000000 OOooooooooooooooooooooooooooo

  2. andromeda says:

    Të mjerët ne që po ndjekim pikë për pikë historinë e Amerikës së viteve 20-30-të me Al Kaponet, me depresionin e madh, me makartizmin, me Ku-Klus-Klanin dhe getot e vdekjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje