E qara e atij fëmije duhet të na ngjethë dhe shkundë të gjithëve

21 Qershor 2016, 09:03Politika TEMA

Nga Majlinda Bregu

Nuk ia dilet me sharje e mallkime nga një e semurë te një e pashpirt deri tek monstra e radhës si kjo që na ngjethi sot në STOP në TV Klan që i lëshonte duart njësoj si mbi gur mbi një fëmijë 3 vjeç.

Nuk ia dilet, e as zgjidhim gje, se na prishet gjaku e imagjinojme si do ta tërhiqnim zvarrë këdo që do godiste fëmijët tanë.

Ajo e qarë e atij fëmije duhet të ngjethë e të shkundë së pari Ministrinë e Arsimit për të gjetur mekanizmin e verifikimit me urgjencë të kopshteve e shkollave private të licensuara.

Inspektoriati Shtetëror i Arsimit duhet të bëjë MENJËHERË publike listen e çerdheve, kopshteve, CV e pronar, edukatorë, kartelat e tyre personale, certifikata mjekësore, vlerësim permanent nga grup mjekësh, psikiatër, psikolog.

Dokumentet për dhënien e heqjen e licensave sidomos kur bëhet fjalë për institucione arsimimi apo përkujdesje si dhe vlerësimi periodik duhet të jenë PUBLIKE.

Nuk duhet vetëm analiza e gjakut dhe a kanë kaluar verdhëzen ata që ju besojmë fëmijët, POR mbi të gjitha vlerësimi i statusit të përgjithshëm mendor dhe emocional, vlerësimi psikiatrik! Është e kotë të flasësh për standarde përformance pedagogjike, kur kërcet akoma mendja e sëmurë si mësim për qarjen e fëmijës!

8 komente në “E qara e atij fëmije duhet të na ngjethë dhe shkundë të gjithëve”

  1. Halit gerneta says:

    Keto monstruozitete dhe keto monstra kjijoi dhe na i la peshqesh PD jote moj Majlinda. Monstrat aty kane qene ketu e 25 vjet. Por ato monstra i duheshin liderit tend politik qe te çante

  2. era says:

    Nuk po e them per te ndezur gjakrat por nje gje eshte e vertete.Nuk do ta lija pa e hequr zvarre per flokesh ate monstren,jo vetem po te ishte femija im ai qe rrahu por edhe po ta kisha afer.

  3. Likja says:

    Shume e drejte ! Duhet reagim i menjehershem edhe i shtetit.Keto monstra,te pakten, duhet te perfundojne pas hekurave dhe te “damkosen” e perbuzen nga shoqeria.Iliri

  4. dhe kjo eshte nji nga ato monstrat qe vrane disa femij ne Gerdec dhe 21-janar
    por atehere nuk u ndje.
    mesiguri ka qen tu bo operacion surratin e saj e me qit ktu surratin e rinovu ,
    me bo rreklam .
    ka ngel edhe Monstra tjeter zhelefina me shpreh keqradhjen ,
    vetem ju monstrat e poltikes ,sduhet te dilni e flisni per keqardhje para ktij populli ,
    sepse juuuuuuuuuuuuuuuu jeni ata qe krijut ket shoqeri kafshesh

  5. Nik says:

    Nga kjo ngjarje e rende te gjithe pa perjashtim duhet te nxjerrim mesime,por ne menyre te vecante ju qe merreni me politike e jeni pjese e nje parlamenti ku jep shembullin me te keq ne edukate e kulture,prandaj Majlinda nqs ke dhimbje per femijet qe dhunohen ne ate menyre,te jesh e sigurt qe dhe shoqeria ne tersi te njejten gje peson pamvaresisht se kur ndodh tek femijet jemi me te ndjeshem.

  6. Led says:

    Nje duartrokitje e forte per kete shkrim. Njerez ftilluni. Problemet personale tuajat qofte edhe ne familje, mos jua zbrasni te tjereve jashte shtepise suaj

  7. logjika says:

    Mailinda, ke shume kusure ti; dukesh sikur ke pak mend, por veç hajdutelleqeve qe ke bere, nuk fole nje here si njeri per ata qe te rrethojne ne partine private tenden qe kane kryer krime, krime Majlinda! Majlinda, partia sot egziston , neser mund te egzistoje, por ti do te jeshe nje jete te tere dhe njerezit do te bejne skanerin se çfare ke qene. Dhe del se ke qene pjese e nje grupi mafjoz qe nuk ke munde te thuash asnje llaf per te. Padyshim une mendoj se persa nuk ke folur dot, je dhe ti pjese e krimit; nuk mund vetem te kritikosh kundershtaret pa thene nje te mete tenden apo pjestareve te tu. Ju ose jeni gatuar keshtu, ose jeni zgjedhe pjesa me e poshter e kesaj shoqerie te shkermoqur per ta sunduar. Po ne e kishim sundimtarin shume te mire, kishim Enverin, perse na duheshit ju per porno, shkaterrim, hedhje ne ere, mbytje ne det, vrasje çdo dite, vjedhje, frike te shkosh rruges apo te rrishe ne shtepine tende….ndersa ti, shiko Majlinda si e ke vendosur unazen ne gishtin e vogel qe ne dikur e perdornim per te provuar bythen e pulave: kish veze per te bere sot apo jo. Dhe te ardhka keq ty per kete femije! Po per ata prinder qe vrau padroni yt Sali me 21 janar e i lane femijet ne te kater rruget, çfare bere ti Majlinda, po per ata te Gerdecit çfare bere ti Majlinda, po per ata te 1997-es çfare bere ti Majlinda ?! Mire qe nuk bere gje, po pse s’the nje fjale, ja si sot, se çfare duhej bere? Pse s’the si thua sot qe ministri brendshem duhej futur ne burg apo edhe padroni qe flet sot tere diten? Ky eshte shpirti yt politik, human, njerezor; kjo eshte pergjegjesia jote si deputete, politikane qytetare? Perse nuk i bere nje ze prokuroreve dhe gjyqtareve te bejne drejtesi? Prandaj, Majlinda, Ate qe s’bere dje , te pakten beje sot: voto reformen ne drejtesi qe te mbetesh si nje qytetare mes gjithe qytetareve, te mbetesh nje politikane si disa te tjere qe njerezit nuk e shuar respektin edhe sot qe jane larguar nga partia private e Sali Berishes, ne qoftese gjaku juaj nuk eshte prishur perfundimisht. Shqiptaret duan drejtesi, Majlinda, bile dhe kriminelet duan drejtesi, po ata e duan per te vazhduar sundimin dhe shkaterrimin. Ti thashe ty Majlinda keto se me duket sikur te vret pak ndergjegja, por ketu s’ka vend per te vrare ndergjegja, por ka vend te madh per perfaqesimin qe ti i ben vetes dhe shoqerise qe te kane votuar. Prova eshte kjo: kujt do ti sherbesh, krimit, krimineleve apo te gjitheve!

  8. Ben Dibrani says:

    Do te japesh nje kontribut te vertete per Shqiperine Majlinda?
    IK NGA SALIU!
    Keshtu i kthen nderin qe te ka bere duke te promovuar, braktise ne vetmine e tij qe te mos e mallkojne me teper Shqiptaret. Harresa eshte nderi me i madh qe mund t’i behet atij krimineli, dhe ti mund ta ndihmosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje