Xhafaj: Mungesa e opozitës është alibi, kalendar pune për reformën në drejtësi

20 Qershor 2016, 12:26Politika TEMA

Mbledhja e Komisionit të Posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi ka vijuar pa ndërprerje punën sot, me gjithë bojkotin e opozitës. Menjëherë pas mbledhjes kreu i këtij Komisioni nënvizoi se mbledhja sot u bazua mbi tre pika kryesore  për projektligjet prioritare që shoqërojnë ndryshimet Kushtetuese.

“Janë mbi 40 projektligje pjesë e procesit reformues të drejtësisë, dhe nga këto 7 janë prioritare të lidhura ngushtë me ndryshmet kushtetuese. Pika e dytë që u diskutua ishte një kalendar mbi procesin që do të kalojë në komision për shqyrtim në parim nen për nen dhe tërësi të ndryshime.

Dhe e treta paraqitja e prezantimi i projektligjit për Gjykatën Kushtetuese. Pra ne do shqyrtojmë me kalendar të posaçëm të gjitha ligjet shoqëruese të Reformës në drëjtësi. Nga ana tjetër kreu i komisionit, deputeti socialist Xhafaj tha se Procesi i “Vetingut” kërkon detyrimisht  miratimin e ligjeve për nisjen e punës.

“Ne të presim opozitën? Po ne po i bëjmë thirrje që të vijë, ne kemi hyrë në një proces. Si te ligjet? Çfarë bëjmë ne kur s’vijnë deputet në komision? Punojmë”, deklaroi Xhafaj në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në do ta votojnë reformën në drejtësi me apo pa pa opozitën siç ka deklaruar kryeministri Edi Rama ditë më parë.

5 komente në “Xhafaj: Mungesa e opozitës është alibi, kalendar pune për reformën në drejtësi”

  1. testimus says:

    TE votoj Sali Berisha per variantin SHBA-BE te Reformes ne Drejtesi, eshte sikur te votonte Al Kapone per reformimin e Policise Amerikane ne kohen e vet.

  2. LORA says:

    Mungesa e Opozites ne mbledhjen e Komisionit te Posacem Parlamentar per reformen ne drejtesi nuk eshte alibi,,,,eshte ,sic edhe ka qene ,mosvajtje ne pune dhe per kete meriton edhe prerjen e rroges.Vetem Pozita mund t’a quaje alibi, mbeshtetese per vonimin ose ngadalesimin prej saj te procesit.
    Mjaft me me keto qelbsinlliqe.Sejcili duhet te kryeje detyren e vet,,,nese nuk mundet,te dorehiqet.

  3. Azio says:

    Ore cfare opozite kemi ne!
    Vazhdoni pune dhe cojeni reformen ne parlament sa me shpejt.Populli tashme nuk mund te presi me,kur ti ng……kesaj lloj opozite destructive .Ata kane frike nga hieja vet,per zullumet qe kane bere.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Vazhdoni procesin.. Dera eshte e hapur per ke te doje qe deshiron te imancipohet..

  5. aurel74 says:

    Mos u ngutni, avash avash, deri sa te vijne zgjedhjet. Ky nuk eshte nje akt, eshte nje proces qe do 30 vjete. Kur brezi im do te shkoje matane
    Sidoqofte urime per kurajen tuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje