RAPORTI/ Gjermanët: Nishani ndjek linjën e PD, Visho Lika shantazh me përgjime, Llalla e gjyqësori kanë mbyllur dosjet e korrupsionit

19 Qershor 2016, 13:56Politika TEMA

Gjermania u ka dhënë një goditje të fortë Bujar Nishanit, Visho Ajazit dhe Adriatik Llallës. Raporti i Fondacionit gjerman Bertelsman për vitin 2016 i cilëson si mjaft problematikë dhe se kanë shpërdoruar pozicionet në të cilat janë zgjedhur.

Indeksi i transformimit i Fondacionit Bertelsman është një instrument i besueshëm dhe i vlerësuar në të gjithë botën, i cili vlerëson statusin e demokracisë, ekonomisë dhe menaxhimit politik në 129 ekonomi në të gjithë botën. Konkretisht, për Presidentin Nishani, raporti thotë se ai vijoi të ndjekë të njëjtën linjë politike me PD-në edhe pas zgjedhjes si kreu i shtetit. Konstatohet gjithashtu se Nishani është përplasur disa herë me mazhorancën aktuale duke i kthyer disa ligje për rishqyrtim.

“Zgjedhja e Bujar Nishanit, nga rrethet e brendshme të PD, si President i vendit ishte një goditje madhore që Presidenca të mbetej një nga institucionet e pavarura të vendit. Pas ardhjes në zyrë, Presidenti i ri ndoqi linjën politike të ish-mazhorancës duke zëvendësuar shumë liderë të institucioneve kushtetuese”, thuhet në raportin e Fondacionit Bertelsman, i bërë publik nga “SOT”. “Profili politik i Presidentit krijoi një marrëdhënie të vështirë me mazhorancën e re. Ai ka përdorur veton kundër iniciativave ligjore, duke përfshirë dhe reformën e rëndësishme Administrative Territoriale, të nisur nga mazhoranca. Pozitat e Presidentit duket se janë në linjë me familjen politike që e solli në post, duke penguar çdo pretendim për një rol “të pavarur” si simbol i unitetit kombëtar të vendit”, thuhet më tej në raport.

Raporti për Visho Likën

Nuk mungojnë as akuzat për kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Lika, i cili mban këtë detyrë si i zgjedhur nga Partia Demokratike. Konstatohet se Lika ka përgjuar persona të ndryshëm dhe më pas këto përgjime i ka përdorur për shantazhe. Po ashtu, ai është akuzuar edhe për përgjime ndaj Edi Ramës dhe Ilir Metës. “Kreu i shërbimeve informative shtetërore u zëvendësua shpejt nga Visho Ajazi, një tjetër anëtar përfaqësues i PD dhe mjaft i kontestuar në shërbimet sekrete gjatë viteve të trazirave 1997. Një raport parlamentar në vitin 2014 tregonte se pak pas emërimit të Visho Ajazi Likës, shërbimet e sigurisë kanë përgjuar një listë personash të ndryshëm dhe më pas përgjimet janë përdorur për presione dhe shantazhe”, thekson raporti i fondacionit gjerman. Në fakt kreu i SHISH-it vazhdimisht është akuzuar edhe nga mazhoranca që qeveris aktualisht vendin se jep informacione në mënyrë të vazhdueshme tek ish-kryeministri Sali Berisha duke mos i ndërprerë raportet me të.

Dosjet e korrupsionit në gjyqësor

Raporti i fondacionit gjerman nxjerr në pah edhe disa kritika të cilat lidhen me korrupsionin në sistemin gjyqësor, që vazhdimisht ka qenë një problem shqetësues për të gjithë institucionet ndërkombëtare. Theksohet gjithashtu edhe roli i kryeprokurorit Adriatik Llalla për të cilin thuhet se ka mbyllur dosjet e korrupsionit. “Duke parë lidhjen e ngushtë mes politikës e strukturave gjyqësore, zyrtarët që thyejnë ligjin rrallëherë hetohen dhe thuajse asnjëherë nuk dënohen. Shqipëria ka një ecuri shumë negative në hetimet për abuzimet me detyrën, veçanërisht kur është fjala për politikanët e lartë. Dështimi i gjyqësorit në dhënien e drejtësisë u demonstrua në proceset e politikanëve të lartë për abuzime me detyrën. Në një prej rasteve më të kontestuara, atë të vrasjeve të 21 janarit nga Garda e Republikës, gjyqësori raportohet të ketë injoruar prova të sjella nga FBI”, thuhet në raport.

11 komente në “RAPORTI/ Gjermanët: Nishani ndjek linjën e PD, Visho Lika shantazh me përgjime, Llalla e gjyqësori kanë mbyllur dosjet e korrupsionit”

  1. Shqiptar says:

    Te gjitha keto i dime..Megjithate shume mire qe kemi nje konfirmim te metjeshem nga Gjermanet.

    1. aleks says:

      Gjermania ka ministri te jashtme dhe fondacioni qe me siguri eshte ndonje kepurdhe e sorosit nuk perfaqeson Gjermanine shoku gazetar.

  2. "Horri i Bulevardit" says:

    Eshte vendosur futja e vendeve te ballkanit perendimor ne BE, per arsyen e thjeshte, shmangia e nje lufte, Shqiperi-Serbi. Dhe terheqja e ballkanit, ne anen perendimore, per te mos lene asnje mundesi, per revanshin xhihadist te terrorizmit arab.
    Kjo eshte pjesa ku vete perendimi eshte i interesuar te investohet fuqishem ne ballkan. Por gjithashtu perendimi nuk duan te fusin ne BE vendet qe jane kapur nga korrupsioni galopant dhe fytyrat e terrorit ne pushtet dhe tani perendimi po sheh se ka ardhur koha, ti tregohet vendi kokave te nxehta, qe per te mbrojtur vehten dhe familjen e tyre, se kane per gje te cojne nje popull ne gjakderdhje te luftes civile.
    Saleh berisha mbaroi, me draftin e reformes ne drejtesi, ka filluar ngordhja e salehut, kush nuk e sheh kete, ose eshte hajvan, miop, ose eshte bashkepunetor me salehun ne krim.
    Deri me 7 korrik, date kur reformavne drejtesi do te shkoje per votim, do te shohim se instancat me te larta te SHBA dhe BE, do te japin sinjale te qarta, per ti detyruar deputetet e salehut, se salehu ju ngordhi, mos i rrini me afer, se do tju marre me vehte ne greminen, qe pergatiti per shqiptaret, por qe fale SHBA dhe BE, salehu ra vehte.

    1. Toni says:

      Respekte per ty Horr gjithmone i perpikte me komente madhore,normale qe po ju vjen ngordhja kesaj tentakle te UDB sernbe fillo nga berisha e mbaro tek gomari i hasit flamur noka…tung…

  3. Toni says:

    Po ky batak dihet nuk ka nevoje per konfermimin e Gjermanise,ky eshte shteti barbare+i korruptuar paralel i berishes..

  4. Emigranti SHBA. says:

    Sa e turpeshme, kurre lexon kete analize te GJERMANEVE. jo se se kemi ditur, qe keta zuzare jane vene ne sherbim te sali berishes, prandaj, ai vend ne vend te bej perpara, ka ngelur ne ate gjendje. Edhe tani qe nderkombetare, me SHBA NE KRYE kane investuar, materjalisht dhe me asistence profesjonale, me specjaliste, gjithe materjalet e rreformes, Jane keta mostra, me sali berishen ne krye qe sduan rreformen ne drejtesi, sepse kane frike se mbase rreformes, dote pergjigjen ligjerisht per shkelJet ligjore dhe krimet qe kane bere, gjate 25 vjeteve dhe sikur te mosemjaftonte kjo, tani saliu e luli, bejne thirje per armatosje, dorezim mandatesh, per ta cuar vendin ne anarshi. Tani u bind i madh e i vogel, brenda e jashte vendit, se cili eshte qellimi i berishes, qe insiston te ruaje statukone e institucjoneve kryesore te shtetit, sic thuhet edhe ne deklaraten e shtetit gjerman, vetem e vetem ti shpetojne dretesise se rreformuar dhe organizmzve qe dote meren me krimet, abuzimet me pushtetin dhe vjedhjet e pasurise kombetare, ashtu sic u veprua ne Kroaci, po vazhdon ne Rumani.

  5. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: June 6, 2016 at 9:11:32 PM EDT

    ALI KOMIKET E SALI … HUSEINI NE PANIK !

    – Humben trenin e fundit…”Tre musketieret e Mareshallit te Beogradit ne panik
    – Unionet kriminale te gjykatesve dhe prokuhorave ne hyxhym vetyvrases

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Tre musketieret dhe bythelepiresit me te neveritshem te Mareshallit te Beogradit, Lulezim Bashic,Gert Bylykbashic dhe Edi Palo Raki..tic qe serviren corben serbo-ruse te Sali Karaxhicit, sic e kam quajtur tash e 6 vjet me pare, na dolen dje njeri pas tjetrit ne rrjesht numero para kamerave dhe gazetareve.
    Njeri pas tjetrit lexuan cfare u kishte diktuar Mareshalli qe eshte mesuar tu rrase golin ne minuten e 91-te pijaneceve e bytheceve si Fatos Nano… Ardian Hoxheve e co.
    Me shume nga dreqnia se sa nga pleperia, plaku i Vicidolit kishte harruar se perballe nuk kishte ata qe ishte mesuar “tua ngrije buzeqeshjen ne buze”!
    Perballe kishte gjigandet e demokracise boterore SHBA- BE, qe ia rrasin pallen deri ne rruze sic ia bene Sadamit te Bagdadit, Milloshevicit te Beogradit, Mubarakut te Karadakut dhe shembelltyres se tij politike e financiare, shpirterore e familjare Mohamer Kadafit.
    Sapo ai dhe “Banda e tij e Gangstereve”, sapo “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” festuan me fishekzjarre e fanfara lajmin e kapterr Nishanit qe kryeprokuhori i Plepave Adriatik Palla ua dhuroi per ditelindje Shkerdhenit, Argites dhe supermbeses ( edhe Kadafi ka pase nje supermbese favorite ) pasi killeri serial i Plepave Arjan Aliaj kishte garantuar nenshkrimin e urdherit te Sali Kadafit per pezullimin e ” Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Haki Cako”, sapo grushti institucional i tyre kishte hedhur hapat e pare u plasi “bomba” e pordheve te plakut te Vicidolit…
    ” Shqiperia ne rrezik” …. Ne krye te komplotit destabilizues dhe grushtit institucional te shtetit Mareshalli i UDB-es Sali Berisha i pasuar nga Presidenti i Republikes, kapterri i PD-se dhe gardiani i Karaosmaneve Bujar Nishani, nga Prokurori i Pergjithshem, Adriatik Llalla, nga shefi i SHISH-it Visho Ajazi….
    Pas nje heshtje kobzeze per ata qe kishin zgjedhur pikerisht daten ters te tri gjashtave kobzeza 6/6/2016 per pisedimet me shumicen parlamentare, Uashingtoni dhe Brukseli me nje ze, ne nje kohe e me nje qendrim unik shembullor e burrerore shpartallojne keqazi , zgerlaqin me argumente e fakte. me nje qendrim me shqipdashes per Shqiperine e popullin shqiptar se sa ne shqiptaret.
    Te votohet reforma urgjente e jetike per shqiptaret e Shqiperine, Reforma per Drejtesine!
    Sot!
    Neser eshte kurre!

  6. Shqipetari says:

    Eshte e kote qe po mundohen te destabilizojne vendin si ne 97-ten. Shqipetaret nuk jane te njejtet, kane dale dhe kan pare Evropen dhe se si funksionon nje shtet (jo shteti yne). Kjo erdhi nga vendimi i zgjuar dhe largpames i vet Evropes per liberalizimin e vizave qe synonte pikerisht informimin ne mase te popullsise Shqiptare. Kjo dhe menyra te drejta dhe korrekte te ndjekura vitet e fundit. Theksoj vitet e fundit sepse rreziku islamik po behet gjithmone e me evident ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni sidomos pas afrimit te shtetit Sqipetar (bere kjo personalish nga sali berisha) me instancat islamike dhe lejimin e futjes se ideologjive nga me rradikalet dhe nga me te rrezikshmet ne vend. Duke e pare kete, Evropa dhe USA, pane nje rrezik ne rritje dhe nje ure per terrorrizmin ideologjik, qe filloi te perhape ky lloj afrimi i shtetit tone me vende qe sponsorizojne direkt indoktrinimin e masave. Pa permendur afrimin dhe tentativat e shtetit turk i cili ka kohe qe mundohet te kontrolloje politiken Shqipetare (dhe ka patur sukses deri diku) dhe infiltrimin e agjeneve serb (si sali berisha, flamur ndoka etj…) qellimi i te cileve ka qene: i pari per te patur nje trampoline ideologjike per ne Evrope, i dyti per te treguar qe ne nuk jemi shtet dhe as nuk jemi Shqiptare por turq, te ardhur ne kete vend mbas pushtimit osman. Ketu bashkohen interesat e ketyre dy shteteve qe na kan sjelle vec pengesa ne historine 500 vjecare te popullit tone. Do doja te fusja dhe Greqine ne kete mes, por interesi i tyre eshte shfaqur shume here me pak praktik dhe ata kan ngelur pothuaj ne teori, dhe nuk kan bere ndonje percapje serioze per te na penguar. Pra qellimet e Evropes jane te qarta: Jo me islamizem me Shqiperi!!! Kjo lufte eshte sa ekonimike aq edhe ideologjike. Me ne fund po na e kthejne te miren qe ju beme duke e mbajtur perandorine osmane per 25 vjet, gje qe i lejoi kohe Evropes te organizohej e te mbrohej. Pra Evropa na ka cilesuar si pjese te sajen dhe gjakun e vet, jo si duan serbet e turqit, qe ne te jemi turq. Pra te dashur miq, juve qe ja doni te miren Shqiperise dhe Shqiptareve, mos e lejoni veten te genjeheni nga disa pseudo Shqipetare si bujar nishani qe e ka deklaruar publikish qe eshte nga Jemeni. Dhe nga ana tjeter, eshte vecse nje loder ne doren e anti-Shqiptarit me te madh te koherave (dhe Esat Pasha nuk beri kaq dem sa ky), krye-kriminelit dhe qelbesires me te madhe qe ka njohur historia, sali berishes dhe familjes se tije (bashke me kasten politike qe e rrethon). Ka shume per tu bere ne Shqiperi, duhet bere cdo gje nga fillimi, po nuk mund te behet asgje ne qofte se me pare nuk ka drejtesi. Dhe sot drejtesine e kan ne dore njerez si keta me siper, dhe ata nuk e lene tju ike kollaj nga dora, sepse shkojne ne burg dhe ju konfiskohen te gjitha cfare kan vjedhur. Dhe me tej, ata e dime fort mire se cfare urrjtje ka populli per ta, dhe po ran nga kali, populli do i terheqe zvarre deri sa te ndjehet i lehtesuar nga padrejtesite qe i jan bere gjithe kesaj kohe. Kjo eshte lufta e madhe e Sqiperise sot. Lufta kunder qelbesirave qe kemi ne krye dhe qe po mbajne peng nje Shqiperi te tere. Ne duhet te fitojme per te ardhmen e Shqiperise dhe te femijeve tane, qe neser to mos shkojne me duart perpara dhe te kerkojne lemoshe ne Greqi e Itali, dhe te na keqperdorin ashtu si bene. Hapni syte o Shqiptare, mos i lini keta qelbesira te na cakojne fatet tona.

  7. ilir floriri says:

    KENI HARRUAR ILIR FLORIRIN -PUQISTIN – GRUSHTIN E SHTETIT

  8. funerali says:

    gjerman apo amerikan kjo eshte godittja e pare e hapur per kater institucione te kalbura.
    presidenca, shiku, hetuesia, dhe gjyqesori.
    jane permendur bemat, dhe autoret me emer e mbiemer.
    duket e zakoneshme ne kete teater zhurmemadh plot me thenje e kunderthenje, por
    kjo eshte nje bombe e vertete nukleare.
    loja perfundoi. tabori I verber I shqupit I tehequr nga berisha ka cekur fundin e detit ne gopin me te thelle11,000 metra.

  9. XHIM XHIBOKSI says:

    Kjo eshte e veteta qe JU thoni zotrinje te Fondacionit Bertelsman,JU i keni vene piken mbi inje dhe ju shume mire qe e thoni hapur se shpellaret nuk degjojne ndaj dhe nuk duan reformen ne drejtesi ata dhe ata duhet te ndjekin shembullin e Bamir Topit,Alfred Mojsiut dhe Rexhep Mejdanit e te mos sillet si ne PD-ist i flliqur harram e siç thot dhe Sbit Brokaj ne artikullin e mesiperm qe Visho Ajazin dhe Adriatik LLallen ti kishte qeruar dhe shqiptaret do kishin ngelur pa telashe si keto qe po degjojme sot dhe qytetari DIxhital do e kishte zene gjumi Vishon e LLallen qe e ushqejne perdit me informacione turp nuk jep informacion Kryeministrit dhe Kryetarit te Parlamentit dhe i jep Shpellarit SALI. Jam nje qytetar i thjeshte dhe me vjene mire qe AMERIKA DHE gjermania e BE E kane marre seriozishte dhe nuk falin me keshtu veproni se populli shqiptar do t’ju jete pehere mirnjohes per kete ndere qe ju po i beni. Lavdi Zotit DHE AMERIKES E GJERMANISE E BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje