Kë kërkon të trembë me luftë civile "trimi" pa armë i Partisë Demokratike?

19 Qershor 2016, 12:11Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

“Kjo reformë properëndimore, e futur në Parlament, sjell luftë civile” – na tha dje Lulëzim Basha.

Kë kërkon të trembë me luftë civile “trimi” pa armë i Partisë Demokratike:

Shqiptarët e vuajtur nga padrejtësia dhe varfëria; politikën amerikane, apo kryeministrin Rama?

Asnjërin prej tyre nuk e tremb dot, sepse…gjithmonë në luftën e pamundur, një fishek, ka mbetur dhe do të mbesë një fishek.

Një individ që nuk ka fare kulture historike, sikurse Lulëzim Basha, vetëm ai mund të shpërvjelë fjalë që nuk u di kuptimin. Por ka tepër gjasë që këtë formulën e “luftës civile” t’ia këtë dhënë djalit mendja e lodhur, e trembur dhe e errësuar e Sali Berishës.

Por, për politikanët amerikane, një nonsens i tillë nuk tremb ata, por u jep të kuptuar atyre se Berisha dhe Basha janë trembur deri në ekstremin e të folurit përçart.

Po pse, a ka gjimnazist sot në botën e qytetëruar që nuk e di se lufta civile është perplasje e armatosur midis dy grupeve me interesa të kundërta politike dhe ekonomike në një shoqëri? Ku janë grupet e armatosur në një shtet si ky yni? Nëse Berisha mendon se me një “grup kaçakësh” të rrugaçërisë shqiptare do të godasë një shtet të NATO-s, komedia është edhe më shprehëse.

Shqiptarët sot, si në një skenë teatri, po shohin vjedhësit e tyre që kërkojnë që me çdo mjet të mbajnë gjëne e vjedhur. Por ja që shqiptarët në këtë rast kanë me vete historinë e tyre: bota perëndimore ku shqiptarët aspirojnë të hyjnë, kërkon shpronësimin dhe ndëshkimin e grabitësve të shqiptarëve.

E pra, ekuacioni është shumë i thjeshte: e ardhmja e shqiptarëve është në funksion të ndëshkimit dhe shpronësimit të grabitësve të tyre. Kështu që, pse lodhen kot grabitësit e korruptuar, kur këtë gjë sot e dinë të gjithë shqiptarët?

Por, mos ndoshta ky Lulëzimi ka dashur të na kërcënoje, jo më luftë civile, por me grusht shteti, të përkrahur nga Meta dhe Berisha si Bashkim me vota në Parlament. Por edhe ky është neivitet feminor në politikë: pse, a mund ta njohë Perëndimi dhe politika amerikane qeverinë e grabitësve që presin ndëshkimin? Po shqiptarët bar hanë? Po Zëri i Amerikes do bllokohet valësh nga golpistët? Po paratë ku do t’i gjejnë, do t’ua japë Moska? A mund të mendohet kjo nga një mendje normale?

Keni rënë në marrëzi, o te mjerë, pse s’ecni me qetësi drejt ndëshkimit! Kjo është rruga tuaj.

Tani shqiptarët e dinë se institucionet e hetimit dhe ndëshkimit, sipas reformës nuk i zgjedh politika shqiptare, por ekipet amerikanë dhe europiano-perëndimorë. Atëherë, pse nuk pranoni arbitrin perëndimor, por na kujtoni dhe luftën civile? Domethënë, shqiptarët, me luftë të armatosur, ose me grusht shteti, do të izolojnë Shqipërinë sërish nga Perëndimi?

Ore…janë në gjendje të kuptojnë këta antiperëndimorë se Perandoria Osmane ka rënë dhe Enver Hoxha ka vdekur me gjithesejt?

Ja çdo të ndodhë me votimin në Parlament: deviza do të jetë kjo – me Amerikën dhe Bashkimin Europian, apo kundër tyre?

Ata që janë kundër, le ta djegin mandatin e deputetit, se ai do të mbetet një mandat që nuk e pranojnë si mandat, 97 përqind të shqiptarëve.

40 komente në “Kë kërkon të trembë me luftë civile “trimi” pa armë i Partisë Demokratike?”

  1. shqipe says:

    Bravo avokat qe ja thua troc punet ketyre pisave te PD

    1. Edkari says:

      Avokot Ngjela
      do betohet e sterbetohet
      se nuk jane shkrimet e tija
      keto qe po vijne njeri mbas
      tjetrit….po ne do i perballim
      Mero Baze dhe avokotin
      dhe pastaj dime vete si do bejme,..

      1. aleks says:

        Taku merr pak pushim se je bere si dordolec

      2. shqipe says:

        O fendak i sales,tenje!…
        O ti,i Rames, neper kembe…
        Se dot nuk ta shaj, t’tem…
        Me te Rames, nuk je dende?

      3. nga erresira says:

        ti jo qe do ti rrush loqet si Meros dhe Avokatit ..por do ti besh gojore ene Edit o karri babit… eik tani futi nje gojore edit se mjaft bone te fortin duke na gric karriin me ato qe thua

    2. majlinda says:

      Me pelqen Ngjela, thuaja hapur ketyre mendje mykurve qe duan ti shkojne pas ketyre dy plehrave te shqiperise, dhe ti kundervihen Perendimit ! PO perse ? per te mbrojtur hajdutet dhe vrasesit per krimet qe kane bere ! Po kjo duhet bere , tu thuhet JO e madhe ketyre te dyve qe duan vetem lufte dhe te qeverisn mbi zjarr dhe hi, kete do berisha kete do basha.

  2. korçari says:

    Bravo z.Ngjela çdo shqiptar e kupton se bastardet Berrisha&Co jane kunder USA dhe Europes pasi po perpiqen te mbrojne krimet e tyre dhe nqs nuk duan t’a votojne reformen zgjidhja eshte REFERENDUMI pra populli vulos dhe vendos perfundimisht rrugen drejt Europes dhe prosperitetit dhe Shpellaret do te ngelen nje bande e izoluar dhe e deshtuar uroj e denuar

  3. Opozitar i sfilitur says:

    O avokat po pse i krijon iluzione te reja te mjereve shqiptare?
    Per nje post qe te kane premtuar ne piramiden e re te drejtesise?

    1. Spartaku says:

      Opozitar i sfilitur! Vertete qenke i sfilitur dhe i lodhur nga trute e kokes.Ngjela po thote ato te verteta qe jane te pranushme per te gjithe shqipetaret.Lulezim Basha,qe flete per lufte civele,ku ne verin e semes e gjeti kete te drejte ai? Shqipetaret nuk duan lufte civile por reformen ne drejtesi,se bolle e mbajti Sali Berisha te varur.Sote populli kerkon nje drejtesi te pavarur,si kjo qe po na serviret nga miqet tane te medhenj.

  4. + says:

    te lumte z ngjela.influenca reaksionare anti eu po sponsorizon ne disa vende te europes. po ashtu edhe ata te PD,se ne shqiperi.

  5. santiago says:

    Brace kishte te drejte per Lulekuqe Bashen kur tha” se Lulit po ti nderpresesh fjalen dhe ti thuash se ma perserit cfar the, ai harron se cfar ka thene” prandaj z. Ngjela ke te drejte kur thua se Luli nuk ja di kuptimin fjaleve ,thote cfar i thote maloku

  6. Nuk kam pasur simpati per ty z. Ngjela ,por ti je bere kohet e fundit nji’ Rambo ‘i Drejtesise se munguar shqiptare !
    Fjalimet e tua ,jane busulla e shpreses se vdekur shqiptare !
    Nji BRAVO, nuk ben pun…nuk te mjafton !
    Duhet qe te gjithe politikanet shqiptare te bejne deklarata te tilla,sepse heshja shume here eshte e barazvlefshme edhe si bashkefajtor !

  7. opinion says:

    SHQIPERIA BEN DHE PA MANDATIN E TYRE , MADJE NA BEJNE NDER PO TI DJEGIN , U DJEGSHIN DHE VETE ATA .

    1. Arturi says:

      Hahaha, bukur e ke thene! ?

  8. Kurveleshi 1 says:

    Hallall buka zoti avokat…….

    1. Vicidolsi says:

      Bravo Taku ! Nuk kane ku shkojne , sa do e forte te jete mafia Meta&Berisha , ata do kene perballe Ameriken dhe BE .! Shoqen Lulezime e kane si kone per te bere gam , gam .

  9. Fatosi-kosove says:

    Zoti Spartak duhet te urojme shendet dhe jete te gjate sepse gjerave ju thua troq siq jane,edhe lules se PD-s ja thua por kujt se jo pse nuk e kupton por sepse eshte bindur se ka kapur zotin per bole dhe tash mund ta kercenoje ke te doje ose edhe ta vrase ke te doje e kur te doje ,prandaj une do te isha shume i lumtur zoti Spartak qe nje dite te shof ne krye te drejtesise shqiptare sepse ti ja gati i vetmi qe ke guximin tia nxjerre nga hunda te gjitha krimet lulit dhe babait te tij sali berisha por edhe vllaut te tyre fazlliiqit,prandaj te uroj shendet dhe jete te gjate .

  10. gjon cima says:

    Av. Ngjela, po te te premtojne nje cope byreçke, a do te merrje pjese ne kete levizje te PD me te njejten parulle siç bere me 21 Janarin ?

  11. Lol says:

    Ha ha ha je kaq idiot o taku sa edhe ti e kupton se po te kishte arme do iknit me vrap si dhia. Berishen do e keni frike edhe kur te vdese.

    1. andromeda says:

      Por dhe do e urrejmë përjetësisht, Lol.

  12. tironci says:

    Artikulim shumë i fortë, i paparë dhe historik nga Avokati kësaj radhe;

    Ore.. janë në gjendje të kuptojnë këta antiperëndimorë se Perandoria Osmane ka rënë dhe Enver Hoxha ka vdekur me gjithësejt?

    E ke djeg fare Avokat, ke shkrujt nje shprehje historike!!!

  13. gjon cima says:

    Kam pasur shume simpati per Spartak Ngjelen kur u burgos gjate regjimit komunist edge prej te iati qe ishte burre i mire dhe punonjes i forte… prisja nga Ngjela zgjidhje te mira per situaten e sotme shkaterrimtare.

    Grate ketyre viteve te tranzicionit Ngjela vetem ka peshtyre ne kerkim te byreçkes por krejt i paafte per tu kthyer ne lider dreja nje te ardhme normale te perparuar

  14. Sul Pumi says:

    Zoti Spartak , Ata po pregatiten te hikin ne Korene e Veriut per te kerkuar azil. Ta kam thene disa here.. Rrespekte dhe faleminderit per ndihmen tuaj , Z:AVOKAT ……..

  15. sandri says:

    DEMOKRACI NE SHQIPERI NUK DO TE KETE PER SA KOHE ISH KOMUNISTAT ME TE EGER NA U BENE DEMOKRATET ME TE FLAKTE .KTA NA BENIN NEVE POPULLIT TE THJESHTE DJE YSH E SOT PRAP GOMAR
    DO ZOTI DHE DIKUSH NGA PERENDITE QE U DJEG IN HALLET E VETA TE NA NDIHMOJE SE KESHTU I BIE QE NE SHQIPERI VETEM QENET E PDs TE LEHIN E JETOJNE
    DREJTESIA ESHTE NE DUART E PLEHERAVE TE PDs ME SHOKE ATA QE NUMEROJNE ME MILJONA EURO JO LEKE PO EURO E DOLLARE ATA IA KANE BERE GROPEN SHQIPERISE
    DHE KUPTOJENI MIRE TANI O NJREZ QE E KENI NE ZEMER SA MBRAPA JEMI QE KURE NGELEM NE DOREN E ISH KOMUNISTIT SALIR B DHE NJEHERE SALIR PERKTHEJENI NGA FRENGJISHTJA
    SA E PASUR DHE E BUKUR ESHTE SHQIPERIA JU DO TA MERRNI VESH VONE POR PASURITE NA I GRABITEN DETIN NA E FALIN ARMIQEVE TANE SHEKULLORE
    SPARTAK TI E DIN MIRE CDO TE THOTE KUR JE I ZHYTUR NE ZULLUME E GJYNAHE NGA AI NJERI QE MOS I NGELTE FARE E STERFARE NE TOKEN SHQIPTARE
    LE TA BEJME SHQIPERINE PER BREZAT QE VIJNE SE NE NA LATE PA ATDHE TE DEBUAR NGA AJO TOKE ME E SHTRENJTA NE BOTE
    NE QE JEMI JASHTE NJE DITE DO KTHEHEMI DHE JU QE NA DEBUAT NUK DO I GEZONI ATE CKA NE NA E VODHET ME TE SHTREJTEN LIRINE E JETES NE TOKEN TONE QE EDHE PSE E VARFER NE E DUAM DHE DO TA DUAM BREZ PAS BREZI JO PER TA GRABITUR POR PER TA RUAJTUR E BERE ME TE BEGATE NJE SHQIPERI ME PLOT THESARE NE TOKE E NENTOKE
    SHQIPERINE DO TA BEJME NE NE EMER TE TE GJITHE ATYRE QE JU I VRATE NE MES TE BULEVARDIT DHE JU I QUAJTET DROGAXHINJ E KOKEPALARE
    POR TE JENI TE BINDUR JU BASTARDE E BIJ BASTARDESH NJE DITE E BUKUR DO TE VIJE NJEHERE DHE DO SHIHEMI NDRYSHE
    EDI RAMES I THEMI MOS U TERHIQ DHE BEJ DETYREN QE HISTORIA E VENDIT TIM TE KA NGARKUAR SE BOLL MA ME VUAJTJET TONA SHEKULLORE

  16. Spartaku says:

    Lulezim Basha dhe mesuesi i tij i çmendur Sali Berisha,sa do qe bejne thirrje per lufte civile,nuk e bejne dote se nuk i shkon populli pas. Popullin e kane kundra,pasi ai do drejtesi te pavarur,dhe jo si sote qe eshte e varur nga pd-ke. U doli boja fare,u bene bajat keta te pd-ke. LULEZIM BASHA NUK DI SE CFARE FLETE. KODRA PAS BREGUT.

  17. Siguria says:

    Gri sallat o avokat!Si do qe ta besh ,sado llafe te bukura qe te shkruash dhe ti je nje nga ata,politiqenet tane!Po mundohesh me thonje e me dhembe per te qendruar ne treg po je konsumuar.Shiko sa I drejte je vete njehere me mashtrimet dhe borxhet e tua pastaj bej si I zgjuar.

  18. TERRASSINI says:

    Edhe perse AVOKATI JONE I SHQIPERISE ,
    eshte si shpesh her shuuuume Korrekt Politikishte;
    duhet theksuar se kta PeDera islamiste , kane patur ne cdo kohe dhe do vazhdojne te kene
    nji arme shume te forte ne kte vend ,e cila eshte Injoranca ,
    te cilat sot ,me vleresimin qe Bota moderrne ka bere ,eshte nji nder armet me vdekjeprurese per kombet
    qe e misherojne ate Brenda tyre !!!

    Me kot nuk exziston ajo shprehje filozofike ne ndertimin e nji shteti ;

    LUFTA ME E VESHTIRE MBETET GJITHMONE LUFTA ME INJORANCEN !

    Dhe , nqs do kthehemi pas ne kohe ,ne vitet mbas 91-shit …do shikojme ,se me sa pasion
    u financua nga PeDerat ne pushtet kjo mase Injorante , te cilen e mblodhi nga malet me te larta te shqiperise
    nga shpellat me te humbura ,nga largesite me te medha te botes dhe civilizimit,
    e i solli ne qytete , ne Tirane , duke i vendosur ne postet me te rendesishme te vendit .
    Pra attenzione signor AVOKATO , armet jane ala ktu ; MES NESH !

  19. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Luli eshte zedhenes politik i Berishes !
    Berisha ne opozite,qendon I “fshehur” ne ilegalitet,kete formim politik ka,komunist 24 karade.

  20. funerali says:

    avokat je I madh.
    ” askend nuk tremb.. sepse ne luften e pa mundur nje fishek, ka mbetur e do te mbesi nje fishek”
    I ke dhene keshillen me me vlere per situaten.

    gjermania I paska derguar nga nje zarf per shoq zoterinjeve dhe shoqatave te meposhme:
    bujar nishani,
    visho lika dhe visho ajazi.( ketij I ka cuar dy zarfe meqe ka dy mbiemra dhe I ka dale grafia me dy koka).
    korporates se korupsionit te gjykatesve dhe prokuroreve. ( zarfet e ketyre jane shume te rende, meqe kane shume zarfe te vegjel brenda)

  21. Hazalli says:

    Per kenaqesine time seksuale duhet te pohoj se sa here lexoj mendimet e siperme te atij qe vetquhet
    Ed…….ri kam nje shfryrje seksuale sa me vjen dhe per te vjelle dhe per dhjere……….ik mer legen qe te emri etj……..

  22. zvaraniku says:

    Edhe qe doli haptas se nuk e do kete vend, pavaresisht gjithe presioneve plaku mere e ka zakon qe shkon gjithnje kunder rrymes, jane shume arsye madhore pse ai e do lesh e li kete vend, po na vjen keq per shume djem te rinj qe mund ti japin asaj partie qe nuk dalin kunder, te ecin perpara qe te perparoje ky vend, po dalin neper podiume dhe bejne tellallin e tij, turp per keta zvarranikesh, jane te lyer dhe ata ose ja kane frike se ai te vret sic i vrau dhe te tjeret, ne thame jane te rinj dhe do ecin, por jo edhe ata ne thundren e pensionistit te tyre te vjeter dhe te dale mode, shkojini prapa se mallkimin e ketij populli do ta keni gjithnje me vete. Dhe themi te kthehemi ne, kurrrrre, pa ik nga faqja e kesaj toke ai plak.

  23. Jak-Boston says:

    Zoteri Ngjela ka te drejte ne ato qe thote, por zoteri Ngjela eshte si puna e domates qe nuk rrin dot ne kembe pa u mbeshtetur pas hurit.
    Ngjela ka nderruar disa hunj ndervite, por kete rradhe mendon se do jete i sukseseshem ngaqe ka zgjedhur hurin me gjatosh qe ka pare.
    Avokat nuk e di nese e beni me vetedije, por per mua fajin e ka gjithmone ai qe eshte ne pushtet, kjo sdote thote se opozita e sotme nuk e meriton te nxirret jashte ligji.
    Avokat me shume rrespekt te kujtoj se komunistat luajne cdo lloj roli per te arritur qellimet e tyre, ne kete rast komunistat kane ndare rolet dhe luajne lojen ne pozicione te ndryshme gjoja pozite PS, opozite PD dhe te lekundur LSI, por ne fund puqen bashke dhe festojne ne fshehtesi fitoren e radhes kunder armikut te radhes, qe ne kete rast eshte reforma ne drejtesi e sponsorizuar nga perendimoret.
    Pervec euforise duhet te ju shpjegosh edhe peisazhin e politikes shqipetare ne menyre te paaneshme sic duhet te beje nje avokat dhe jo te shkruash si nje “salesman” matrapaz quhqt ne shqip.

  24. asnjanes says:

    lidheni mor kete bq burr ky nuk eshte as avokat se nuk ka bere ndonje shkolle avokatie por as burre se nuk ka pas dhe nuk ka grua.edhe sikur te verteta te thote behet i pabesushem sepse eshte bq.

    1. ti je nji putane shpelle i fshehur mba nji “kondomi asnjanjes” ,
      tipike tinzare islamuti shpellari

  25. "Horri i Bulevardit" says:

    Ne zgjedhje e qershorit 2013, ne te gjitha komentet, thirrja ime ishte, votoni Ligj e Drejtesi te Spartak Ngjeles dhe FRD te Bamir Topit, se mendoja se keto parti perfaqesonin te djathten e vertete.

  26. altin says:

    Zoti avokat ,mos harxho kohe kot me kerricat e brezit te ri te pedes.Ata nuk i pjerdh askush as brenda shqupit keshtu qe mos i pirdh fare as ti , se ju jep kot rendesi te pamerituar. Ndersa shqupistet e vjeter besoj se qetesohen kur ju permend preshin e lushnjes. Ky perim i qeteson nga nervat e acaruara ,prej reformes ne drejtesi te gjithe brezat e shqupisteve .Te gjithe ne ,shqiptaret e ndershem po kuptojme cdo dite e me teper se vetem drejtesia e pavarur do sjelle zhvillim per te gjithe ne.Nuk mundet me ps te lejoje qe drejtesia te jete e marre peng nga shqupi.

  27. Varthi says:

    Avokat,
    Do të mjaftonte që Amerika dhe BE-ja këta katër kryesorët e PD-së t’i fuste në listën e zezë, duke u bllokuar hyrjen në këto vende dhe llogaritë bankare.

  28. Gasper says:

    Avokat Ngjala. Ik o plakush dil ne pension, se morrat si puna jote morra do mbeten edhe ne boten tjeter. Surrate dhe shpirtra te humbur keni lindur dhe dhe po ashtu do jeni edhe ne boten tjeter!

  29. gk says:

    Si rralle here ,ne kete shkrim ke qene me se i sakte.100% i sakte.Pjesa e pare e hajduteve eshte te vjedhin. Pjesa e dyte e tyre eshte se si ta fshehin.

  30. QYTETARI says:

    FALEMINDERIT, ZOTI NJGJELA, QE JA CJER MASKEN NJE KRIMINELI ,ANTISHQIPATRI ME EMRIN SALI BERISHA DHE ZEDHNESIT TE TIJE LULEZIM BASHA. TE NDJKEIM ME VEMENDJE, FALEMINDERIT PER SHKRIMET DHE SQARIMET QE BENI NE FAKTE TE KETIJE BASHIBOZUKU, QE KERKON TE PERSERITE NJE 97 TJETER, VETEM E ETEM TE RREZOI QEVERINE DHE TE MARE PUSHTETIN ME DHUNE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje