Sherri i PD dhe djegia e mandateve, për një "gozhdë"

18 Qershor 2016, 13:28Politika TEMA

Nga Pandeli Majko

Deklarimi i Partisë Demokratike se do të djegi mandatet e veta në Kuvend në se dikush nga grupi i saj voton Reformën e Drejtësisë ka nevojë për një shpejgim. Në se një parti nuk kontrollon grupin e vet parlamentar ky është problemi i saj i brendshëm. Ai nuk mund të kthehet në një problem të publikut, dhe aq më tepër, kjo dobësi e brendëshme partiake të eksportohet në sigurinë kombëtare të vendit.

Cdo sinqeritet naiv e ka të vështirë ta kuptojë se një “rebelim” i brendëshëm partiak duhet të nxisë një parti serioze që të rebelohet karshi rendit kushtetues të vendit.

KJO NUK ESHTE RRUGA E DUHUR. Shqiperia nuk është ajo e vitit 1997 apo 1998. Ajo është anëtare e NATO-s ku siguria dhe sovraniteti i saj ka garanci të cilat nuk shkruhen në facebook.

Keqkuptimi i lirisë jep shpesh në politikën shqiptare një reflektim i cili vjen nga e kaluara e vendit.

Për shkak të rrethanave të jashtëme dhe të brendëshme historia jonë kombëtare e ka të fiksuar thellë kulturën e dhunës në politikë. Qeverisja nga pozitat e forcës në historinë e vendit ka sjellë dhe sjell ide të gabuara politike. Ato kanë nxitur shqiptarët të urrejnë njeri-tjetrin për arsye politike. Ky fenomen ka shkuar deri atje sa politikanëve shqiptarë u është dukur më e “natyrshme” miqësia me kundërshtarët gjeopolitikë se sa me bashkëpatriotët e tyre.
Edhe fëmijët e shkollave kanë të drejtë sot të shohin me habi në leximin e historisë sonë kombëtare për miqësitë personale të politikanëve shqiptarë me kundërshtarët e shqiptarëve…

Mungesa e skrupujve për të qënë sa më parë dhe sa më shumë në qeverisje ka shkatërruar rregullisht raportin e publikut shqiptar me politikën. Kjo histori duhet të marrë fund.

Raporti i cdo shoqërie me lirinë pa drejtësinë ka qenë dhe do të jetë i deformuar. Drejtesia nën politikën ka prodhuar rregjime në Shqipëri. Reforma e Drejtësisë që 33 deputetë kanë depozituar dje në Kuvend nuk është akt i njëanshëm për destabilizim. Ai kërkon që vendit dhe shoqërisë sonë me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian ti hapet një kapitull i ri. Ai nuk është gjest formal por një përgjigje elokuente ndaj dobësive tona kombëtare.

Pa drejtësi nuk ka të ardhme. Shqipërisë i duhen politikanë të mirë, por, ata nuk do të ekzistojnë pa pasur gjyqtarë dhe prokurorë të aftë. Nevoja për këta të fundit është ulëritëse dhe do të vendosë fatin e vendit më shumë se kartonat e politikës. Të bësh kauzë politike për emërime partiake në drejtësi është një sfidë e vështirë.

Në fund të votimit në Komisionin e Reformës së Drejtësisë vendimi i përbashkët i anëtarëve të saj ishte që dokumenti që votuam të konsiderohej I HAPUR për cdo negociatë dhe ndryshim. Në vend që ti “skërmitemi” njeri-tjetrit besoj se ka ende kohë për të negociuar të mesmen e “artë”.

Me pak realizëm zgjidhjet mund ti kemi në tavolinë.

Boll u morëm me një pikturë të mbaruar. Zgjidhja është pas saj. Kjo është pak fyese por e vërtetë. I gjithë ky sherr bëhet për një “gozhdë”. Nuk është hera e parë që ndodh. Sigurisht!

17 komente në “Sherri i PD dhe djegia e mandateve, për një “gozhdë””

  1. Edkari says:

    Ky eshte tamam nje njeri pa bosht..
    Dua te them se kur ky palla ishte
    kryeminister truproja i ketij nr 1
    nje fare Kuqo,keshtu e therrisnin
    mbeti i vrare ne kryeministri.
    kjo ngjarje u mbajt sekret dhe
    nga vete Majko(sa gjo e shpifet)
    qe duhet te denonconte vete i pari.
    Malsorit dhe qenin qe i ruan shtepine
    po tja vrasesh duhet qe tja paguash
    aq sa thote i zoti ose perndryshe……
    Sot ky qoftja flet kodra mbas bregut
    dhe kujton se ka njeri per mendjen e tij..
    …………………………………………………….
    ………………………………………………………….
    Majko pse e mbylle gojen kur ta vrane Kuqon?

    1. ALB says:

      O Edkar, paske qene si ata spiunet e komunizmit qe dinin cdo gje per cdo njeri; edhe Salen spiun e keni, edhe Jozin edhe ….. edhe ti. C’a te them, jeni te gjithe mjerane, spiune, bythqima, legena, pa shtylle kurrizore, pa ftyre, friksa nga I MADHI si tradite.
      Te iki kush te mundet nga hapesira gjeografike me emrin Albania, nuk ja vlen me Edkarin dhe Sal-sit te besh bisede llogjike.

      1. Grigor says:

        Shqiperia ka 25 vjet qe lengon ne nje gjendje amullie midis diktatures dhe demokracise, sepse ka shqipetare si puna e ketij Edkari qe u punon vetem pjesa e trurit qe duhet per te ngrene dhe per te shkuar ne banjo.
        Nuk shohin me shume se interesi personal, nuk kane bindje politike, nuk e kane idene se c’eshte demokracia, bredhin mbrapa nje ish-komunisti diktator qe ka patur idhull Enver Hoxhen, bejne mitingjet si ato turmat myslimane ne Pakistan dhe Jemen te cilat djegin flamure amerikane, dhe shohin vetem armiq tek shqipetaret e tjere.
        Keta jane fatkeqesia e kombit. Keta derra pa tru shfrytezon Vicidolasi komunist per te ruajtur zoterimet e Mafias qe ka krijuar vete. Por keta, si pa tru qe jane, nuk e kane idene se po mbeshtesin anti-shqiptarizmin.

    2. Moni says:

      Edkar, po nderro emrin sepse te tille te ka bere jo vetem mendjen por edhe surratin. Mbetet duke thirrur, poshte Europa kurve dhe imperializmi amerikan. Vetem Sali Berisha rrofte.

    3. Toni says:

      oooo edkar mire e ke ti se UDB-ja u a ka futur karin ne tera vrimat juve sojit+sorollopit tend plot 26-vjet,ti do jeshe me siguri gomari i hasit flamur noka,hajde lavazh truri hajde ti ben mire ta nderrosh nick name…

    4. Saldebili says:

      Bajgat e mija ne Presidence, Drejtesi, Prokurori dhe SHIK kane qelbur vetem Shqiperine por ky karafili ketu po qelb edhe rrjetin.
      I kam ushque te gjith me grosh.

    5. Kuqo i K/MINISTRISE says:

      O ed’Hajdar,
      Me llogjiken tende qenke nje paloKar qe se paske shokun. Dukesh qe qenke çe Qen i shkolluem dhe i tiranizue dem baca dem tirons, nga te paret. Paske dhe info per kuqon qe te qift tan fizin e ty ma shume. Infon fute ku te duash se pjesezat e tua te mutupetullave qe shperndan ti hash e te bejne mire or shpedhar. Po pate ndonje merak me kuqon shko e gjeje se verdalle neper tiraane e ke dhe po tu krujt ta rras dhe ty ndoj ar K.

  2. Vezhguesi says:

    Nje parti qe ka ne programin e saj vetem djegejen e shkaterrimin nuk mund te shkeputet nga ideja e saj. Per kete pariia fashiste ,se emrin “Pari demokratike “e ka dhene proven e saj. Mos harroni se ai qe mban pishtarin per te vene zjarrin, Sali Berisha, ka perdorur vetem gjuhen e shkaterrimit, ka djeguar e shkaterruar. Mos harroni shprehjen me te poshter qe degjoi populli shqiptare ,kur te majtet erdhen ne pushtet , “Do t’ua ngrije buzqeshjen ne buze” E dihet se cberi? Ky sharlatan ,ky korb i zi i shqiperise, ky shebetor i Serbise, arriti qe i ktheu ditet e zgjedhjeve ne dite dhune. Ishte ky njeri qe tha se pushtetin e marr me force,duke perdorur vetem djemte e Mamurrasut e Bushatit, po sote duhet ta harrojne se nuk jane ne ate mendje djente e mamurrasit e Bushatit. Eshte ky person qe per pushtet vrau nqytetar te ndershem e me duare ne xhepa me 21 janar……… Eshte ky qe shkaterroi edhe pemet nga inati dhe dogji nje bunkier vetem e vetem qe te shikonte flake. Tani kerkone qe nepermjet Lulzim bashes, Pianecit,Ristani, Kokerjepurit, Strazimiri, idiotit Flamur Noka, zagarit Bylukbashit e Kones Vokshi , trushkulures JOzefine ,te shohi zjarr ne parlament. PO kujt i plasi se ngelet ju pa mandate? Kush i ka dhene mandatet Partia apo populli ? Pse nuk e doni drejtesine? A jeni ju qe nuk votuate kushtetuten ? A jeni ju qe [er 8 vjet vettem shkaterruare e mashtruate…… HAKA E POPULLIT DO TU ZERE. SALI<TE ERDHI FUNDI.

  3. funerali says:

    Zoti pandeli, me 11 paragrafe ke shkruar koncentratin e 11 kapitujve te histories se politikes shqipetare. qenke bure I zgjuar.

  4. Edkari says:

    Mos ma vini re se kam rrjedhur.. Ngela duke ia marre ne goje sales dhe bashes dhe me eshte kthyer ne semundje profesionale gojorja shkerdhatokracia dhe ligesia. Meqe ra fjala ka ndonje ti’a marr ne goje ketu?

  5. Guy Fieri says:

    Ti edi kari ke ngatrruar emrin se ju kriminelet keshtu i ndryshoni.Une jam i sigurt se je Basha kari ose Salihloqja. Te fala Ristanit

  6. LABI 2 says:

    Ky EDKARI me mire te quhet Edkariç se siç e shkroi njeri me lart prejardhjen te tere andej e kane bashke me saliç-in

  7. bureto says:

    Esshte e vertete se saliu eshte ne krye te piramides se te kqijave qe kane ndodhur ne kete tranzicion ne Shaqiperi. I pari, frymezuesi dhe zbatuesi. Por mos te harrojme se ai i vetem nuk do te kishte se cfare te bente. Asnje! Ose demet do ishin episodike dhe sot do te ishin harruar. Jane ata pra qe kane mendjen irracionale si te nje komentuesi me siper me nje pseudonim qe ta peshtiros, dhe qe per fatin tone te keq si ai jane qindra mijra. Ketyre si u behet? Berisha kulmin e demeve qe i ka bere Shqiperise qene ato te para vitit 1997. Ishte ai momenti qe a do duhej te dilte nga politika me gjithe ato zullume e krime dhe vendin e kishte para drejtesise. Atehere kush e toleroi? Keq me vjen ta them, por ishte dhe Majko, nder te tjeret, nje nga ata qe i shtrine doren e pajtimit ne mars 1997 ( A i ka vrare ndopak ndergjegjia). Pra e amnistuan. Dhe edhe pse ra nga pushteti me vote, ai ua ngriu vertet buzeqeshjen. Beri shtatorin e ’98 dhe kryeministri e presidenti i majte mbushen breket. Cubi perballet vetem me metodat e tij.(gozhda del me gozhde-thote proverbi)
    Erdhi ‘2005. E mbani mend sesi e mundesoi Nano (terheqje taktike, sepse edhe figura e tij arriti kulmin me korrupsionin) te vinte perseri ne pushtet kobziu, vetem se i kishte premtuar atij postn e Presidentit dhe do te bente {(Berisha eshte nga ata qe i mbron e mbeshtet me thonj ata qe i sherbejne) Dhe Nano do te ishte president ne vitin 2007 por nuk u be se nuk e deshen socialistet (Rama dhe Meta), por edhe se Berisha me kercenimet per destabilitet (si sot) i trafikoi aq vota sa iu deshen te zgjidhte persidentin e vet}. Berisha u doli borxhit. Propozojeni, u tha socialisteve t’ua votoj. {le te mos flasim pastaj per pisllekun e prillit 2008, ndryshimet kushtetuse (marreveshja e Rames me Berishen, per te cilat Meta na beri dhe greve urie ne sallen e Kuvendit, se ndjeu qe ato ndryshime e nxirrnin nga skena politike. E shpetoi Saliu (per hallin e tij) ne vitin 2009 me kater deputete te LSI , dy prej te cileve ua rregulloi Berisha, duke perfshire dhe vete Meten me vota te PD ne Ndroq. Ka tete vjet qe Meta i s’ndihet ai per ato ndryshime. A nuk do te ishte sot rasti kur kushtetites po i behet nje ndryshim i thelle?). Sherrin e atyre ndryshimeve e ndjejme akoma dhe sot ( me dekada, tre bajraktare ne krye te vendit dhe kushedi kur do vdesin ( se me vote s’i heq kush dot, qe te shpetojme}.
    Iku si iku koha 2005-2009. Populli perseri nuk e legjitimoi Berishen ne zgjedhjet e atij viti, por ja qe u desh uria e Metes per pushtet dhe para (jane sivellezer ne kete pike) dhe ne kete qeverisje simbiozmatike e pame se ç’bene. Zullumet dhe krimi arriten kulmin (Gredeci, 21 janari, deti, rruga e Kosoves etj). Sot jemi persesri ne piken kritike kur perseri ketij demoni i krihet bishti (edhe nga Meta por me dredhi qe gjithsesi bie ere). Deri kur? Pra e keqja po te qe vetem Berisha, sot do te ishte harruar. Majko ka disi te drejte kur ua atribuon shume te keqija vete shqiptareve. Por keta te shkrete jane drejtuar keq dhe kane nevoje te udhehiqen dhe jo te mashtrohen e zvarriten. Pikerisht kjo i mungon popullit. Nje force idealiste, e sinqerte, e pakompromentuar deri me sot, qe e do Shqiperine per shqiptaret dhe jo per vete, qe t’ua thote gjerat troc dhe ta therrese ate ne nje aksion politik te fuqishem per ta shporrur perfundimisht nga skena kete klase oligarkesh dhe te korruptruar, perfundimisht dhe monstren Berishe e Co.

  8. Gjon Leka says:

    E drejtë, drejtuesit e shtetit janë lidhur me armiqtë e kombit për të dominuar e shtypur të vetët. Kam dëgjuar këto ditë anëtarë të PD-së të thonë pse të mos lidhemi me Rusinë. Për një vit, ajo do ta bëjë Shqipërinë lule. S’kemi ç’i duam SHBA-në e BE-në, Çudi! Nuk besoj se janë fjalë në erë.

  9. Taras Bulba says:

    Mos u lodhni duke i thene atij Edkari qe te mos shkruaj ai do te shkruaj per dite deri sa te shohe baban Sali ne burg,dhe per dijeni te plote po ju them se ai me pseudonimin Edkari ,eshte Shkelzen Liri Sali Berisha

  10. Ed Kari boke dhe gojore po ca do qe ne nuk ja japim bythqirave si tja bejme .mos boj mo koments se na I keni shpife me mbeshtetjet e juaja partiake ne vend qe te komentoni per te miren e vendit

  11. Sul Pumi says:

    Majko ti dhe Meta , qe nuk i keni thene punes , puna e mbare , leri teorite e Karl Marksit per moralin e drejtesise. merr e flit per pronat, qe po vijne milionat e eurove nga gjykata e Stasbourgut, per tu paguar nga taksat tona, Si shume po paguan e po ju duron ky popull. Mos harro se cdo gje ka nje fillim por mos harro edhe mbarimin.. keni dekata qe shkerdheni ( me falni lexues ) kushtetuten. E kuptoni o te pa pergjegjeshem cfare po i beni keti mileti . Lereni teatrin e majmuneve , qe te gjithe politikanet e te gjitha kraheve. Keshtu do vazhdoni o majko , kukamceftash me njeri tjetrin. . Mjaft me . Cfare na quani ju ne popullin dele. Degjova para tre diteve , se do hapi thesin STRASBOURGU me miliona euro kunder shtetit shqiptar .Prisni se skeni pare akoma asgje. . Per mua , drejtesia ka ardhur ne vitin 1996 ne shqiperi , e falenderojme perendimin, qe ju vuri kusht per te qene anetare te GJYK te STRASBOURGUT : Sa ne fukarallek e keni cuar shoqerine . Ju sduhet tju zeri gjumi, e ti luan rrolin e paqes si hurjaip ,e mos u ngref si gjel deti. …… PS.. Po te jap nje tip o MaJko, leri te flasin per keto pune BRACEN ose BALLEN, se ata nuk e bejne keq kete pune . Qe te them pune e mbare per reformen ne drejtesi , sma mban goja ,se ti nuk i ke thene as edhe nje here punes , puna e mbare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje