"Kaç Islami i shiti Lesit foton time për 500 dollarë. Per para, ai shet dhe babën"

19 Qershor 2016, 09:21Politika TEMA

Profesor Servet Pëllumbi, si përgjigje ndaj reagimit të bërë nga deputeti Kastriot Islami, duke e cilësuar “sovjetik të rrymës marksiste”, e cilëson atë kryearrivist. Në ditarin e tij politik, profesor Pëllumbi sjell në vëmendje një episod pas vizitës së tij në Uashington në krye të një delegacioni zyrtar nga PS-­ja.

Pas kthimit në Tiranë, gazeta “Koha Jonë”, sipas profesorit, kishte botuar një foto të tij me librin e Marksit në një nga libraritë e Uashingtonit. Për këtë ai fajëson Kastriot Islamin, i cili ishte pjesë e delegacionit e që, siç ka rezultuar në 2003­-shin, ia kishte shitur për 500 dollarë këtë foto pronarit të gazetës, Nikollë Lesit.

Publikimi i fotos, sipas profesor Pëllumbit, kishte si qëllim dëmtimin e suksesit të vizitës së tij dhe delegacionit të PS­së në Uashington, i cili nga një marksist, i etiketuar nga Berisha dhe disa rryma në PS, ishte vlerësuar nga zyrtarët amerikanë gjatë takimeve të zhvilluara, raporton Panorama.

E hënë, 22 prill 1996

Sot një delegacion i PS­-së, i kryesuar prej meje, u nis për në Uashington me ftesë të DASH­it dhe të Mediterranean Institute. Një vizitë në kohën e duhur dhe që shpresojmë të ndikojë për mirë në zgjedhjet e 26 majit. Vetëm kam dy dyshime “të vogla”, të cilat pata kohë t’i gjykoj mbarë e mbrapsht në avion, në linjën shumorëshe Tiranë­Sofje­Nju Jork­Uashington.

1. Udhëtimi më erdhi si i papritur, i njoftuar me një letër urgjente nga Fatosi, në të cilën caktoheshin dhe anëtarët e delegacionit (Iliri, Kastrioti, Anastasi, Jorgji si përkthyes) dhe unë si kryetar delegacioni.

E martë, 23 ­26 prill 1996 Takime intensive në Uashington. Takimi i parë në Institutin Demokratik dhe Republikan në krah të Kapitolit. Nga të dyja institutet, rreth 10 titullarë me sa duket ishin caktuar për të bërë testimin e parë të delegacionit tonë të kryesuar nga “marksisti” Pëllumbi.

Na shoqëronte prof. Nikolla A. Stavro, shefi i Departamentit të Shkencave Politike të Institutit Mediterranea. Që në fillim unë thashë vetëm dy fjalë: Falënderim për vizitën dhe për takimin. Kemi ardhur në SHBA jo për të kërkuar mbështetje për vete për zgjedhjet e afërta, por që të kërkojmë mbështetje që zgjedhjet e 26 majit të jenë të lira, sepse kemi dyshime të përligjura se ato nuk do të jenë të tilla. Çështjen e lashë të hapur dhe pyetjet filluan nga zgjedhjet dhe kaluan deri në pyetje të zgjedhura si rastësisht, por që kishin natyrë testimi. Gjithsesi, ishte takim shumë miqësor. Profesori që na shoqëronte, më tha kur dolëm në korridor: “Këtu në SHBA thonë që profesorëve nuk u jepet për politikë, por ju sot, me fjalët dhe qëndrimet tuaja, e përgënjeshtruat këtë”.

E mora kryesisht për kompliment e xhentilesë të profesorit me origjinë nga Dhrovjani i Sarandës, por që më inkurajoi realisht për të ndjekur një linjë të tillë të thjeshtë, por të qartë e të sinqertë edhe në takimet e tjera që vazhduan në DASH, në USAID me drejtorin e Përgjithshëm, në Këshillin e Sigurimit Kombëtar, me kryetarin e tij Stefanopullos, me kongresmenë e senatorë të rangut të Sabanisit, me drejtorin e Institutit të Studimeve Strategjike ku shkova vetëm unë me Ilirin etj. Pasi trajtova disa nga faktorët e rrezikut, si ligjin e zgjedhjeve të miratuar vetëm me votat e PD­së; ligjin antigjenocid që krijon aparteid në kandidimin për deputet; organizimet policore dhe të “paramilitarëve” në funksion të dhunimit të zgjedhjeve etj., nënvizova edhe disa momente kyçe të vizionit tonë programor…

Ne nuk synojmë ndërrim kursi, por ndreqje të tij. PS është për një shoqëri demokratike të tipit perëndimor, të lirë e të hapur, është për një ekonomi tregu, për pluralizëm politik dhe ekuilibër social, për shtet ligjor, për respektim të lirive dhe të drejtave të njeriut e të minoriteteve, si dhe për arritjen e një cilësie më të lartë jetese për qytetarët e vet… Në rrafshin ndërkombëtar jemi deklaruar në mënyrë programore për integrimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike, për anëtarësim në NATO, për fqinjësi të mirë me Greqinë, Italinë e Maqedoninë, për një politikë aktive në bashkëpunimin e gjithanshëm ballkanik dhe europian…

Zgjidhjen e problemit të Kosovës e shohim si një faktor kyç për stabilitetin në rajon, si një zgjidhje paqësore dhe në përputhje me interesat e dëshirat e popullit të Kosovës, por edhe me parimet e aktet e njohura ndërkombëtare… Marrëdhëniet ekonomike, politike dhe ushtarake me SHBA­të i quajmë prioritare…

Deklaratën time në Press House e mbylla me fjalët: Ju siguroj se këto nuk janë deklarime koniunkturale, por pozicione programore të partisë kryesore opozitare në Shqipëri, pozicione të njohura mirë tashmë nga elektorati shqiptar, i cili shpresojmë të na besojë dhe të na votojë më 26 maj. I kemi premtuar se nuk do ta zhgënjejmë. Një premtim të tillë ua japim sot edhe miqve të pranishëm… Pas kësaj, takimi vazhdoi me pyetje e shkëmbim mendimesh. Bugajski, të cilin e kisha për karshi, më përgëzoi për fjalën dhe më tha se takime të tilla janë të dobishme për të njohur të vërtetën për njerëzit që nuk u shpëtojnë dot komenteve të llojllojshme… U interesua posaçërisht për Ilirin, për moshën e tij të re si nënkryetar i Partisë dhe lavdëroi anglishten e tij. Kur u mbyll takimi, më përshëndetën shumë nga të pranishmit ndërmjet të cilëve ishte dhe Elez Biberaj, deri sot i painteresuar për delegacionin tonë. Pasi më uroi për suksesin e takimit, z.Biberaj më tha:

– Delegacioni juaj ka qenë shumë i suksesshëm. Patjetër e dua një intervistë për “Zërin e Amerikës”. I thashë që në mbrëmje largohemi, por ai nguli këmbë për të shkuar menjëherë në studion që ishte afër, për të regjistruar intervistën. Kështu bëmë. Në studion e tij biseduam miqësisht për Kosovën dhe probleme të tjera, më prezantoi disa nga bashkëpunëtorët. Kur po vëreja librat në raftet e bibliotekës ku kishte shumë libra të Enver Hoxhës, më tha: “I mbajmë edhe këto”! Është normale për një studio si kjo, i thashë me të qeshur… Pastaj shkuam në studion e regjistrimit që ishte në fund të një korridori të gjatë. Intervista iu kushtua vizitës në SHBA dhe fushatës së zgjedhjeve në Shqipëri, që porsa kishte nisur zyrtarisht. Po sonte në mbrëmje u nisëm për në Shqipëri përmes Sofies. Në rrugëtimin e gjatë po sistemoj edhe këto shënime…!

E shtunë, 27 shtator 1996

Një intensifikim interesant i luftës kundër “marksistit Pëllumbi”. Sot, gazeta “Koha Jonë” boton në tërë faqen e parë një fotografi time me një libër për Marksin, me të cilin K. Islami më fotografoi në një sallon librarie në afërsi të Pentagonit, në Uashington. Gazetare Anila, më vjen që në mëngjes te dera e shtëpisë me gazetën në dorë, ma tregon dhe më kërkon që të prononcohem për “Kohën”…

Në fillim u indinjova, më pas u kthjellova plotësisht dhe i thashë se nuk kam asnjë koment, sepse e di që është “vepër e kryearrivistit”!

– Kush është ky? ­më pyeti Anila.

– Pse, nuk e dini që ky është Kastriot Islami?!

Dhe vazhdova.

– Do të ketë paguar goxha para Nikolla për këtë foto, se “arrivisti” për para shet edhe babën! Megjithatë, po u them, se te lexuesit me këtë fotografi “arrivisti” do të arrijë një efekt të kundërt nga ai që pret. Shikoni deçiturën: Zv.kryetari i PS-­së me një libër të Marksit në një librari në Uashington. Njerëzit me mend do të thonë:

– Po ç’të keqe ka një fotografi e tillë, kur edhe në Uashington u shitkan dhe u lexuakan libra të Marksit”! Po kështu asgjë s’ka për të fituar, veç përbuzjes së merituar me kapardisjet kafeneve duke thënë: “Ia hodha S. Pëllumbit me vizitën në Amerikë!” Kaq. Bëji të fala Nikollës”.

Kështu e përcollëm, unë dhe Lavdia, Anilën, që është tepër këmbëngulëse për të marrë atë që do. Megjithatë, intervistë nuk i dhashë! Në vitin 2003, në kafenenë e Parlamentit, Nikoll Lesi ia thotë hapur Kastriot Islamit, se si i kishte dhënë 500 dollarë për t’ia blerë fotografinë. Prezent me mua ishte edhe Ylli Bufi e deputetë të tjerë.

12 komente në ““Kaç Islami i shiti Lesit foton time për 500 dollarë. Per para, ai shet dhe babën””

  1. Moisi Golemi says:

    U priten nga shefi Nikolla Atavro, kryetari Stefanopulos, kongresmenin Sabanis, etj”.

    Paskan takuar lobin grek

  2. Mili says:

    E verteta vonon por nuk harron . Koha eshte treguesi me I mire prof Pellumbi dhe Kac i zi . Nuk eshte e nevojshme per me shume .

  3. sopiqoti says:

    Kastriot Islami ? Nje ” s a h a n l e p i r e s,” asgje me shume.

  4. Lennard says:

    Jo Z.Pellumbi nuk ka marre 500 USD po vetem 50 USD dhe nje dreke, .Eshte qylaxhi i vogel dhe Legen llamarine.

  5. LORA says:

    PS ka qene e mbushur me arriviste si kacarrum-spiun-islami;ende per fat te keq nuk eshte pastruar.
    Pse me pak ka qene ben-piramida dhe blush-dalzotes-nano-kurva ????
    Kur,per shpetimin e PS-se dhe te Majtes Shqiptare, ishte bash koha e domosdoshme e denoncimit dhe shpetimit prej malinjitetit te tyre ,Serveti nuk ia kishte ngene te levizte as majen e gishtit,ishte shume I zene me korrjen e yshyreve qe I jepte karrigja e nenkryetarit te PS,,,oh jo,e paska kryer nje akt te vetem ,i qenka qurravitur Anila Bashes.
    Nuk bej asfare cudi per shitjen e verdiktit te majte ne zgjedhjet parlamentare te 1996-es,,,qe paska nisur qe ne prillin e atij viti me viziten e “sukseshme” te Servetit me kompani ne SHBA,,,,qe vijoi me terheqjen dhjakse ne mesditen e 26 majit nga qendrat e votimit dhe finalizoi me pergjakjen e socialisteve te thjeshte te revoltuar,me 28 maj 1996.
    Jepi Servet,se qelbi juaj do ende kohe e mund socialistesh te vertete per t’u pastruar.

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      Lora,te ndjek cdo koment dhe jemi ne te njejten ane,por per kete rast gabohesh per Prof.Servetin.Ai u gjakos vete me 26 e 28 Maj ’96 ? ?
      Nuk eshte tradhetar i te Majtes Profesori…
      Pershendetje.

  6. taksidari says:

    Nje njeri qe shet emrin.
    Ai nuk le asgje pa shite.
    Shet familjen edhe vendin.
    E pa te keq ndrron partite.

  7. vaso says:

    Profesorin e kisha per serioz, por na doli dhe ky nje thashethemexhi i rendomte.Sa te rrosh do mesosh.

  8. ilir says:

    A e njeh Kastrioti te atin?
    Islami ka mbiemrin e te Atit?

  9. I drejti says:

    Kaci i zi eshte nje fytyre e ndyre, nje i shpifur qe per nje cike deputet shet nene e babe. Nje plehre e vertete.

  10. dino says:

    Profesori nuk ben thashetheme! Ai po na lexon gjerat sic i ka menduar dhe sic i ka shkruar ne kohe reale,kur ne te tjeret i mendonim, ndofta ndryshe…!Ne cdo rresht mund te lexoni mendimtarin por edhe profecine e nje personi te brumosur me ide..Shume hamendje te tij i ka vertetuar koha,shume probleme te koklavitura te politikes,qe ai i ka pare ne perspektive,vertetojne largpamsine qe mund te kete nje njeri i ditur,krahasuar me arrivistat,me njerzit pa shtylle vertebrale ne politike,me tradhetaret qe populli i beson,i voton dhe i adhuron,qe perfaqesojne gjoja idealet e partive qe perfaqesojne,por ne te vertete ,kane perfaqsuar interesat meskine,personale,si te mbajne karriken perjetsisht,edhe ne dem te eletoratit qe i ka votuar dhe besuar..!I tille ka qene Profesor Pellumbi,gjithmone!!!

  11. Visari says:

    Kesaj ti jape argumente kundershtuese Kaci i zi, a e ka bere kete veprim te turpshem, te prononcohen edhe deshmitaret Lesi, Ylli Bufi, gazetarja, e pastaj te hape goje shpifaraku e spiuni Kaci. Ndryshe te mbylle gojen e te largohet i zgjebosur nga politika.Visari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje