REFORMA/ Nard Ndoka në krah të Bashës: Votat tona jo për mazhorancën

18 Qershor 2016, 14:39Politika TEMA

PDK deklaron se do të jetë në krah të Partisë Demokratike përsa i përket reformës në drejtësi.

Në një deklaratë për mediat, demokristianët thonë se nuk do të ketë rrjedhje votash nga ta.

PDK e drejtuar nga Nard Ndoka ka dënuar gjithashtu edhe futjen për votim në parlament në mënyrë të njëanshme nga pozita të draftit me ndryshimet kushtetuese.

Deklarata për mediat e PDK:

Partia Demokristiane e Shqipërisë deklaron, se është në mbështetje të Reformës në Drejtësi. – Futja në menyrë të njëanshme e draftit në Kuvend provokim për opozitën dhe konsensusin. – Ndryshimet në nenin 12 të Kushtetutes, qe lejon martesat brenda të njejtës gjini, të papranueshme per Demokristianet. – Tre votat Demokristiane (Ndoka, Mirela Ferracaku e Ndocaj) do jenë kundër ndryshimeve, në nenin 12 të Kushtetutes, qe demton rëndë vlerat e familjës dhe traditën tonë.

Reforma në Drejtësi duhet të sigurojë një pushtet gjyqësor të pavarur nga politika dhe të pakorruptueshëm, të pranuar dhe votuar nga të gjitha palët në Kuvend. Zgjidhja e dhënë nga Komisioni i Venecias, sipas pikes 88, ka mbetur e vetmja pikë për te realizuar konsensusin midis pozitës dhe opozitës. Votimi me 2/3 e zhvlerëson Parlamentin, krijon mekanizëm bllokues, rrit konfliktin politik, i heq mbështetjen e nevojshme politike institucioneve të drejtësisë, duke i bërë vendimet e tyre të kontestueshme.

Partia Demokristiane kërkon, që të votohet sa më shpejt Reforma në Drejtësi, duke i kërkuar Z.Rama, respektimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias dhe çlirimin nga komplekset politike. Partia Demokristiane e Shqipërisë dhe Deputet e saj në Kuvend, inkurajojne dialogun dhe konsensusin politik duke dhënë një kontribut konstruktiv në këtë drejtim, me qëndrimet dhe votat në Kuvend. Reformë në drejtesi pa opoziten nuk mund të ketë, tendenca për votim të njëanshëm e rrezikshme për standardet që pretendojmë.

6 komente në “REFORMA/ Nard Ndoka në krah të Bashës: Votat tona jo për mazhorancën”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Te biesh ne gracken e Nard Gjuetarit.. Hapu dhe…

  2. xhemal says:

    Nardi me mire mos voto je nje hic vota jote .eshte pa vlere se ti se ke ndritur as nje here.a….. se harrova armet kimike jane kimike k jo po eshte thenia e ndritur e Bardot…..tung

  3. Grigor says:

    Xhevahire nga Nard Ndoka:
    Per te realizuar reformen ne drejtesi, duhet reformuar drejtesia.
    Burrat nuk mbeten dot shtatzene. Eshte e vertetuar qe vetem grate bejne femije.
    Ne Puke nuk ka shkodrane.
    Njeriu i semure, patjeter qe ka nje semundje.
    Lulezim Basha nuk e pyet Saliun. Ai ja dergon pyetjet Argites.

  4. Toni says:

    ooooo nardo amon me qafsh ku je shkolluar+arsimuar ti se ti je nona e politikes ShQUP-steo…

  5. petrit says:

    I duhet dhene fund futjes se Karrociereve si ky ne Parlament ,

  6. shqip says:

    pershendes ma t’madhin, kolosin, te diturin, nard ndoka. ja niveli i shqiperise, noka, paloka, ndoka. te gjithe me oka. po pse popull je kaq i mbrapsht? po mund te perfaqsohesh me njerez qe nuk e kalojne intelektin e babuinos? nuk e di, po kur jep deklarata edhe ky qe partine e ka vetem te shenuar si sigel. po ç’parti leshi eshte kjo vetem me oka’r?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje