Është zbavitëse të shohësh Lulzim Bashën në pozita kërcënuese. Kjo, pasi si gjithçka kallpe që ka shitur qysh kur theu kutitë për t’u bërë kryetar, edhe kërcënimi për dreq nuk i shkon. Nuk ja del dot të jetë “i forti” i opozitës, i cili gjëmon dhe tut armikun. Sërish edhe në këtë rast vesh një kostum që i rri si mos më keq pas trupit të hajthëm. Meqë, ka një vit që gënjen për reformën në drejtësi me të njëjtin pasion, tash ngjan si Estrada e Ballshit. Kë kërcënon? Shumicën? Ndërkombëtarët? Të vetët? Këdo që të kërcënojë sot, i ka shujt në rrena dje. Ndërkombëtarëve u thoshte reformën e dua, por nuk e do doktori. Doktorit i thoshte nuk e dua reformën, por ma kërkojnë ndërkombëtarët. Jozefinës i thoshte që po qëndron fort, ndërsa Johannes Hahn, tek e takonte sy më sy, i qahej se të vjetrit i kanë zënë pritë.
Ka gjasa që nuk i ngjit kërcënimi, sepse as vetë nuk e beson atë, si tërë gjërat që i ka shpallur dhe i ka lënë në mesrrugë. Si do ta ketë frikë qeveria këtë njeri, kur në fund të vitit kërcënoi se gjindja do të derdhej në rrugë, ai do të vendosej në ballë të saj dhe janari do të ishte muaji i ferrit për Edi Ramën. Shkoi janari, shkurti, marsi, prilli, maji, po shkon dhe qershori. Është e vërtetë që Rama nuk e ka kaluar këtë kohë në parajsë, por në purgator, dhe kjo falë Ilir Metës, jo Lulit.
Tash, kreu i opozitës kërcënon se nëse trafikohet një mandat i vetëm i opozitës, do të digjen gjithë mandatet e saj në Kuvend. Pyetja që të ngacmon është se si ndodh që fizikisht të digjen mandatet? Me vajgur? Fjala vjen një piroman i opozitës ia merr mandatin Edmond Spahos, i cili e mban në thile të xhaketës dhe ia djeg mu në turi. Apo ligjvënësit demokratë mblidhen tek kopshtija e partisë i hedhin mandatet, i bëjnë grumbull dhe u vënë flakën? Dikush mban një fjalim se këto janë mandate të mallkuara dhe ata shpëtuan nga syri i keq. Pak a shumë si pjestarët e ISIS, kur digjnin pasaportat perëndimore. Kërshëria që anglezët thonë se vret macen, nuk të lë pa mësuar si do digjen këto mandate. Si do e përvëlojnë mandatin e Genc Rulit, Igli Carës, Majlinda Bregut, Astrit Patozit, Eduard Selamit? Do jetë alamet shfaqje!
Por, duhet me qenë pak më serioz me një njeri që prodhon hajgare edhe kur dëshiron të të kallë datën. Ky kërcënimi i fundit dëfton ditës për diell që kryetari i opozitës nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata ligjvënës që i nis në Kuvend për të bërë politika të këtilla që pas një viti të fitojë zgjedhjet. Nuk ua ka besën deputetëve të tij dhe po ua jep dënimin kapital për mendimin që mund t’u shkojë në kokë, jo për veprën, e cila ende nuk është kryer, jo më të ketë mbetur në tentativë.
Ligjvënësit mbahen pas rreshtit jo me parimin “frika ruan vreshtin”, por sepse u binden rregullave të partisë, statutit të saj dhe aspirojnë për një program që do i sjellë në pushtet. Ky rregulla në parti nuk ka, sepse i hyri me sakicë kutive. Statutin e ka bërë copë duke e shkelur, mjaft të vësh re si i janë bërë degët si rrjetë merimangash. Programin ka tre vjet që thotë se do e bëjë, por veç Grida diç thotë, kur takon anëtarësinë pa leje.
Ndaj sot nuk i ka mbetur gjë tjetër veç të bredhë mesoreve të PD-së me shkrepse në dorë dhe kë ndesh i thotë: “Unë ta quk mandatin”.27.al
?
Sa i forte eshte Luli pyete Mesiles.
Po t’i nga e di? Ah sa te di bytha ty? Thashe bytha seriozisht, jo sa per shprehje. E para e punes koka nuk te di fare ty, se duhet te kesh tru qe te funksionoje koka. Dhe ne fakt ti trurin e dhe, e fale tek Partia se nuk te duhej.
E dyta, ty te ka shkerdhyer kaq keq Saliu sa te dhemb prapanica kaq shume, qe edhe Luli te duket i forte. Se Lulin per zotin nuk e degjon njeri ne shtepine e vet, jo me ne parti, ku edhe Genc Ruling qe eshte burre i qete, I thote: “More djale, mos e trash kaq shume zerin se na shpetoni shurra nga te qeshurit, dhe une jam burre i vjeter mezi e mbaj”.
More vesh mo Ed Cari? Per zotin, ku vajte dhe gjete ate mbiemer, sepse te percakton nga koka tek kembet.
Ore Edi Rama, eshte a s’eshte dhe nja dy vjet dhe do na leje shendene. Qysh do ta nderrosh emrin? Do ta besh Sali Palla? Apo Lul Kaqoli?
Mbete tere jeten idiot o I shkrete? Edhe te porosity, mos ja fal trurin Saliut. Ndersa ti, jo dhe Jo. Nuk me duhet truri, thoje.
Zgjidhja me e mire per ata te dy ,do te ishte te digjeshin vete .
Blerja e votave është brënda filosofisë suaj ‘vidh e shkatërro sa më shumë’. E keni bërë këtë punë 24 vjet rradhazi,për t’ju përmendur disa si Kaçi i zi, Ilir Meta me LSI-në e tij e plot të tjerë, ndaj mos u çudisni po të ndodhë.
Jam socialist po ce do nuk na le radhe ky Keli, i iku jeta vetem ne pushtet, bravo i qofte.
undefined
Hahahaha kryetar me idjot PD nuk ka pasur,dhe Kaci i Zi ka me potence se ky palla.
PD është bërë si një trupë teatrore. Si në çdo trupë , ka aktorë shumë të talentuare ,ka mesatarë por edhe të dobët apo të dështuar. Saliu(i veçantë) hyn tek aktorët gjenialë. Po të kisha qenë regjsor do ti kisha besuar rolet më të vështIra, me sigurinë se ai do ti realizonte në mënyrë të përkryer… Lulin do ta kisha lënë jashtë trupës,si i dështuar. Në gjuhën teatrore, për Saliun, do të kisha thënë : është aktor i natyrshëm me një botë të brëndëshme të plotë dhe me fuqi shpërthyese që di të përshtatet në çdo situatë apo rrethanë. Për Lulin, do të thosha, është bosh, tingëllon si një teneqe e ndryshkur ose si një daulle e pa ngrohur. Në mënyrë rezultative: është komplet artificial, i pa besueshëm në atë që bën. Por në të dy rastet do të flisnja për një shfaqie teatrore jo pë një realitet. Për një fiksion.
Grigja thuj o Enkel se soji i saj jan me ven lemerin soj baxhellash te vjetra dhe tash ka dal kjo qe ja mbante “veglen” lart atij ndertusit me syt byth kavanozi…kjo Grigja qe e shqepte ky ndertusi te benzi..kjo Grigja qe e rrujti at mjeranin dhe e la rrugve. Plaku degjon vec Grigjen se pleqt vec ajo di si me i ferku.
Kjo psikopatja me emrin e ndyr nuk merret vec me pleq jooo…ben edhe me shum…esht si matahari kjo…nja dy politikan e bankier i hengri kjo monstra. Ka mision specifik kjo e ndyra.
Enkel Demit i duhet nje fotografi
Shikoj fotografine tende ne detaj. Gjithmone ne shkrimet tuaja me shume me terhiqte fotografia; shkrimet i ke shume Bajalldi me thartire…Si je!? Cfar ke ndjere dhe cfar ndjen qe ilustron gjithmone me kete foto! Eshte subkoshi i frikes apo cfare!? Eshte shume dramacitet dhe frike ne foto. Cili eshte sebebi, motivi qe ka provokuar kete foto!? Te eshte hefuzuar dicka! Te ka dale ndonje pordhe e pa vullnetshme e pakontrolluar e je zene galif! Ke kap gruan mat duke u puthur ne publik! Akoma te shoqeron nje frike qe te eshte rrenjosur ne adn dhe e percepton ne te gjithe qenjen tende. Ka shume ose me sakte ke shume panik, ankth sa qe ndjehet era e shurres qe te rrjedh ne breke. E gjithe gjuha trupore eshte ne cmendri me sy te zgurdulluar me sinjale hipnotike ku dhe frymemarrja e jote ka ndaluar, dora barrikade kundra buzeve per te mos folur, e je i gjithi nen pushtetin e frikes. Fotoja eshte e bukur nga ana artistike po dhe kur mendon qe trupozon nje Cam dhe frikerat e tij…nuk eshte bukur si simbol.
Une do thosha se,
sado i palodhur te tregohet,
ne kthesa, salto dhe lepirje,
Enkel Demi, familjarisht,
ta quk opinionin publik.
Ush o kërriç Lul-ushi !
NJeriu thote populli, ben cuudira per mire , pore ben edhe marezira. Nje nga keto marezira eshte edhe kjo e Lulezim hollandezit, qe nese voton dikush nga deputetet e pd, rreformen dotua djek mandatet , te gjitheve. Deklarata te ketilla fashiste, antdemokratike, si bente publikisht , as diktatori Hoxha. Ndersa saliu dhe zedhensi i tije, mbase 25 vjetesh, te ashtuquajtur demokraci, bejne presjone e shantazhe te ketilla, duke e konsideruar PD, si vathe bagetish dhe jo si deputete, perfaqesuse te popullit. Raste unikal ne bote. Meqenese u doli boja me qendrimin ndaj faktorit nderkombetre, kure e mernin si baze mbeshtetje, tani dalin me teorine ; se snjohin draftin dhe udhezimet e SHB, BE, dhe sikure te ishin diktatore bejne deklarata qe sjane pare e degjuar askund. Harojne keta kameleone se rreformen ne drejtesi e duan 95 perqind e shqiptareve, e duan nderkombetraet , per ta bere SHQIPERINE dhe shqiptaret me shtet ligjor dhe jo rrympalle si e katandisen Berisha me te tjet. Sali Berisha, Basha, lini keto shantazhe, se zjari qe kerkoni ti vini SHqiperise, si ne 97 dotu djege juve qe kerkoni ta coni vendin tone ne kaos, anarshi. Historia dotu ndeshkoi keq, per kete qendrim antikombetare, qe kerkoni te rruhet gjendja e drejtesise te kalbur , te degjeneruar, te kooruptuar, harxhet e te ciles i kane paguar qytetaret shqipatre. DUam ta shohim shqperine ne prosperitet dhe sa me pare ne BE.
Pas kinse terheqjes famoze te Berishes menduam se do te vie opozita e moderuar por mjerisht e fatkeqsisht erdhi opozita e harruar dhe e turbulluar e njashtu e paperfunduar…..Rrnofte perjete SHBA-se nga keta skemi agje…