Reforma në drejtësi, mblidhet Komisioni pa opozitën, bojkot për “vendet e rezervuara”

20 Qershor 2016, 11:20Politika TEMA

Opozita sërish ka bojkotuar reformën zgjedhore, duke mbetur jashtë bashkëpunimit në pikën 88 për “vendet e rezervuara”.

Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi ka nisur paraditen e sotme mbledhjen e radhës pa praninë e deputetëve të opozitës, ku pritet të diskutohen e të votohen ligjet shoqëruese për ndryshimet kushtetuese. Mbledhja pason atë të fundit në të cilat komisioni miratoi draftin nen për nen, pa pikat për të cilat nuk ishte arritur një konsensus me opozitën.

Mësohet se në mbledhjen e sotme po vijon diskutimi i neneve të mbetura, pikërisht i atyre për të cilën opozita braktisi mbledhjen dhe nuk dha dokordësinë e saj.Ndërkohë që disa prej tyre janë ai për Prokurorinë, Byroja e Hetimit, SPAK, Gjykata Kushtetuese në total 7 ligje që e bëjnë funksionale paketën kushtetuese.

Dihen tashmë pikat që mbajnë ‘peng’ konsensusin mes shumicës dhe opozitës, të ashtuquajturat “vendet e rezervuara” dhe debati i madh për rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias për të cilin PD-ja nuk lëshon pe. Kreu i qeverisë, e përcaktoi si vijë të kuqe, atë që nuk do e pranojë kurrë ta kalojë, duke e theksuar si vijën e BE dhe SHBA-së, pikërisht cështjen e vetingut të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Burime nga brenda Partisë Demokratike bëjnë me dije se mbledhja po bëhet njëlloj sikur të hidhert një mur pa patur themelet e projektit që s’janë hedhur. Ndërkohë që në fundjavë, kreu i PD-së, Basha, e quajti futjen e draftit të Reformës në Kuvend, një provokim dhe kërcënoi Ramën me djegie mandatesh dhe përvëlim parlamenti nëse tenton të trafikojë votat.

5 komente në “Reforma në drejtësi, mblidhet Komisioni pa opozitën, bojkot për “vendet e rezervuara””

  1. tt says:

    Po futi hunden e tij te gjate Berisha apo ndonje tjeter te Vetingu – reforma hidhet ne ere. BE dhe SHBA e dine kete

  2. naku says:

    Ecni para ,PD le te vetembytet,nuk duam tja dim. Po pergatusin fundin e tyre qe per 26 vjet kan vrare e grabitur sa te mundin e si te mundin. Shpirruni kriminela e hajdute,Shqiperia ska nevoje per ju.

  3. Meri says:

    Asnje institucion nuk duhet te zgjidhet me politike vec parlamentit. Po u be kaq veta une kaq ti kaq ai tjetri, me mire mos lodhen hic per reforme, se vetem reforme qe nuk eshte. Te gjithe ne site, edhe avokat shteti e avokat populli e kontroll pasurie. Mos bini pre e lojrave te berishes e bashes e ndonje majmuni tjeter qe ndoshta keni brenda jush kondrabande

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    O naku
    Te paskan hik mendja fare
    A kujton se do hyje ndonje politikan ne burg
    Edhe po u BE reforma?
    Asnje
    Un dua te hyje saliu per dy gjera
    Qe i beri Proletaret pronare ju privatizoi shtepite me nga 40000 leke te vjetra
    Edhe per 7501 qe ju fali fshatareve tokat e pronareve.
    Sa per gerdecin, 21 janarin po te kishte b
    Edi rama e kishte denu
    Prandaj o naku ,o revolucionari a si ta kesh tamam pseudonimin jy popull bertet kot per refirmen se ska per te fituar asgje
    Kur vjen puna per te rujte bythen e vet ATA behen pale.

  5. ALBAN DEGA says:

    Leter pa Zarf per Ambasadorin Donald Lu

    ” VENDET E REZERVUARA” PER VRASJEN E REFORMES NE DREJTESI

    – Ali Komiket e ” Njeriut Shtet mbi Shtet” ne
    Tirane…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Them virtuale sepse Sali Berisha dhe Lulezim Basha nuk nxjerrin fjale nga goja pa rre!
    Shkruaj virtuale, sepse as kryekryetari i PDSH-se, i Presidences, i Prokurorise se Pergjithshme, i Gjykates SE Larte, i SHISH-it, i Gjykates Kushtetuese, Sali Huseini as Ali Komiket e tij Lulezim Bashic, Gerd Bylykbashic, Edi Raki-tic, nuk paraqiten asnje e-mail ose deshmi te shkruar per opsionet e Ambasadorit tone te nderuar ne Tirane Z. Donald Lu per Reformen ne Drejtesi.
    E sic thonin latinet : Parlam Volam, Scriptum Manent, pra fjalet i merr era, e shkruara mbetet!
    Nese i marr si te verteta fjalet e telallit te Berishes, Basha per ” Vendet e Rezervuara “do ju drejtoja me gjithe respektin qe meritoni vetem nje pyetje ju ambasadorit tone amerikan ne Tirane, Zotit Donal Lu:
    A jeni betuar Ju Zoti Ambasador mbi Kushtetuten tone “Ne populli, Me popullin, Per popullin” apo mbi Kushtetuten e Sali, Bujar, Adriatik, Bedri, Visho, Xhezair … Impunitetit:
    “Ne Saliu, me Saliun, per Saliun” te kesaj ” Bande te Gangstereve” ( The Times” London- UK ) dhe te ” … Kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit” ( The New York Times” USA ), te ” Njeriut Shtet” dhe Zotit Impunitet qe shkruan e Vulos vet Sali Kadafit !?
    Nese Presidenti i Amerikes ka” Vende te Rezervuara” qofte edhe ne Gjykaten ose prokurorine e fshatit me te fundit te SHBA- se atehere edhe ne Shqiperi le te behet e njejta gje!
    Nese ka nje demokraci per SHBA-ne e BE-ne dhe nje demokraci me standarte te tjera ” Good enough for Albania” ( e mire boll per Shqiperine!? ) Zoti Ambasador, shqiptaret e kane zgjedhur ate qysh para 25 vjetesh me kushtrimin plebishitar:
    E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
    E duam Shqiperine si Ameriken demokratike!
    Keto dhe vetem keto jane ” Vendet e Rezervuara” te shqiptareve, qe ia grabiti Banda e Gangstereve dhe kjo Mafia e Sali Berishes, qe ka dale krejt jashte kontrollit.
    Po ky popull zgjodhi me voten e tij te lire edhe qeverisjen qe gjykoi si me te mire me 23 qershor 2013.
    Cdo zgjedhje ose perzgjedhje tjeter jashte vullnetit te tij nga kushdo qofte eshte antidemokratike dhe e kunderligjshme!
    Kur shkojme deri aty sa te rrejne diten per diell per gjoja emailet tuaja per Vende te Rezervuara, merrni me mend se cfare mund te bejne me te tjeret!
    Ka gati 25 vjet qe e kam shkruar e perseritur me qindra here se nuk ka antiamerikane me te keqinj se proamerikanet me fjale dhe antiamerikanet me vepra!
    Kam shkruar dhjetera here se nuk mund te vendosin demokraci ne Shqiperi ata qe ushtrojne diktat e autokraci brenda partise se vet, ata qe bejne shantazh dhe kercenime me ” djegje mandatesh” deputetet e partise se vet pa qene deputete as vet!
    Politika ” keshtu e kurrsesi ndryshe”, ” sic themi e sic duam ne ose behet hataja”, “Ligji jam une” eshte politika e Luigjit te 14-te, e Hitlerit dhe “Baba Dokut”, e Pinocetit dhe Gorillave fashiste latnoamerikane jo e demokracise.
    Jane politika e Partise – Shtet te Enverit dhe e ” Njeriut Shtet mbi Shtet” e Sali Berishes!
    Ja pse syte e zemrat e shqiptareve jane drejtuar tek Washingtoni e Brukseli dje, sot dhe neser!
    Kur them tek Washingtoni kam parasysh Shtepine e Bardhe, Kapitol Hillin, Departamentin e Shtetit, Ambasaden Amerikane … ne Tirane por jo “Zerin e Amerikes” qe arrin deri aty sa te recensionoje e keqinterpretoje edhe vete Deklaraten me te fundit te Qeverise Amerikane per bisedimet e 6 qershorit 2016!
    Me perjashtime shume te rralla “Zeri i Amerikes” eshte kthyer ne Radion private te nje personi qe eshte duke i bere sherbimin me te keq jo vetem prestigjit dhe dashurise deri ne kult te shqiptareve per mikun dhe aleatin strategjik te tyre dhe Shqiperise ne Bote!
    Degjueshmeria e saj eshte pothuajse zero megjithese ritransmetohet nga disa radiotelevizione shqiptare dhe pjese me e madhe e komenteve te shikuesve dhe degjuesve te saj jane negative per shkak te pronarit pa tapi te saj, qe keqperdor taksat tona per qellime personale e klanore aspak demokratike e antikombetare!
    Shumica e tyre censurohen !
    Vete fakti qe ajo nuk ka transmetuar asnje kronike, analize apo debat me intelektuale te pavarur, me eksperte e me shkencetare, me juriste te shquar amerikane te Departamentin te Drejtesise apo shqiptare ne SHBA apo ne Shqiperi per ceshtje madhore te marredhenieve dypaleshe, sic ishin ato te cmontimit te armeve kimike siriane e sidomos rreth Reformes ne Drejtesi jane deshmi e qarte e politikes se mbrapshte te Radios ” Zeri i Amerikes” dhe drejtuesit de facto te saj!
    Ja pse Reforma ne Drejtesi eshte jetike per shqiptaret si komb e per Shqiperine
    Ja pse Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare!
    Sot!
    Neser eshte kurre!
    Faleminderit!

    Me respektin dhe vleresimin me te larte per misionin tuaj te larte i nderuar Zoti Ambasador i SHBA ne Shqiperi Donald Lu

    Sinqerisht

    Alban Dega

    Nju Jork, me 10 qershor 2016.-

    Sent from my iPhone

    Sent from my iPhone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje