"Djali vinte i mavijosur dhe mezi fliste", dëshmia rrënqethëse e babait të fëmijës së dhunuar

21 Qershor 2016, 09:23Politika TEMA

Video shokuese e publikuar dje nga emisioni investigativ Stop i transmetuar në TV Klan për dhunën ndaj një fëmije të moshës tre vjeçare në një kopësht privat në Sauk, ka tronditur mbarë opinionin publik duke lënë të kuptohet se siguria e fëmijëve në vendin tonë është në një gjendje alarmante.

Por si nisi ky denoncim nga emisioni Stop?

Pak kohë më parë, babai i fëmijës së dhunuar, kishte nuhatur se me fëmijën e tij të vogël diçka nuk po shkonte ashtu siç duhet në kopshtin privat ku e kishte çuar.

Ai kishte vënë re shenja vështirësie në të folur tek fëmija si dhe mavijosje në trupin e tij, që nga hamendësimet e para, të menjëhershme, të lënë të kuptosh se aty ka diçka që flet qartë për dhunë tek ai.

Siç tregon edhe i ati i fëmijës, ne ishim të bindur pothuajse plotësisht, por për të qenë më të sigurtë për atë se çfarë po ndodhte aty, menduam të thërrasim në ndihmë gazetarët e emisionit investigativ Stop në TV Klan.

Rrëfimi i plotë për gazetaren e emisionit “Stop” në TV Klan

Duke marrë parasysh shumë raste dhe dhunën që ka ndodhur në Shkodër, dhunën që po ndodh me fëmijët, dhunën që po ndodh çdo ditë me fëmijët e mitur të cilët janë të pambrojtur, unë vendosa t’i drejtohem emisionit tuaj, duke pasur besim tek ju, për dhunën që mendojmë se po i ushtrohet djalit tonë.

Djali na ka ardhur me shenja në shtëpi, kemi konstatuar dhunë dhe jemi të bindur që aty ka dhunë, prandaj dhe kërkojmë edhe ndihmën tuaj. Djali është tek kopshti “Diren” me administratore ose drejtoreshë Anjeza Shabani. Fëmija është i moshës tre vjeçare, por në çastin kur ai vjen në shtëpi gjendja e tij është shumë e rëndë, ai nuk flet, ka shumë vështirësi në të folur, por me anë të shpjegimeve verbale dhe jo verbale kemi arritur të kuptojmë se aty po ndodh diçka. Ne jemi të bindur se aty ka dhunë. Unë dyshoj, por më tepër jam i bindur se djali im aty dhunohet, prandaj jam drejtuar këtu tek ju me besimin për ta faktuar këtë gjë.

12 komente në ““Djali vinte i mavijosur dhe mezi fliste”, dëshmia rrënqethëse e babait të fëmijës së dhunuar”

  1. Ermjona says:

    Si te mbajti vendi,si durove aq gjate? Po si nuk shkove ta terhiqje zvarre per flokesh ate moster? Vetem duke e pare me ra tensioni i gjakut.O zot cfare mban dheu!

  2. "Horri i Bulevardit" says:

    Zoteri i nderuar, je me gjithe kuptimin e fjales nje zotni burre, qe arrite te mbash vehten dhe nuk e more ligjin e kanunit ne dore, duke bere vetgjyqsi.
    Cdo irritim i joti eshte i ligjshem, por mos berja vetgjyqsi, duke e denoncuar rastin e femijes tend, ne media, beri qe mbare shoqeria te shohe qarte, se ne cfare monstre kishte rene djali jot i pafajshem. Uroj qe ai femije 3 vjecar, te harroje sa me shpejt atij keqtrajtimi shtazor, kjo fale pafajsise se tij, te uroj edhe ty, mos pafsh me ngjarje te tilla, por dua qe kjo monster te marre nje denim maksimal per krimin e kryer, gjithashtu te marre edhe perbuzjen maksimale, qe ne cdo rast, do ta vrase kete ndyresire cdo dite.
    Te admiroj per durimin zoteri.

  3. Tulla Meros says:

    Po ti more merhum, cfar mut babai je ?

    1. Aleksander says:

      Po ti or trim qe te vjen turp nga emri yt e s’guxon as ta shkruash, ç’mender burri je ?-Ai ZOTERI ka bere gjene e duhur duke e FAKTUAR dhe duke nxjere ate “femer” zbuluar para gjithe opinionit dhe sidomos perpara ligjit.Nese ai do te bente trimin me koke te vet,do te fitonte veç burgun per vete dhe “femra” do te hiqej si viktime …po me ke flas edhe une, me qenie qe u vjen turp nga identiteti i vet(ndoshta me te drejte) !!!

      1. Janullatos Pisoglentis says:

        Aleks more beqir i janulles kur jep mend edhe ti per identitet, mos ngelte me hale pa folur

    2. Dilaveri says:

      Po ti ore beqir gemushash, qenke burre me namuz ti? Po ti je i te njejtes kategori me drejtoreshen e kopshtit prandaj.
      Bravo babait dhe qytetarit te pergjegjshem qe denoncoi kete fenomen mizor. Ishallah kalbet ne burg bushtrra!

  4. al paci says:

    Kjo drejtoresha kur si durojn nervat pse nuk zgjodh nje pune tjeter po rrinte dhe rrinte femijet e mitur, nuk e di si do dalin me ne tiran kjo se dhe une po e pashe ne rruge do ti kerrecase na nje pllem surratit.

    1. MAJAKOVSKI says:

      Eshte histerike dhe histerizmin e saj e nxjerr mbi femijet e pafajshem.Duket surrati i saj.

  5. Nexhmie Hoxha says:

    I forte paske qene mor burr’ i dhėut, si paske duruar?!

  6. Medreseja says:

    Boj cmos si prind qe neperka tkalbet nburg mos fal mos u tundo se babai vet pederast qe eshte shqy nga ushtaret dhe I bi bythes do boj cmos te shpetoj pjellen e vet mos bi viktim e babit pederast dhe dhendrit viktim

  7. fieraku NGA ferrasi says:

    A sikur te kishte qene ne kine
    Tja kishte rjep koken gjyshja kineze.

  8. Bobo CNA gjeti says:

    Llogjikisht REAGIMI I BABAIT ESHTE I DREJTE,,,POR,,,SKA DHIMBJE ME TE MADHE TE Shohesh FEMINE TA RRAHIN,,,PERSONALISHT MOS ME NDODHTE KURRE,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje