REFORMA/ Rama takon Metën, PD bojkoton komisionin

22 Qershor 2016, 12:19Politika TEMA

Kryeministri Rama ka takuar kryeparlamentarin Meta paraditen e sotme rreth orës 10.

Takimi mes tyre vjen në kuadër të reformës në drejtësi, të cilën PD po e bojkoton.

Komisioni i Reformës në Drejtësi ka nisur edhe sot punën, por opozita ka vendosur të mos marrë pjesë. Në mbledhjen e sotme diskutohet për Gjykatën Kushtetuese.

Një ditë më parë, Gramoz Ruçi i  dërgoi një letër kreut të Kuvendit Ilir Meta, ku i kërkonte që   Konferences se Kryetareve të marrë dy vendime të rëndësishme në lidhje me rrugën ligjore që duhet te ndjekë miratimi i reformës.

Por letrën e Ruçit, kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka e quajti  provokim të rëndë ndaj opozitës.

1 komente në “REFORMA/ Rama takon Metën, PD bojkoton komisionin”

  1. Azio says:

    Po lereni tani kete kodosh konsensus me pd,se keta monstra u bene bajat.
    Vazhdoni punen tuaj per aprovimin e Reformes ne drejtesi.
    Tashme me qindra here I eshte bere thirje PD per tu ingranuar ne aprovimin e reformes por po aq here kjo parti me ti pare fashiste I ka refuzuar keto thirje te maxhorances.Dhe dihet pse.Ata nuk duan reformen,sepse ajo I ben varrin atyreve qe kane vjedhur,vrare e shfrytezuar popullin shqiptar.Durimi ka kufi.
    Enof is enof thoni amerikanet,pra mjaft eshte mjaft.
    Vazhdoni me kurajo e Guzim .Beni realitet kete moment.Cojeni sa me shpejt reformen ne parlament.Populli pret me padurim aprovimin e saj, qe konsiderohet nje clirim I dyte I popullit nga korupsioni e padrejtesia qe ka mberthyer sistemin politik dhe ekonomik ne shqiperi.Populli eshte me ju.Mos u vononi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje