Presidenti Nishani kundër ligjit të Pronave: Penalizon shtetin, shkel të drejtat e pronarëve

22 Qershor 2016, 16:09Politika TEMA

Reforma në drejtësi, Kreu i Shtetit: Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e rëndësishëm që kanë për të arritur kompromisin e nevojshëm. Dhe unë besoj se çelësi i suksesit qëndron pikërisht tek kompromisi. Përtej kompromisit do të ishte shumë e vështirë për të krijuar e për të konsoliduar qoftë besueshmërinë e procesit.

Ligji i shumëpërfolur i Pronave, i dërguar në Gjykatën Kushtetuese me kërkesën e Presidentit, si antikushtetues, po kthehet në një shqetësim jo vetëm për pronarët dhe qeverinë shqiptare, por edhe për Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, mbetet në qëndrimin e tij se, ky ligj duhet rishikuar.
“Ligji është thellësisht antikushtetues, është një ligj që bie ndesh me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, bie ndesh me të gjitha vendimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, bie në kundërshtim të plotë me vendimet e Gjykatës së Strasburgut. Ky ligj do të vazhdojë ta thellojë penalizimin e Shqipërisë, do të vazhdojë të rëndojë dënimet dhe penalizimet financiare të buxhetit të Shqipërisë. Së pari, duhet mbrojtur dhe realizuar e drejta e qytetarit shqiptar, e çdo qytetari shqiptar mbi pronën e tij personale dhe private. Së dyti, pikërisht meraku im që e kam kundërshtuar ligjin aktual ka qenë që të mos vazhdojë penalizimi dhe ngarkesa financiare ndaj shtetit shqiptar për shkak të këtij lloj ligji”.

Kreu i shtetit e konsideron të pavend kërkesën e qeverisë ndaj Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strazburg, për të pezulluar gjykimin e çështjeve të pronave në Shqipëri.

“Mua më erdhi shumë rëndë kur e kam dëgjuar. Kur kërkohet që gjyqtarët e Strasburgut të mosfunksionojnë dhe të ndalojnë punën e tyre, imagjinoni sesi ata krijojnë perceptimin e raporteve që ndërton shteti shqiptar me gjyqtarët e sistemit tonë të brendshëm”.

Edhe pse i ka thyer për rishqyrtim kësaj mazhorance rreth 20 ligje, vendimet e tij nuk i konsideron të motivuara politikisht.

“Kjo është një logjikë e dobët politike. Është e vërtetë që unë gjatë këtyre katër vjetëve në detyrë kam rikthyer për rishqyrtim në Parlament rreth njëzet ligje, por nga ana tjetër gjatë këtyre katër vjetëve kam miratuar me dekret më shumë se pesëqind ligje dhe akte të tjera të kësaj qeverie. Pra, po të shikosh raportin, kjo nuk tregon për një qëndrim politik. Opozita e asaj kohe që është mazhoranca e sotme le të thotë një ligj të vetëm për të cilin ish-opozita, mazhoranca e sotme, e ka kontestuar si një ligj antikushtetues dhe nuk ka pasur për të mbështetjen e Presidentit! Pra nuk ka pasur asnjë rast të tillë, të paktën gjatë kohës kur unë kam qenë në Zyrë si President. Nëse vetë opozita e kohës, mazhoranca e sotme i ka miratuar dhe i ka mbështetur të gjitha ligjet dhe nuk ka pasur kontestim për asnjë ligj, si mund të kishte Presidenti?”

Mazhoranca aktuale i referohet Reformës në Drejtësi, si zgjidhja e shume çështjeve. Edhe kreu i shtetit ndan të njëjtin qëndrim, por ai i mëshon gjetjes së konsensusit për miratimin e Reformës.

“Unë kam qenë i pari që kam iniciuar nevojën e nisjes së procesit për Reformën në Drejtësi që në Tetor të vitit 2014 kam organizuar tryezën dhe konferencën e parë me të gjitha palët politike, me të gjithë aktorët prezentë, me operatorë të ndryshëm vendas dhe të huaj. Kam qenë gjithmonë në mbështetje të procesit të reformës në sistemin e drejtësisë, i cili është padiskutim një nevojë emergjente. Unë do të thosha që përsa koha janë të pandara pjesa e përgjegjshmërisë, e angazhimit dhe e përgjegjësisë, në këtë sens të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e rëndësishëm që kanë për të arritur kompromisin e nevojshëm. Dhe unë besoj se çelësi i suksesit qëndron pikërisht tek kompromisi. Përtej kompromisit do të ishte shumë e vështirë për të krijuar e për të konsoliduar qoftë besueshmërinë e procesit, qoftë edhe mënyrën se si do të funksionojë më pas një mekanizëm i tillë i nevojshëm”, thotë Nishani./Tv Klan

5 komente në “Presidenti Nishani kundër ligjit të Pronave: Penalizon shtetin, shkel të drejtat e pronarëve”

  1. llozi says:

    eshte fatkeqesi per shqiperine qe presidenca, nje organi shume i rendesishem ne sistemin tone shteteror, eshte ne funksion te nje njeriu te pa-afte qe quhet bujar mehmeti/nishani.
    akoma me keq, ketij bujarit i ka hyre vetja ne qejf, dhe hajde degjoje. se eshte si pordha e katunareve (ne sensin e injoranteve).

  2. mirel says:

    Jo mor zoti Mero, Nishani i mbron plotesisht interesat e mia si pronar tokash qe po mi vjedh Edi Ramuti me ligjin e tij te 20 % shit.
    Ne keye rast Nishani eshte ne anen e se drejtes. Dhe ti si plere servile njehere e Berishes dhe njehere e Rames je kunder pronareve. Me qarte se kaq nuk mund te shkruhet.
    Qenka kujtuar qeveria te shperbleje pronaret e llogarite e Arben Ahmetes evgjitit nga Gjirokastra qe skishte as breke ne bythe dhe tani u be pronar i Shqiperise

  3. ky kurve muzllumani eshte pjes e bandes qe kane penguar kthimin e prones ke pronaret e vertete ,
    bashke me gjithe gjyqtaret e plepave te sali kriminelit qe nji dite duhet ta paguajne gjithcka i kann ber ktij populli
    edhe ky cop muti

  4. busho31 says:

    Presidenti ne kete rast ka plotesisht te drejte dhe duhet pergezuar per mbrojtjen e te drejtave legjitime te pronareve te ligjshem (jo ish-pronareve), te neperkembur e vjedhur ne gjithe keto vite nga klika e Berishes, Nanos, Metes dhe Rames.
    Prona private ne Shqiperi duhet trajtuar jo sipas parimit leninist: “Toka atij qe e punon”, por sipas parimit juridik kapitalist: “Toka atij qe i takon”!

  5. Treviso says:

    Presidenti i Shqiperise ka qene i pari qe ka mbledhur partite ne tavolinen e rrumbullaket, per te diskutuar dhe per te rene dakort, per reformen ne drejtesi. Deri ketu jemi ne rregull me ulogun President.
    O Bujar shejtani, si munde te behet reforma e drejtesise me kompromise? Po te behen kompromise ne ligjet, si munde ta quajme reforme? Kush kerkon kompromis per reformen eshte anti -shqiptare. Populli e kerkon reformen siç e ka miratuar komisioni i Venezias, pa i heque asnje germe.
    Populli e din shume mire se gjysma e politikaneve eshte ati-shqiptare, por po mban shprese nga Amerika dhe Bashkimi Europian. Vetem keta do ta zhdukin malarjen qe ka kapur politikanet shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje