Për çamin Armando Sadiku

22 Qershor 2016, 18:05Politika TEMA

Nga Enkel Demi

Është 12 maji i vitit 1989 dhe në Itali hyn në fuqi ligji që e bën të detyrueshëm vendosjen e rripit të sigurimit në makinë. Psikiatri Claudio Ciaravolo po studionte se si popullarizoheshin legjendat urbane dhe mbi të gjitha si mund të ndaleshin. Kështu ai përhapi fjalën që në Napoli janë shitur bluza të bardha me rripin e sigurimit të vizatuar që ja hedhin policisë. Sot, e kësaj dite njerëzia është e bindur se në tezgat e këtij qyteti janë shitur me miliona copë të këtilla, por në fakt nuk është shitur as edhe një. Psikiatri i mirënjohur, vetë napoletan, shfrytëzoi sterotipin që bashkëqytetarët e tij janë të shkathët, të zgjuar, por që ta hedhin për të të zgrepur ndonjë gjë. Ka ngjitur sa më s’ka kjo ndodhi e paqenë dhe padyshim që studiohet në lëndën e komunikimit në Universitet.

Edhe unë disa ditë më parë u nisa nga një sterotip; Armando Sadiku, njeriu që shënoi golin e parë historik të Shqipërisë në Europian është çam. Me këtë mbiemër është një fis shumë i nderuar çam që jeton në Durrës, të cilët janë pasardhësit e patriotit Jasin Sadiku nga Margëlliçi. E dija që sulmuesi ynë ishte me origjinë nga Dibra, rritur në Elbasan, si më pas fort bukur e ka sqaruar vetë babai i tij. Por, thashë po e bëj këtë eksperiment. Tek e fundit, njerëz si unë do të kërkojnë përherë shtigje ngatërrestare për t’u zbavitur. Arsyen do e them pak më poshtë. E bëra.

Nuk e llogaris dot më sa herë është shpërndarë ky lajm në rrjetet sociale. Dhjetra mijëra herë. Nuk e di tek sa shqiptarë ka mbërritur ky lajm, sa të tjerë janë ndjerë krenarë, të motivuar apo të bezdisur nga ky kumt. Kjo, pasi edhe në këtë rast doja të shihja si reagonin njerëzit ndaj sterotipit e të qenit çam. Kjo është arsyeja e parë. Në fakt, reagimet kundër që Armando Sadiku është çam ishin të dobëta, sporadike, pasi shumica e përgëzonin çunin tonë edhe për këtë gjë. Kishte po aq pak që donin ta sqaronin historinë e tij mes Elbasanit e Cërrikut dhe mirë bënin. Të tjerë me shumë të drejtë, madje me krenari të lënduar, më thonin që ç’rëndësi kishte nga e kishte origjinën djali, rëndësi ka që është shqiptar, punë e madhe nëse ishte geg apo tosk. Me thënë të drejtën zemra m’u bë mal, sepse pas kaq tallazesh që kanë kaluar çamët sterotipi negativ i krijuar për ta nga komunistët duket është davaritur në ndërgjegjen qytetare.

Arsyeja e dytë përse e kreva këtë “të pabërë” është ajo që i thashë koleges dhe kryeredaktores së faqes:

“Unë kam gjithë jetën që jam çam. Nuk u bë kiameti, nëse Armando Sadiku u bë i tillë për 24 orë.”/ 27.al

40 komente në “Për çamin Armando Sadiku”

  1. alb.genocide-turkey 1385-1912 and continue... says:

    tourkocam dhe nga Elbasoni,dy here BEQIR……………….

    1. albo says:

      Ju te deshpruar si frenk& genocid bla bla bla,Sadiku eshte MILIONER ju jeton nga pensionet e mamave,!Nejse,fal internetit dhe anonimitetit edhe ju te mjeret mund te keni pak argetim;)

      1. alb.genocide-turkey 1385-1912 and continue... says:

        nuk ka flori e dollar qe te bejne nje korrak turk shqipetar,ok,kete ngule mire ne sumen tende arabe………………

      2. Alex says:

        Nisur nga Stereotipi i shprehjeve “Cam i Pa bese”, “Cam Cek Cifit” …. ja perse e fshihte te verteten qe Ishte Cam. Sado qe dyshoja qe ishte Cam nga mbiemri Sadiku i Jasinit dhe i Nasmies, prap se prapi e fshihte Identitetin. Bravo o Enkel i Muratit dhe i Rushdies.

  2. Euro Maloku says:

    -E hengrem heren e pare Ujku!Ujku!….
    Dhe erdhem per te te ndihmuar.
    Por kur te bjere verte ku do te futeni ju çamte”””

    1. Tani says:

      Ku thu ti ma mir se ke ajo qe ka mami jot

  3. Pilo Lala says:

    Shkrim per kalamaj.
    Jo eshte cam, jo s’eshte cam.
    Ky Enkel Demi vuan nga Inferioriteti. Duket edhe nga pamja ne foto.
    Njeri qe kerkon ta meshirojne.

  4. Frank says:

    Shikoni fytyre te kuptoni se cfare eshte.Shikoni si distancohen nga juve,ESHTE CAM thote ky cami i dhier,pra eshte mbi juve nuk thote eshte si juve.O i madhi Zerva nje dhe te bute ne varr per ate qe bere me keto vemje sunnite turke ne token e bekuar Hellene te thesprotise.Le te hane kokat e njeri-tjetrit midis tyre camutet me sunnitet se turq jane te gjitha pa dallim.Ore ate 2-0 te serbeve ne ylbhasan pse nuk e permendni apo se ju hapen sumen ne halen tuaj.Me nje gol hiqeni sikur jeni spanja VRE OUST.

    1. agim says:

      Mos mendove Krocia:),nejse ju katundaret me vones kyceni;)

    2. albo says:

      Nejse, kur dhe ku luan greqia?;)

    3. ChamRoots says:

      O Frank o kalama , po kush te ka mesuar ty qe çamet jane turq , shko lexo ndonje liber dhe mos fol me per çamet pa info. Çamet jane shqipetare , pasardhes se epiroteve(ilire), kete e kane cituar historiane te medhenj evropiane dhe shqiptare. Çamet jane myslimane dhe orthodox , dhe jemi krenare per kete.

    1. MAJAKOVSKI says:

      Exactly. Dibra forever. Smart good worker honest.

  5. Moza says:

    Komuntuesit “te semure nga mendja e shpirti” qe stgmatizojne te qenit cam, nuk jane shqiptare nga shpirti.
    Armando Sadiku eshte nje shqiptar i madh.Kete e tregoi me lojen e tij ne europian,me simbolet shqiptare ne familjen e tij,me gjithcka shqiptare te personalitetit te tij.
    Na ben te ndjehemi krenare edhe ne shqiptareve te tjere. Camet kombesine e kane shqiptare.

  6. Alfred says:

    Mendoj se arsyeton gabim kur kujton se eshte davaritur stereotipi negativ per çamet ne kohen e komunizmit. Sa me shume perfaqesoheni nga fatmir mediu, Shpetim Idrizi dhe Dashamir Muhedini, aq me shume riperseritet ne memorjen e shqiptarve ai stereotip negativ per çamet. Keta jane njerez qe nuk e njohin Turpin dhe kjo i ka bere njerez me personalitet te deformuar ne syte e shqiptarve. stereotipi do filloj te ndryshoje kur te rifillojne te dalin e evidentohen ne shoqerine shqiptare çemer me dinjitet, integritet personaliteti dhe jo Pushtër qe na detyrojne te themi shprehjen:çamin me te mire vare ne mes te Vlores. testi qe ke bere te duket qe eshte i sakte, por gabon sepse i ben ate interpretim qe te pelqen te degjosh.

  7. Labi says:

    Te Jesh cam por jo te mbash kuranin nderohesh si shqiptare puro

  8. Besa says:

    Si gjithnje shkrim teper i dobet

  9. ELBASANAS says:

    Ore jeni te papare….Sadiku eshte nga le e rrit te lagjja Fushembret i Elbasanit te kristoforidhit, shuteriqit, cekave, alex budes, xhuvanit, dhaskal todrit etj etj ..eshte elbasanas dhe pike…kjo eshte e para pastaj eshte cam, copan, lab, dibran, kukesian kosovar durrsak tirans lushnjar fierak shkodran lezhjan sarandiot himariot delvinjot cerriks peqins berats permetar korcar krutan, lacian kucovar tepelenas etj etj

  10. astrit says:

    Cami Demi paska zbuluar camin Sadiku!

  11. Glauk says:

    Pershendetje QIRJE KOLI me fal, QIRJE KELI!
    Ky eshte ekzakt steriotipi “grek”, ku cdo gje mbi dhe nen toke e bejne greke, ne rastin tend “came”.
    Po pse, sepse thjesht kerkoni vota qe te vazhdoni te trashni pasurine tuaj. Jeni ju pra modeli me i keq Cam
    qe villni jarge lepirje per te marre vota nga shqiptaret me te persekutuar, masakruar dhe mashtruar, shqiptaret e Camerise.
    Lerini rehat Camet se do t’ju behet bumerang, se ka rrezik te gjithe inatin qe e kane me keqberesit e tyre do
    t’ju a nxjerrin juve.
    Te fala, shoku i Kolit!

  12. Glauk says:

    pse nuk i jepni komentet

  13. Artan Çami says:

    Gazetaret dhe politikanet do ti bejne dhe po i bejne çamet, me te urryer se me pare. Boll më! Lerini rehat ne jeten e tyre… se po e teproni. Ti i pari o Enkel!

  14. shqiptar says:

    Armano Sadiku eshte dibran, gollobordas (nga ato qe fllasin nje dialekt sllav), edhe cdo gje tjeter rendesi ka qe eshte krenar qe eshte shqiptar dhe na beri te lumtur te gjitheve anembane botes.

  15. kodrasadikitk says:

    Lum ne per komentet tuaja ! Sikur te ishin bere ne Kragujevc,per mos me than ne Athine per te cilen po lehni sepse po besoj e shpresoj se popullsija shqiptare si ketu si ne Greqi e gjetiu po avancohet gjithandej duke u njesua si katoliku si ortodoksi si muslimani rreth flamurit e qeshtjes kombetare shqiptare kurse langonjet do te mbesin rreth rrugve per nji ashte e per nji kashore dhe do tju ngele ne fyte tradhtija e tyre…

  16. Semanjaku says:

    Gazetar,,,nese je i tille,,,ke rene shume poshte,,asnjehere se kemi menduar se futbollisti i kombetares SHQIPTARE eshte cam,,lab,,malesor apo myzeqar,,,eshte gege apo toske,,per ne ai eshte nje djale i talentuar ne ate qe di te beje dhe na ka bere krenar,,,kaq. Po mesa duket ke dashur te shkruash dicka,,,e shkrove dhe nuk qullose gje.

  17. Bajram says:

    Steriotipi komunizmit per camet ishte shume me lart se sa steriotipi qe ke ngulitur ne mendjen tende te semure.Ishte Enver Hoxha qe shpronesoi popullin e Shqiperise dhe ne vazhden e tij Fatos Nano e Sali Berisha me Ligjin 7502 te pseudodemokracise alla shqiptare qe pronesoi cifcinjte greke me pronat e pasanikeve shqiptare te konfiskuar nga komunizmi e qe vazhdojne te masakrohen nga “demokracia alla shqiptare.Kur u bere “patriot me damke” se keni 25 vjet qe kerkoni pronat ne Cameri dhe shtetesine greke.

  18. True says:

    Kurr nuk I loxoj shkrimet e ketijj rrote perderisa te display kete fotografi idjote.

  19. Don says:

    O Enkel une jam nga Myzeqeja dhe u dashka te shkruaj per Odise Roshin si nga Myzeqeja. Ne nderojme nje flamur dhe kombetarja I beri nder atij flamuri dhe gjithe shqiperise. Pershendetje.

  20. kazanova says:

    Ti Enkel je thjesht nje njeri i pafytyre dhe i pa moral. Je nga ai tipi qe, edhe sot pas tridhjete viteve qe regjimi komunist nuk ekziston me, besojne se edhe po t’iu shkoje gruaja me ndonje dashnor fajin e ka regjimi komunist. Regjimi komunist ka gjynahe te tjera por ai kurre nuk ka punuar per te krijuar stereotipin e camit te keq. Se nga e ke gjetur ti dhe soji yt kete perralle une nuk e di. Juve ju pelqen te vetequheni te persekutuar. Kjo tregon thjesht ndjenjen e inferioritetit qe ju mundon. Duke mos gjetur tek vetja asgje per t’u mburrur, ti dhe disa te tjere si ti, hiqeni si te persekutuar dhe kini kaluar ne nje ekstrem qe ju ben sa qesharake aq edhe te neveritshem. Dhe, nuk do te jete e larget dita kur do te korrni edhe frytet e marrezie tuaj.

  21. Kin buba says:

    Kesaj I thone me u grind per musteqet e CELOS.

  22. Preveza says:

    Pas pak eshte dita perkujtimore e gjenocidit mbi çamet nga greket,
    dhe te gjithe qe jemi dhe ndihemi shqiptare, nuk Kemi 200 000 çame, por Jemi 10 miljon çame; nga Mitrovica deri ne Durres, nga Ulqini deri ne Prevez e Janine, nga Zelanda e Re deri ne Amerike, kudo ku na ka hedhur koha dhe fati.

  23. Letra says:

    O lexues…lexoni me kujdes ?

    Enkeli ka bere vetem nje eksperiment. Eshte thjesht nje studim per psikologji/sociologji. E ka treguar edhe me analogjine ne fillim fare.

  24. Sadiku says:

    Tani ia ke futur krejt kot o Enkel. Eksperiementi yt “legjendar” nuk perjashton faktin qe ke perhapur lajm te rreme, me qellim, per nje person dhe cka mund ti shkaktoje atij nje pasoje. Per ta plotesuar artikullin, kerkoji falje qe nuk e ke pyetur paraprakisht.

  25. logjika says:

    Ne radhe te pare dua ti theme Meros qe ta nderroje ate fotografine e ketij Enkel Demit se duket si ndonje lypes ne trotuar. E dyta eshte se me beri pershtypje qe thote se steriotipin negative çameve u a kane krijuar komunistet. Une do te isha krejt i kundert me kete dhe ne qoftese mendojne te gjithe çamet keshtu, me te vertete qenkan njerez te pa bese e nder. Pse? Sepse komunistet i strehuan çamet ne Sarande, Vlore, Rrogozhine, Elbasan, Durres e pasta, dhe gjetke. Ne vendet me te begata e me te mira shqiptare. U dhane prona, qe nuk u takonin, shtepi, pune dhe buke. Nuk dua te zgjatem se sa kane perfituar çamet nga komunistet e asaj kohe s’kane perfituar as Leberit, as Myzeqaret, as Malesoret jo e jo, por askush tjeter shqiptare. Dhe mire bene komunistet qe i mbeshteten se ishin shqiptare si gjithe te tjeret te ndjekur nga trojet e tyre. Per ngjarjet me çamet , me vone , ishin njesoj si me gjithe shqiptaret e tjeter dhe brenda Shqiperise nuk jane persekutuar me shume se te tjeret nga sistemi komunist. Kane qene me te privilegjuar si ne dhenien e bursave per shkolle te larte, ashtu dhe si punonjes te dikastereve. Kam shembuj te shumte me emra konkrete dhe po te jete nevoja i nxierr me emra si studentet ashtu dhe punonjesit ne ministrite apo komitetet egzekutive te asaj kohe. E treta, ky Demi e mbingarkon veten me ate qe thote si do reagojne njerezit mbi steriotipin çam! Po per Labin si reagojne, po per Myzaqarin si reagojne, po per Malesorin si reagojn! Po ç’eshte ky mediokritet prej njeriu te perulur ne mendim qe shprehet keshtu. Do e pranojne te gjithe çamet kete qe thote ky?! Dhe e fundit , ky shkrim nuk vlen fare se hap muhabete qe nuk shkojne dhe ngre gjera qe nuk i vlejne shqiptareve qe nga Ulqini e Tivari qe nga Prizrereni e Kosova ne teresi qe nga Shkupi e Manastiri e deri ne Arta, pavaresisht se nga cila krahine e Shqiperise etnike je.

  26. Bobo CNA gjeti says:

    ,,,Jam Cam,,,lindur e rritur ne Elbasan,,,si Sadiku,,por qe ne 97 ne emigrim ,,Ju Rob .IRA qe shani e Lani PA pik respekti popullin Tim Cam,,JENI VETEM FUNDERRINA,,,BANI PJESE E NJE SHOQERIE TE KALBUR PA HORIZONT,, INJORANZE PA LIMIT,,JU PARAZITA LEPIRESA INTERSAXHI SHKONI PUNONI ,,LODHUNI FIZIKISHT QE MENDJA JUAJ MOS KETE KOHE TE MENDOJE ,,CAMET ,,,NE JEMI KOMBI ME KURVE NE BOTE SE KEMI POPULLATEN ME BASDTARDE QE NXJERR KJO TOKE,,,DHE E KAM PARE E JETUAR NE EMIGRIM,,,NUK FLASIM,NUK LEME FEMIJET TE HYNE E DALIN ,,XHELOZIA NE SHPIRT,,,KUR KEMI NEVOJE LE LEPIME BYTHEN, E CFARE TE THEM MA,,NUK KA FUND ,,
    PRANDAJ JU ROB,,IMA BARKBOSHA ,,PARA SE ME OFENDUAR SHIKOHUNI NE PASQYR,,,CAMERIA KA QENE KRAHINE E SHQIPERISE,,SI ESHTE LABERIA E SI GJITHE KRAHINAT E TJERA ,MOTERQIMA +ROBQIRA,,

  27. mireli n says:

    Jam rritur ne nji zone me komunitet cam. Qytetare puntore, te ndershem dhe bujare keshtu i njof camet. Nuk jam dakort me Enkelin kur shkruan se komunistet krijuan steriotipin negativ per camet. Te beshe deklarata te tilla do te thote te viktimizohesh artificialisht dhe thjeshte te genjesh paturpesisht. Pa perseritur opinionet me larte vecanrisht komentuesin LLOGJIKA i cili e trajton problemin drejt dhe ne menyre racionale dua te theksoje se shkrimi i Enkelit nuk ja arrin qellimit dhe objektivit qe i ka vene vetes gazetari. Ishin ata komuniste shqipetare qe ju afruan ndihme pas genocidit grek dhe ju sistemuan ne zonat me te mira te Shqiperise, ne Sarande,Vlore,Fier, Lushnje,RRogozhine, Elbasan, Durres e Tirane. Nuk u cuan per te hapur kanale vaditese, nuk u cuan per te thare keneta, as per te hapur rrugen e Malsise se Madhe. Nuk u futen ne gazerma e kasolle por ju dhane buke, u sistemuan dhe ju dalengadale u integruat si gjithe komunitetet e tjera. Ne lagjen time Ko munusti numer 1 ishte cami ABAZ KONDI , komunist i oreve te para. XHa Abazi burre zotni e patriot i madh cam. Rruga e lagjes time mban emrin e deshmorit te luftes NCL NAIL KONDI i cili eshte djali i ABAZ KONDIT. E pershkrova kete fakt se nuk me pelqen aspak kur thuhet se camet jane keqetrajtuar nga komunistet. Ajo kohe ka qene e barabarte per te gjithe si per ju camet dhe per mua si vlonjat, si per shkodranet dhe mallakastriotet,si per dibranet dhe per korcaret. Pra camet per mua jane vllezerit e mije, jane miqe per koke , jane punetore e tregetare te zote. Ju ka lezet buka dhe kripa po u shkove ne shtepi. Ti leme komunistat ata bene sa munden dhe jo pak. Por tu hedhesh balte kur nuk e meritojne nuk eshte shqipetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje