Demokracia bie në krizë atëherë kur maxhoranca që ka fituar zgjedhjet kthehet ose në një oligarki tiranike, ose në një bandë korruptive.
Rasti i dytë është ai i qeverisë Berisha 2005-2013, e cila tani eshte në opozite. Por shqiptarët masivisht votuan kundër asaj qeverie të korruptuar dhe korrupsionit në Drejtesinë shqiptare. Por sot konstatohet se krizën e korrupsionit të qeverisë të korruptuar, krerët e korruptuar ia kanë transmetuar opozitës, ndërsa kjo nuk do të thote që këtë krizë morale të qeverisë abuzive te vitit 2013, këta opozitarë mund ta kthejnë në një krizë morale të demokracisë shqiptare.
Reforma në drejtësi patjetër qe do te penalizojë hordhinë abuzuese Berisha, dhe do t’i shpronësojë të gjithë të korruptuarit. Shqiptarët duan ndëshkim. Provat janë sheshit dhe të gjitha organizmat ndërkombëtarë i kanë të gjitha evidencat, prandaj: pse lodhen kot vjedhësit?
Gjykatë e korruptuar plus pushtetin abuziv Berisha: kjo ka qenë substanca juridike e vitit 2013. Prandaj, pse merren këta të mundur me gjithësejt nga populli, me zvarritje qaramane të të kapurit në vendin e Krim?
Sepse duan t’i shpëtojnë penalizmit. Nuk e shihni si vijnë Vërdallë? Por më qesharakë janë ata që nuk kanë përfituar asnje kacidhe, dhe bëjnë luftë me “mullinjtë e erës”, se kanë hallin e pasurisë se Saliut, Lulit dhe familjes se Saliut. Ky në fakt ka qenë karakteri mesjetar i vasilitetit. Vasali i shkretë nuk ka përfituar kurrgjë, por duhej të ishte besnik, se mos merrte ndonjë kockë.
Ja këta jane sot nëpër këmbë, dhe mund te hidhen të gjithë për të mbrojtur feudalin dhe rrethin e tij. Dhe kane krijuar Venecian si çeshtje. E kotë: Reformën shqiptare e kanë strukturuar amerikanet. Krimin shtetëror shqiptar nuk po e luftojnë shqiptarët që të ndërrojnë Portat e korrupsionit. Gjithçka është në dore të politikës dhe ekspertizës amerikano- gjermane.
Venecia eshte pretekst. Amerikaneve demokracinë nuk ua ka mesuar Venezia. Amerikanëve iu desh një shekull për të demokratizuar Venecian. Korrupsioni Berisha duhet të hyjë në rresht e t’i lerë vasalët në hallet e vobegtësise së tyre në intelekt, dhe të gjejë rrugën legale për t’u mbrojtur ndaj penalizimit të tij. Në Parlamentin shqiptar Reformën do ta votojnë mbi 115 deputetë…mund të jenë edhe më shumë. Cila Venecie ka dalë për të mbrojtur krimin shtetëror shqiptar Berisha, ajo e Dozhëve mesjetarë? Reforma shqiptare nuk ndalohet dot, pa le te kërcënojë me “trazira sociale” zëri infantil Basha. Ik Basha ne Uashington dhe jo nëpër varfërinë shqiptare! Shko i thuaj Uashingtonit që qeveria Berisha ka qenë qeveri “shenjtorësh”… se shqiptarët jane të lodhur nga grabitja dhe agresioni barbar Berisha. Fatet e shqiptarëve sot jane fate interesash shqiptaro- amerikane. Por Bashë ziu e ka të pamundur, se , sikurse Saliu, e di që Uashingtonin e ka kundër. Perëndim per Shqipërinë sot do të thotë antikorrupsion shqiptar. Të gjitha të tjerat janë fjalë pa sens.
Por, a mund ta ndalojnë vasalët Reformën. Për fatin e moralitetit shqiptar ata janë pak. Nuk bëjnë dot gjë as me Venecian dhe as me votat në Parlament. Sot shqiptarët e dinë se gjithçka që kundërshtohet nga Saliu, është një furi fëminore… sepse kanë kuptuar të vërtetën: Uashingtoni dhe Brukseli janë kundër korrupsionit shqiptar. Kjo është Venecia reale, ajo mesjetarja e Dozhëve nuk ka më funksion.
ik o tak o idiol funksional. je bere si ver llapa, por ta dish se sido te shkoje puna ti prap se prap njesoj do ngelesh,,,,, dmth do ngelesh nje gojore efunksionale ne cdo kohe. ata qe te lavderojne ne kete blog te urrejne edhe me shume por ti si manjak qe je nuk ekupton dot. po te kisha gje ne dore ty do te lejoja te dilje vetem tek BANG BANGU.
ml qeke trap
Bravo zoti Ngjela,ke thene te verteten.Ishalla eshte ashtu siç thua ti qe reformen do ta votiojne 115 vete. Je i zgjuar.Ujqerit dhe çakenjet le te lehin kundra, se nuk na prishet shume gjiza.
Ky perfundimisht eshte idiot. Edhe ne qe jemi me reformen ky torollak po na kthen kunder saj
Zoti Ngjela je perfekt !Bravo ,i lexojme gjithmone deklaratat e tu dhe je brilant !l
Shqiperise i duhen vertet zera te tille ne keto momente historike per te!
Ky eshte fundi i Komunizmit ne Shqiperi !
Avokate Ngjlen e njofe per me shume se 40te vjete. Dhe uroi qe ne nivelin e tije te kemi sa me shume.Eshte normale qe nji pakice nuke i pelqene nji funde i tille, pore kjo ka per te ndodhur mbasi limitet jane drejte fundit.
Flm Avokat Ngjela. Nji falenderim per ju Maksi dhe te gjithe atyre qe arijne ta kuptojne dhe vlersojne situaten
…ti hani mune takut dhe tiki takut
Faleminderit per keto momente te veshtira per shqiptaret, e rrenuar , ekonomikisht ,moralisht , Zoti Avokat . Me te drejte, i permend Berishes pronat e zhvatura , Por ai Iku dhe svjen me, ne krye te shtetit ,e le ti pergjigjet ligjit nje me nje. ,Por si do ja bejme ketij Beut e Pashait te socem, qe ndan letra higjenike , e ben legalizime hajduteve ose rrugaceve qe kane thyer ligjet ne tokat e pronareve, gjithashtu edhe ne tokat e shtetit Ky nuk e ka kuptuar, cdo te thote prone private , ku nuk e kupton dhe pronen shteterore ,qe i takon te gjithe shqiptareve ,e jo vetem hajduteve ose te tarafit te vete politik , dhe nuk i takon ligjerisht te fusi hundet . Ky komunisti anti prone qe ju z AVOKAT nuk e permendni , po thyen kushtetuten qe ka bere nje betim , Ky akoma se ka kuptuar, se seshte bej, por eshte drejtor i pergjitheshem i shqiperise e te zbatoje kushtetuten ,A nuk ju ka prokupuar z Avokat , Si do ja bejme ketij te papegjegjshmi mavi ,per Miliomat e Miliardat e eurove qe do vershojne nga Strasbourgu. Shqiperia ekonomikisht eshte para nje katastrofe e cunami Z Njgjela. Ky i pa pergjegjshem dhe anti prone e zhvillim , duhet te hizolohet z AVokat sa seshte vone , do me kujtojne shqiptaret per kete xunam z AV . por do jete vone . Rrespekte z SPARTAK:
kush do te shfuqizoje marreveshjet super korruptive koncesionare te Berishes….e degjuat qe OKB urdheroi ne menyre urgjente te shfuqizohet koncesioni hajdut i skanerit ne dogana !! dhe pergjigja e qeverise se z.Rama eshte : nuk kemi cfare ti bejme….
Pse nuk i futin ne burg krijuesit dhe perfituesit e koncesionit te skanerit…!!??
…..sepse ka implikime interesash edhe te qeverise s e sotme…..
Saliu & comp.,eshte e vertete,jane super te korruptuar por saliu nuk e solli korrupsionin,e gjeti mes nesh…( sic skenderbeu per lirine )
Me nuk eshte Saliu problemi, problemi eshte deputeti demokrat.
Nese deputetet demokrate e kuptojne situaten, e marrin pune te kryer reformen, e marin obligim kombetar dhe e marin si abetare Amerikane atehere, nese vet jane te paster duhet as mos te degjojne, por nese degjojne sec thone Berisha e Basha mos te lodhen fare.
Me moshen qe ka Berisha, ai neser mund t’i thote LAMTUMIRE kesaj bote ku do ngelet karriera juaj deputete demokrate?
E pse keshtu te pafajshem qe jeni te ngeleni peng te mekatarit?
Normal nuk mban kosi uj me