Reforma/Sot bëhet njoftimi në seancë, javën tjetër futet në rend dite

23 Qershor 2016, 09:15Politika TEMA

Limitet kohore kanë bërë që të diskutohet përshpetimi i procedurës së votimit të drafti të reformës në drejtësi.

Konferenca e Kryetarëve ka patur debate për futjen e draftit të reformës në kalendarin 6-javor të Kuvendit.

Partia Socialiste ka bërë një hap prapa duke pranuar që sot të bëhet njoftim në seancë, dhe të paraqiten iniciativat e propozuara, ndërkohë që që javën tjetër të vendoset për futjen në kalendar drafti i reformës.

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve, i mbledhur të mërkurën në mbrëmje, nuk arriti të marrë një vendim gjatë interpretimit të kërkesës së mazhorancës që kërkonte futjen në kalendar të draftit të reformës në drejtësi dhe miratimin e saj brenda datës 15 korrik.

Një iniciativë e tillë u kundërshtua nga opozita, pasi sipas saj, paketa kushtetuese po përfshihet në proçedurat parlamentare në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus.

Rendi i ditës i parlamentit parashikon gjithashtu diskutimin edhe të disa çështjeve të tjera, si ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Malit të Zi; pr/ligji “Për zejtarinë”, si dhe dekreti i Presidentit që kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për masat shtesë të sigurisë publike” .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje