Berisha bën dhe ironi në Kuvend: Përshëndes autorin e golit, Edvin Kristaq Rama!

23 Qershor 2016, 13:38Politika TEMA

Ata që janë mësuar ta shohin dhe dëgjojnë Berishën vetëm duke bërtitur, janë të gabuar, pasi pikërisht sot në seancën Parlamentare, përpara se t’u sulej të huajve për reformën në drejtësi dhe të kërkonte rrëzimin e kryeministrit Rama me revolucion, ka bërë ironi me të vetmin pasion që i ka ardhur pas vitit të 70-të te jetës së tij: Futbollin. Por dhe këtë herë e ka lidhur me kryeministrin Edi Rama.

Duke u drejtuar nga kreu i Kuvendit Ilir Meta, ish kryeministri Berisha tha me ironi:

“Zoti kryetar! Unë dua t’i çoj një përshëndetje të përzemërt autorit të golit të ekipit kombëtar, Edvin Kristaq Ramës! Po, Harrojeni! Se nuk ka bërë golin ai goli është i tij! Pandeli edhe ti je dakort me mua! Jo vetëm goli, se I ranë mediat në qafë. I thanë na kopjove shqiponjën! Na kopjove modelin! Po ai jo vetëm autor I golit, por është autor o De Biazit, i Xhanit, ai e gjeti, ai e solli, ai mësoi, ai e trajnoi, ai e bëri Xhanin të jetë ky që është sot! Prandaj ta përshëndesim edhe njëherë njeriun e sukseseve imagjinare!”

Ironia e Berishës pason ato qindra komente dhe statuse ironike për kryeministrin që duket se ka lënë çdo punë këto ditë dhe merret vetëm me kombëtaren. Edhe sot gjatë pasdites, kryeministri ka organizuar disa aktivitete, në të cilat do të shoqërojë djemtë e kombëtares në ceremoni dhe festime.

2 komente në “Berisha bën dhe ironi në Kuvend: Përshëndes autorin e golit, Edvin Kristaq Rama!”

  1. sopiqoti says:

    Sali Berisha nga Vicitoli ditka te beka edhe ” I R O N I ” ne footboll , ne nje kohe qe ai ” NUK E DI ” se cfar ka topi brenda “..lesh apo kashte..”. Hahahahaaaaaaa.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Qellimi I Berishes eshte te “zbeh” pritjen e sotme te futbollisteve te kombetares,ai ka tre vjet qe ne sfondin e selise se PD ka shkruar “SHqiptaret Ngrihen”,por atyre vec nje gje ju eshte ngritur….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje