Shtyhet dekreti i Nishanit për “kamerat” vetëm me votat e PS, aleatët kundër dhe abstenim

23 Qershor 2016, 13:06Politika TEMA

Vetëm me votat e socialistëve është shtyrë votimi i dekretit të Presidentit të Republikës që kthente në Kuvend ligjin për sigurinë publike apo vendosjen e ‘kamerave’ siç quhet rëndom.

Kështu, dekreti i presidentit që ktheu ligjin për kamerat e sigurisë nuk u votua sot në parlament. Të qartë se nuk i kishin votat për ta rrëzuar dekretin, socialistët kërkuan ta heqin nga rendi i ditës.

Kreu i Kuvendit e hodhi në votim propozimin e PS dhe votimi i dekretit u shty për një ditë tjetër.

Të vetëm, socialistët nuk mund të bëjnë asgjë për ta rrëzuar dekretin.

LSI abstenoi gjatë diskutimeve në Komisionin e Sigurisë, ndërsa PDIU bashkoi votat me Partinë Demokratike, pro dekretit. Në këtë situatë socialistët kërkuan shtyrjen e votimit në një kohë tjetër më oportune për ta diskutuar më në detaje.

“Në emër të grupit parlamentar të PS kërkoj që të dalë nga axhenda e ditës së sotme me qëllim që grupet parlamentare ti shqyrtojnë më vëmendje edhe vërejtjet që ka bërë Presidenti dhe me qëllimin e mirë që ligji të miratohet në një moment të dytë. Prandaj kërkoj daljen nga axhenda e ditës së sotme dhe ta shqyrtojmë në javët që vijnë”, argumentoi kreu i grupit të PS Gramoz Ruçi kërkesën për shtyrjen e dekretit të Nishanit.

“Është bërë e zakonshme që flasin ndryshe dhe mendojnë ndryshe, parqesin gjerat sic na leverdis pa u afruar me të vërtetën. Nëse ishin kaq të interesuar duhet ta kishin votuar sot dekretin. E vetmja arsye që duan ta heqin nga rendi nuk janë asnjë nga fjalët që tha Ruçi, por sepse nuk ka votat për që ta kalojë. Por sa herë nuk ka votat zoti Ruçi Parlamenti nuk mund të kthehet në lolo të dëshirave dhe të synimeve të grupit socialist. ne jemi kundër hreqjen së dekrsëtit nga rendi i ditës”, reagon kundër kreu i grupit të PD Edi Paloka.

Ligji është mbështetur fort nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe parashikon vendosjen e kamerave të sigurisë në institucione, biznese, taksi. Kostoja e nismës dhe rreziku për shkeljen e privatësisë janë kundërshtuar nga opozita dhe LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje