Kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj ka thënë në foltoren e Kuvendit se, a i përket çështjes së Vetingut, ai është shkruar në Bruksel e Uashington, pasi ekspertët shqiptarë nuk kanë eksperiencë. Ai shtoi se vetingu është pjesa më e vështirë e Reformës në drejtësi, pasi ka të bëjë me skanimin e gjyqtarëve e prokurorëve.
“Kemi rënë dakort që ai do të bëhet nën asistencën, monitorimin dhe kontrollin e ekspertëve ndërkombëtar. Kjo është bërë pasi ka të bëjë me skanimin e gjyqtarëve e prokurorëve. Nuk ështe i lehtë. Ne nuk dinim sesi ta bënim, ndaj duam asistencën e ndërkombëtarëve. Kjo është shkruar në zyrat e Brukselit e Uashingtonit se nuk e shkruanim dot ne për shkak të mungesës së përvojës”, tha kreu i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për reformën në drejtësi.
Ndërkohë që Xhafaj tha se opozita e shikon Reformën në Drejtësi si një çiflig partie. Ndërkohë që ai ka shtuar se ka disa njerëz që nuk e duan reformën në Drejtësi dhe kjo për arsye personale.
“Ka disa njerëz që e mbajnë peng Reformën në Drejtësi. Opozita e shikon atë si çiflig partie. Opozita e ka bojkotuar komisionin e posaçëm të Reformës në Drejtësi për arsye personale. Shqiptarët e dinë kush është kundër reformës. Opinion final i Komisionit të Venecias përgëzon autoritetet e sidomos ekspertët për punën që kanë bërë për përgatitjen e reformës, gatishmëria e tyre meriton përgëzime. Teksti në tërësi është koherent dhe në përputhje me standardet europiane. Venecias rrëzoi opinionin 1 e 2”, tha ai.
cudi sesi ndryshojn njerzit!
kta komunistet deri para tredekadave te mbysnin nese I lavdroje bruksel uashingtonin.
tash jan bo me proamerikan sesa amerikanet vet!
jan talente te vasalitetit komunistat. sepse jan msu mas numrit nji,mas diktatorit,mas prijsit. nuk dijn se te besh ate qe te don shpirti esht lirija e vertet.
nuk dijn te jen ata qe jan,njers te lir. porse vetem vassal,vartes,skllever te t tjerve. si qeni qe nuk rri dot pa nji zotni.
behuni zotni o shqiptare. behuni zotni pa pas nevoj me I lepi duret dikujt tjeter.
dje perplasnin duret “parti enver” sot rrahin shuplakat “bruksel Washington”!!
un nuk kam gje kunder demokracis. as kunder kalas se demokracis, perendimit bruksel uashington.
por kam me ata qe nuk jan vetja e tyre por behen tjeterkush.
be who you are!
O katran te pakten kane ndryshuar dhe jane pershtatur kohes dhe u ka ngelur pak atdhedashuri. Jo si Sala qe ka ngelur nje komunist i keq dhe sherbetor besnik i beogradit
Opozita nuk eshte kunder vettingut por kunder mazhorances qe kerkon te emeroje e vetme anetaret e ketij komisioni.
Pjell e Enver Hoxhes, kur flet dhe ky komunisti qelbur.
Te lumte z. Xhafaj. Je me verte drejtues i kohes… te plasin ata qe flasin keq per ju..