“Drejtësia”, Blushi: Hermetik. Presidenti të zgjidhet nga populli, shqiptarët të bëjnë “gol”

23 Qershor 2016, 12:41Politika TEMA

Deputeti Ben Blushi e ka ngritur zërin në Kuvend kundër të gjitha palëve, të majtëve, të djathtëve, neutralëve dhe të mënjanuarve duke i akuzuar se po bëjnë një reformë drejtësie hermetike që nuk kuptohet nga populli shqiptar, që është si e koduar dhe që edhe nëse palët nesër bëjnë kompromis, asnjë prej tyre nuk përfaqëson të varfrit.

Deputeti socialist ka bërë me dije se bashkë me deputeten Mimoza Hafizi pritet që shumë shpejt të depozitojnë në Kuvend një amendament për zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli, një kërkesë e kahershme dhe e ish-presidentëve shqiptarë.

“Presidentin t’ia rikthejmë më mirë popullit. Populli ka të drejtë ta zgjedhë. Këtë e bëjnë serbët, malazezët, kroatët, rumunët etj. Shqiptarëve nuk po i’u jepet asnjë kompetencë. Popullit i lihet një e drejtë që të zgjedhin partitë, ndërsa partitë që të zgjedhin popullin. Për sa kohë që këtu nuk bëhen 94 vota, këtu nuk do të ketë as reformë, as zgjedhje të Presidentit nga populli, as për referendum”, deklaroi Blushi në Kuvend.

Sipas tij, ky parlament duhet të jetë më i vogël, shumë pak e kemi justifikuar këtë madhësi në 25 vite. “Mund të jenë 100, edhe kjo mund të jetë një prekje kushtetuese. Kemi nevojë të zvogëlojmë veten. Do kishte më pak vend për injorant, analfabetë. Do sjellim një amendament që parashikon që Presidenti i Republikës së Shqipërisë të zgjidhet nga populli në Shqipëri.Duhen 27 vota, por është e vështirë. Ne do e sjellim, pasi besoj se këtu ka deputetë të përgjegjshëm që ti delegojmë shqiptarëve diçka që nuk e ka pasur kurrë. Kombëtarja ka bërë gol në Francë, shpresoj që edhe këtu të bëjmë golin e duhur ku shqiptarët të kenë mundësi që të zgjedhin me dorën e tyre Presidentin e vendit”, tha Blushi.

Sa i takon Reformës në Drejtësi Blushi tha se Shqipëria po i  largohet sa më shumë drejtësisë, ndërkohë që ka theksuar se, shqiptarët nuk dinë asnjë gjë se çfarë është Reforma në Drejtësi, kë do të ndihmojë, kë do të ndëshkojë apo çfarë institucionesh do të ketë. Ai tha se shqiptarët nuk janë pyetur fare nëse e duan apo jo.

“Dy palë që bëjnë një palë gjejnë konsenuss për gjetjen e një konsensusi të një pale. Kush i përfaqëson të varfërit? Rilindja? Jo. Po të dhunuarit? PD-ja?! – Asnjë ditë s’i ka përfaqësuar.

Edhe nëse do ketë consensus, populli nuk do pyetet, interesat e tij nuk do të mbrohen, në këtë aspekt dua të them se ajo që mund të arrijmë të bëjmë reformë në drjëtsi produkti do jetë një produkt i panjohur burokratik. Për mua e shumicën e shqiptarëve. Në 18 muaj nuk u sqaruan qytetarët se çfarë është kjo reformë. Pse ndryshon, ça garancie ka që sistemi i ri do prodhojë më shumë cilësi e  barazi, kasën e korruptuar me të rinj.

Këto pritshmëri askush nuk i ka sqaruar. Kemi krijuar një sistem që është krijuar nga disa akronime që nuk i kupton askush. A i dinë shqiptarët çfarë janë këta? Nuk i dinë, pasi keni bërë një proces të mbyllur hermetik”, ka thënë ai.  “Çfarë janë këto kode, i di njeri? BKH?! Pyesni 90% të shqiptarëve çfarë domethënë KLP, KLGJ, SPAK etj. A e dinë shqiptarët ç’janë këto?! Unë them që nuk i dinë Fatmir, sepse keni bërë një proces hermetik. Kjo reformë nuk do të ndihmojë të varfërit”, bën thirrje Blushi.

Në përgjie të tij, ka qënë kreu i Komisionit të reformës Fatmir Xhafaj që në përgjigjie të deklaratës së Blushit i ka sugjeruar të lexojë draftin. ”Janë bërë rreth 50 tryeza publike për të shpjeguar reformën me tryeza me jo më pak se 250 pjesmarrës. Përsa i përket propozimit tuaj është e drejta juaj dhe ne e kemi propozuar këtë gjë. Nuk është mandati i këtij komisioni edhe për çështje të treja kushtetuese që kanë nevojë për tu parë, ky komision ishte vetëm për reformën dhe e ka përmbushur më së miri këtë detyrë”, deklaroi Xhafaj.

5 komente në ““Drejtësia”, Blushi: Hermetik. Presidenti të zgjidhet nga populli, shqiptarët të bëjnë “gol””

  1. LORA says:

    Nese ka shqiptare qe kane nevoje per fjalet e blush-ciprushit,,,,,,le te antaresohen ne partine-ide te tij.
    Kujt I ankohet ky birbo per sistemin qe e ndertoi vete,tuj tall bolet me shqiptaret,e tuj I rrjep pa meshire?????Ndoshta atyre qe vuajne nga amnezia.
    Sa per reformen ne drejtesi shumica e shqiptareve kuptojne fort mire se per ta po lind shpresa e shtetit real te se drejtes,,,eshte kjo arsyeja e vetme qe blush-dalzotes-nano-kurva po shterzon “dashuri” per njerzit.

    1. EdscobarRamaMetaKunderReformes says:

      Nuk the asgje pervec asaj qe dime per 25 vjet.
      Mire PD nuk do reformen po PS e SHullazve do President nga populli?
      Beni nuk ecen dot vet pa kerkon rikthimin e Fatos Nanos si kantidat I pavarur per President.
      Ptesidenti nga populli do ti jape shkelm Likes e Edrames.
      Po jo Fatosi Pijanec e tradhetar ky simbol I komunizmit e se keqes shqiptare.

  2. Xen deledashi says:

    E drejte

  3. "Horri i Bulevardit" says:

    Dhe dolli perseri cuni i kicos, benka. Foli, beri te pervuajturin, per popullin, por une jam i sigurte qe benka i kicos, nuk do ta votoje reformen, prandaj mazhoranca duhet ta llogarise minimumim nje vote mangut.
    Nuk do ta votoje reformen, se drejtesia nuk do te filloje kur erdhi salehu ne pushtet, por drejtesia do te filloje qysh ne kohen, kur komunistet aktiv, nen udheheqjen e ramiz halese, per te konstituar vendimet e Katovices, formuan Keshillin Presidencial, keshill qe do te konstituonte marrjen e pushtetit ekonomik, mbas rrenimit te pushtetit ekonomik.
    Dhe sic e dime ne kete keshill, kane qene edhe Sabri Godo, ish sigurims ne zonen e Dibres, Sali Berisha, ish sigurims dhe shurrtar i bllokut, Kico Blushi, ish sigurims, ne Lidhjen e Shkrimtareve dhe Artisteve.
    Benka ben sikur eshte kunder salehut, me vjen te qesh, se babi kico e ka pas shum xhan salehun, se se bashku kane marre vendime te rendesishme, vendosen te vjedhin deri rrenje Shqiperine dhe ja arriten. Ndermarrjet u shkaterruan, magazinat u vodhen e u shiten, pronat u vodhen me dokumenta fallso. Benka nga langaraq 20 kilosh, u trash, u plotesua, u be shkrimtar duke shkruajtur romane nga jeta ne parti.
    Dhe benka kuptoi se kishte ardh koha te bahej krietar, por Edvini ja kish xan rrugen dhe babi kico, thirri ne ndihme kolegun saleh dhe sulmi filloi.
    Kur benkes i iken shpresat se sdo bahet krietar, u puq me mozen dhe do for, oj parti te re, ku ish spiunet e mbetur pa parti, do punesohen ke cuni kicos.
    O ben, merr shum brisqe, se ke shum per te rrujt.
    Shko futi nji loje sume ke salehu tani.

  4. masoviku says:

    Mire Mehmeti i ka prere koqet ballistave po ketij gjynahqarit qe po qan per popullin fukara (pas 25 vjetesh qe hengri e piu ne kurriz te te varfereve)kush ja ka prer koqet,se i jati i ketij ka qene me partizanet koqengrenes.
    po na del shum masovik ky bolsheviku i partise,ky pioneri i enverit qe shkonte ne fshat per tu mesuar me jeten e teta ollges.
    Hipokrit qe fryhesh neper tribuna si gjeli maj te plehut,po na tregon varferin pasi e krijove vet dhe mbushe xhepat me ndonje cop fjalim ne parlament.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje