Pas Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Jashtme, Kombëtarja u prit në godinën e Qeverisë nga kryeministri Edi Rama.
Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, Rama tha se lojtarët në fushë dhe tifozët në shkallët e stadiumit dhe në rrugët e qyteteve franceze lanë pas imazhin e një Shqipërie europiane.
Rama nuk kurseu as batutat kur u ndal tek Etrit Berisha për ta falenderuar për emocionet që na tha.
“Falenderoj të gjithë, nga Berisha im më i dashur, e deri tek autori i golit”, tha ai.
Kryeministri pati edhe një premtim për lojtarët, premtim që do të mbahet me përfundimin e stadiumit të ri kombëtar.
“Do të ketë një pllakë me emrat tuaj ku do të shkruhet se ‘kjo arenë i dedikohet kombëtares kuqezi të euro 2016’”, u shpreh Rama.
Kryeministri shtoi se të investosh për sportin do të thotë të investosh për shëndetin dhe kulturën, të investosh edhe për fuqizimin shpirtëror dhe ekonomik të një bashkësie dhe të një vendi.
Pas Kryeministrisë, ekipi kombëtar u zhvendos tek Fan Zone për të festuar së bashku me tifozë në shesh.
eh zot i madhe ,
me kte shtet rrumpall !
APO ate ja ka lon dor lu-qeve ky .
o shqiptari i shkret cte ka gjet
Ke ik per lesh o kumandant….
Shume bukur Edi Rama. Djemte me Giannin e MERITOJNE.
Mrekulli o Edi je dhe to kontribues ne arritjet e kombetares
Jo po thoni tani qe nuk ishte Rama ai qe e rilindi edhe kombetaren!
Te shkruhet edhe emri i Rames tek ajo pllaka, mundesisht perbri emrit te Berishes.
Si dasem ciganesh. Nuk u ben pershtypje sa provinciale eshte e gjithe kjo?
Spontane, po, do e pelqeja dhe do e pranoja…po kjo eshte fushate…
Kush e perfaqson unitetin e kombit ne Kra Krane tone?
Mendoja presidenti jo ky spitullaqi me kostume qe kushtojne 20 000 euro dhe kepuce 2000 euro.
Me vjen rende ne perendim sa here shoh maskarda si kjo , grabitja e sportisteve me gjith autobize, imitimi patetik dhe i turpshem i Ovames prej Veliaj qe eshte bibilushi i kryeministrit, pyetja e gazetares se klanit per Merkel nese ” i gjati” jone eshte “superlider” , nxjerrja e fatosave klerike si klloune cirku ne Paris, deputete ne kerkim nga interpoli , nje popull qe sheh interesat e njeres kaste apo tjetres dhe harron te garoje si pale etj etj
Hajt te rrohe Partia dhe Evder Ramiu.
ik er ed se po del komplet legen!
po na bo dashni me korespodenc me sal berishen!
frikacak!
Premtimi eshte edhe thelbi i zhurmes.
Rama eshte koshient per” budallallekun” e kulles me stadium dhe me kete i kundervihet atyre qe jane kunder projektit ,duke tgene: shikoni, keta skane gjak shqiptari.