Detajet/ Shqiptari i vrarë në Qipro vrau 5 roje të biznesmenit 4 vjet më parë

26 Qershor 2016, 09:15Politika TEMA

Policia e Qipros ka dyshime të forta se shqiptari Jani Vogli, i cili mbeti i vdekur në atentatin në Qipro ndaj Biznesmenit Pano Kalopsidiotis dyshohet se ka marrë pjesë edhe në atentatin e 23 qershorit të vitit 2012, ku u vranë 5 punonjës të biznesmenit në fjalë.

Atentati ka ndodhur pikërisht në të njëjtin vend, ku disa persona hapën zjarr me mitraloz ndaj makinës së biznesmenit të kazinove, duke vrarë 5 truprojat e tij, 3 grekë dhe 2 rumunë, ndërsa vetë biznesmeni nuk ishte prezent kur ndodhi atentati. Po kështu, policia e Qipros është ende në kërkim të Aleks Burrelit, shqiptarit tjetër nga Mati, i cili mendohet se është i plagosur, raporton Panorama.

Po kështu, ka dyshime të forta se Jani Voglin nuk e vrau polici qipriot por vetë Burreli. Megjithatë kërkimet vazhdojnë.

1 komente në “Detajet/ Shqiptari i vrarë në Qipro vrau 5 roje të biznesmenit 4 vjet më parë”

  1. Alban says:

    Ja e zbuluan greko-qiriotet edhe nje krim tjeter!! Gjejne shqiptar dhe i implikojne ne ngjarje qe bejne buje per te mbuluar paaftesine e tyre….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje