Nuk ka asnjë dilemë që deputetët që kanë marrë votën në zgjedhjet e vitit 2013 nën siglën e PS apo dhe të mazhorancës së majtë do të votojnë pro draftit aktual të reformës në drejtësi.
Në këtë mënyrë shtohen gjithnjë e më shumë votat pro draftit për Reformën në Drejtësi, pa pikën e famshme 88, e cila mundëson shtrirjen e duarve të politikës mbi drejtësinë e re.
Deputeti tashmë i pavarur Tom Doshi nuk ka dilema sa i takon projektit kushtetues për reformimin e drejtësisë.
Deputeti Doshi ka deklaruar për mediat se vota e tij do të jetë pro projektit të rishikuar nga EURALIUS dhe OPDAT dhe mbështetur nga partnerët tanë SHBA dhe BE për Reformën në Drejtësi.
“Vota ima do të jetë pro draftit për Reformën në Drejtësi. Është një përgjegjësi, të cilën na e dikton populli. Ne jemi votuar për të përfaqësuar popullin në Parlament. Dhe shqiptarët duan Reformën në Drejtësi”, ka thënë Doshi.
Njëherësh në lidhje me një grup të mundshëm brenda PD përkrah draftit për reformën në drejtësi, Doshi apelon:
“Ftoj deputetët e PD të marrin përgjegjësi individuale përballë reformës më të rëndësishme të këtyre viteve”.
Nga ana e tyre deri më tani deputetët që janë shquar kundër rrymës brenda PD dhe që kanë një mendim të vetin në politikë, nuk kanë një qëndrim të qartë për votën që do të hedhin në seancën e Kuvendit kur të startojë për votim drafti i reformës në drejtësi. Madje as ish-kreu i PD Eduard Selami, që cilësohet rëndom si “njeriu i amerikanëve” ende nuk ka një qëndrim të qartë, përveçse deklaratave dhe thirrjeve se nuk duhet dalë kundër partnerëve tanë ndërkombëtarë.
Tom Doshi e kuptoi qe e futen ne ate rruge Mark Frroku, per qellimet q te lironte vellane nga burgu.
Tom Doshi eshte njeriu me shume vlera ne PS.
O Tom o moldave e vogel e provove me Meten dhe sja arrite, te degjeneroj Rama dhe prap si moldave ngele. Tashti e ke kuptu qe sja arrin dot dhe i ben gojore Rames prap. Tregoju votuesve dhe shqiptareve heren e fundit kur u takove me Ramen ne Surrel. Ka ndodhe para 1 jave. Te ka perdore si moldave dhe prap si kaline po u shkon mrapa. Na degjenerove krejt verioret. Ne aparencen tende prej burri fshihet thelle thelle nje moldave e vogel e etur per hajdar.
Tom Doshi! Nqs se ti do japesh voten pro reformes ne drejtesi,dhe do tu besh thirrje deputeteve te pd-ke,do heq mendimin e keq per ty. Ti je nje deputet i zoti,prandaj te kan ezgjedhur deputet,por jo te dalesh kundra partise tende si BEN BLUSHI,qe sot ai urrehet.