Valon zvicerani

25 Qershor 2016, 09:38Politika TEMA

Nga Halil Matoshi

Futbolli është bërë pasqyrë ku njerëzit nga të gjitha anët e globit e shohin sesi po ndryshon jo vetëm ideja e një atdheu të vetëm dhe e një kombi etnik, por edhe atë sesi po ndryshon bota…

Gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit “Afrika e Jugut 2010” mes shumë yjesh pati shkëlqyer edhe ylli i kombëtares gjermane, Mesut Ozil, për të cilin kolumnisti i “The New York Times”, Roger Cohen, nën titullin – “bombë” për etnonacionalistët – “Özil gjermani” shkruante se e kishte magjepsur…

“Özil, 21-vjeçari me klas. Ai është një gjerman. Kjo është pjesë e magjepsjes sime. Ozil është një gjerman mysliman me origjinë turke, i cili beson se ka gërshetuar traditat: “Teknika ime dhe ndjenja për topin është ana turke e lojës sime. Disiplina, qëndrimi dhe gjithmonë – japim-për ju – të gjitha – është pjesa gjermane. ”

Më tej Cohen shpjegon se Ozil është një gjerman, por vetëm tani.

Cohen flet për fundin e viteve ’90, të cilat i kishte kaluar në Berlin, vite të cilat ishin shënuar nga debati plot zemërim, pasi vendi u zhvendos nga një pikëpamje “völkisch” e kombësisë – një bazë të kombit të gjakut dhe truallit gjerman – në një komb shumetnik, përmes një ligji më liberal që u dha miliona imigrantëve shtetësinë për herë të parë. Özil nuk do të kishte qenë gjerman deri në ligjin e imigracionit të vitit 1999.

Është ky legjislacion që ka lindur në Gjermaninë e Özil dhe të bashkëlojtarëve Sami Khedira dhe Jerome Boateng (bij etërish tunizianë respektivisht Ghanaian) që edhe sot pas gjashtë vjetësh e mbajnë në supe ngritjen e kësaj kombëtareje futbolli drejt majave, në “Euro 2016”, që po mbahet në Francë. (http://www.nytimes.com/2010/07/02/opinion/02iht-edcohen.html?_r=0)

Në kohën kur edhe teoria kombëtariste gjermane e gjakut, e gjuhës dhe e truallit po zbehet (ka ende shqiptarë të dërrmuar nga fukarallëku dhe të sunduar nga kakistokracitë ballkanike (qeverisje e përbërë nga qytetarët më të ligj) që janë çmistuar nga parullat e “egra”: “Një komb – një gjuhë – një flamur”, pa e pasur idenë se me këso thirrjesh po rrëshqasin në budallallëk…

Në anën tjetër, sharjet dhe pështymat e “kuqezinjve” ndaj futbollistëve të kombëtares zvicerane, me prejardhje kosovare nuk janë vetëm armë “te lejuara” për ta çorientuar kundërshtarin, porse e kanë tashmë një histori – pra nuk janë të sotshme – ato anojnë nga një imperializëm bajat, sipas të cilit në kombin unik shqiptar ka disa rende qytetarie!?

E rendi i parë natyrisht është i rezervuar për shqiptarët e Republikës së Shqipërisë dhe ata që i bashkuan tablove biologjistike identitare, si Cana, Xhaka i riu, Mavraj etj.

Në rendin e dytë të qytetarisë, në kombin shqiptar janë ata që i kanë të shkruar mbiemrat sipas grafologjisë sllave, sepse janë të lindur në Maqedoni ose Serbinë jugore, si Naser Aljiji dhe Bljerim Dzemaili, e të cilët përbuzen për këtë fat të keq, që e kishin prindërit e tyre nën administratat pushtuese të sllavëve!?

Ndërsa për ata që i janë bashkuar kombëtareve në shtetet ku janë ngritur dhe jetojnë, janë të rezervuara rëndom mallkimet më të pështira, tipike ballkanase, pra mbi kokat e tyre sillet fantazma e tradhtisë, sepse ata perceptohen si qytetarët më të ulët, pra në rendin e tretë të qytetarisë shqiptare, brenda kombit unik shqiptar, gjithnjë duke u bazuar në teorinë gjermane të gjakut!?

Dhe nga të gjitha yjet e futbollit me origjinë kosovare, më i urryeri padyshim që është Valon Behrami.

Atij i janë reshë pas, kaherë, tifozë agresivë dhe sharës e bjerrakohës tjerë të veshur herë si “kuqezi” e herë si “plisa”, të cilët, duan ta poshtërojnë, jo pse ai ka bërë ndonjë të keqe ose provokim, por thjesht e duan shkatërrimin e tij të nxitur nga një lloj smire tipike ballkanike, pse ai, një shqiptar i origjinës kosovare që ia ka kthyer shpinën atdheut (sipas logjikës shqiptare, një tradhtar) ka arritur diçka në jetë dhe pse “ne” nuk po arrijmë gjë prej gjëje, duke qenë “patriotë të zjarrtë dhe atdhetarë” të veshur me keatdch-kuqezi!?

Po të mos ishte gjetur në “krahët e shanseve” që ofron një shtet i organizuar mirë si Zvicra (që njihet për orët zvicerane) djali i emigrantit Ragip Behrami nga Baksi i Skenderajt do të mbetej një bari në fshatin e lindjes ose të shumtën do të kërkonte një punë rrugësh në Skenderaj a Prishtinë, një shitës ambulant cigaresh, farash apo kartelash të telefonisë mobile!?

Mirëpo, brohorimat që u dëgjuan gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër të drejtuara nga ai (“Valon magjupi”) nuk flasin gjë për Valonin, por për ata që i shqiptojnë.

Ata dalin të jenë racistë të ndyrë!

Porse njësoj, si “Valon magjupi” atij mund t’i drejtoheshin edhe p.sh. “Valon zvicerani”, por a do të ishte kjo fyerje? Jo!

Kjo do të merrej si tepër lavdëruese, gjithnjë sipas mendësisë së etnocentristëve të Ballkanit!

Shprehja “Valon magjupi” së këndejmi nuk i lë shenjë Behramit, por flet për racizmin në rritje të shqiptarëve që përbuzin një komponentë të shtetit të tyre (romët shqiptarë janë natyralizuar si pjesë e pandashme e kombit shqiptar, (sa për ilustrim, Republika e Shqipërisë ka pasur presidentë e kryeministra me origjinë rome, ndërsa Anjeza Shahini e ka përfaqësuar kombin në “Eurovision”) e romët kosovarë janë kategori kushtetuese në Republikën e Kosovës me gjasa të përqafimit të kombit të ri.

Shqiptarët me këso thirrjesh për t’u vajtuar dëshmojnë edhe për faktin sesa pak e duan lirinë e tyre të fituar me aq vuajtje e flijime…

Kori i “terroristëve verbalë” (Presidentja kroate Kolinda Grabar-Ktarovic, pa iu dridhur qerpiku, i cilësoi “terroristë që do të ndëshkohen” tifozët kroatë që patën sjellje prej huliganësh ekstremë gjatë ndeshjes Kroaci – Republika Çeke, pra disa grupe tifozësh shqiptarë dhe kosovarë, në vendet e origjinës janë shndërruar në “kastë të paprekshmish”, si të ishin bartës të hajmalive dhe tribuve e shenjtëve…!???

Masa skizofrene që thërriste me sa gurmaz që kishte “Valon magjupi”, së pari mësynin ta përbuznin një kosovar të suksesshëm, i cili i jep hijeshi imazhit të Kosovës në botë – e së dyti – me racizmin e tyre, pavetëdijshëm ata e denigronin edhe atdheun e tyre, sepse pjesëtarët e komunitetit rom janë shtetas të barabartë dhe i janë besnikë Republikës së Kosovës!

Mirëpo kjo kategori etnonacionalistësh të tërbuar, denigruesish e sharësish, në Kosovë janë ose në majat e pushtetit ose pranë pushtetit!?

(Behramin e pati mallkuar “si tradhtar”, pra me qasje raciste edhe një ish-qeveritar i Kosovës, prandaj vërehet se ka sistem në këtë budallallëk dhe nuk është vetëm shpërthim çasti i turmave mendjeufull!?)

Këta racistë të mjerë s’kanë bukë boll në vendin e origjinës dhe i vërsulen një kosovari të suksesshëm në Zvicër.
Sepse thjesht janë injorantë.

E injoranca është fuqi ndër shqiptarët, sepse është shumicë!

Ata edhe meritojnë dhembshuri.

Thjesht e kanë shkollën – kazermë, që nuk prodhon dije, por etnonacionalizëm e racizëm.

Që rekruton injorantë për t’u shërbyer partive politike si klientelë, pra sistemit klientelist.

Ata e kanë ekonominë dhe mendjen: Shkret!!!

Dhe s’u ka mbetë tjetër pos të shajnë në stadiume e podium, në internet e kudo që u jepet rasti…
Ata përbuzin fatin e tyre të përmbysur duke e projektuar te tjetri një fajtor kujdestar!

Një armik i fabrikuar që na bezdis thellë në ndërgjegje, por që kurrë nuk vjen të na marrë të mirat tona!?

Ajo që e shkruante Cohen për Mesut Ozilin më 2010 i shkon për mrekulli rastit “Behrami”. Ai vërtet është Valon zvicerani. Jo vetëm që i mbron ngjyrat kombëtare të konfederatës helvetike, por ai sillet dhe flet si një zviceran i vërtetë, i vetëdijshëm për të mirat që ia ka ofruar ai shtet dhe ajo shoqëri.

Mirënjohës dhe luajal..

Më trishton fakti sesa shumë shqiptarë të Kosovës rrëmbehen pas atdheve mitikë e romantizmave të shekullit 19, duke e mohuar atdheun e tyre real – shtetin e Kosovës – të cilin më shumë e zënë ngoje ndër festa e zi, e urojnë e ngushëllojnë, e trimërojnë dhe inkurajojnë diplomatë dhe burrështetas të huaj, sesa vetë shumica e kosovarëve!?
Shteti është brend, kurse flamuri fotografi – ikonë e tij.

Flamuri kosovar nuk është vetëm simbol që na e përkujton se ç‘ishim dje, por edhe ç‘do të jemi nesër.

Fuqia e tij ikonë duhet të na mbajë bashkë në komb.

Fuqia ikonë e flamurit rritet sa më shumë që qytetarëve u rritet mirëqenia, vetërespekti, sa më shumë që janë të lumtur. Nuk është dukja vizuale e flamurit ajo që shpreh krenarinë e qytetarëve, por është krenaria e tyre ajo që reflekton fuqinë e flamurit…Nëse në shtet mbretëron drejtësia, demokracia dhe liria, siguria dhe mirëqenia ekonomike, flamuri i atij shteti shfaqet si informata e parë, kuptimplotë, që ngjall respekt për atë subjekt.
Imazhi i një shteti si fotografi, dhe ndjesi asociative krijohet në vetëdijen e njerëzve sapo ta shohin ose ta përmendin atë subjekt (shtetin-komb.)

Ç’është pra një komb?

“Ajo që ne jemi duke folur këtu nuk është histori akademike, por historia publike dhe mënyra që formon ndjenjën se kush jemi”, – thotë Peter Catterall, një lektor i historisë në Universitetin e Londrës dhe themelues e redaktor i revistës “National Identity” . “Kombi nuk duhet të ngatërrohet me shtetin”, – thotë M. Lane Bruner, profesor i komunikimit në Universitetin Georgia State.

“Shteti dhe institucionet e tij janë gjëra konkrete, ndërsa kombi është diçka që është më shumë një fantazi. Jo fantazi e plotë, por një fiction politikisht i rëndësishëm. Pasi njerëzit të besojnë atë, ajo bëhet e vërtetë”, – thotë ai.

Përballë ndeshjes Shqipëri- Zvicër, secili kosovar i edukuar do të ishte i lumtur kurdoherë që Shqipëria fiton, nëse natyrisht është i interesuar për futbollin.

Porse: do të ishte qesharake ta mohojë faktin se Zvicra ka ekip më të mirë dhe se shumë kosovarë që e kanë arritur lumturinë në këtë shtet është po aq normale që t’ia falin dashurinë shtetit zviceran!?

Në pyetjen e gazetës më të madhe zvicerane “Tages Anzeiger” sesi ndihet një kosovar përball kësaj ndeshjeje, kur në të dyja kombëtaret luajnë nga një gjysmë ekipi kosovarë, racionalja të thotë “le të fitojë më i miri”, por ana emotive (njerëzit e kanë qe besa edhe këtë anë të fshehur të personalitetit të tyre) të rrëmben zemrën.

Në të dy ekipet luajnë shqiptarët e Kosovës, bashkatdhetarët tanë, të afërmit, miqtë të cilët janë rritur në Zvicër.
Kjo na bën krenarë kur shohim se ata janë të suksesshëm në skenën botërore të futbollit. Kjo forcon vetëbesimin tonë, ne mund të themi: “Hej, – duam një shtet që funksionon mirë – shih Zvicrën! – Ju keni mundësi të mëdha për të krijuar gjëra të mëdha.

Shqiptarët që tregojnë historinë tonë, lulëzojnë si duhet në qoftë se ata jetojnë në një shtet të rregulluar mirë.

Kosova dhe Shqipëria janë larg nga ajo.

Por unë nuk mundem pa e thënë: Zvicër vs Shqipëri, është për ne një lojë që kënaq zemrat tona.
Unë do të jem i lumtur nëse Shqipëria fiton.

Porse: do të ishte qesharake me e mohue se Zvicra ka ekip më të mirë.

Falë kosovarëve!

Ndër të tjerët!

Futbolli është bërë pasqyrë ku shohim sesi po ndryshon ideja e një atdheu të vetëm dhe një kombi etnik të gjakut, truallit dhe gjuhës, sepse tashmë Ozil gjermani e Valon zvicerani (me plot tjerë) po na e thonë këtë…

Koha Ditore

21 komente në “Valon zvicerani”

  1. Flamur says:

    Halil Matoshi është një plehrë e gazetarisë kosovare. Ka ndërtuar një kala me broçkulla në këtë artikull dhe nuk thotë të vërtetën pse shqiptarët janë kundra Behramit…jo e është magjyp si thotë ky por sepse së pari luajti rolin sikur do luante për kombëtaren shqiptare dhe shkoi te ajo e Zvicrës. Nuk ka lënë rast pa fyer tifozët shqiptar, në një ndeshje me Zvirën pas golit të Shaqirit edhe pse ky dhe shqiptarët e tjerë nuk donin të festonin Behrami festoi si I çmendur dhe u përpoq ta shtynte Shaqirin të festonte golin. Ka dhe plot raste të tjera po nuk dua të zgjatem. Prandaj boll me artikujt e Matoshit se ka kohë që I ka dalë boja si gazetar.

  2. Qytetari i censuruar (pa asnje shkak) says:

    A mund te me tregoje dikush se cilet ishin ata presidente dhe kryeministra shqiptar me origjine rome.

    1. pa te keq says:

      Rexhep Mejdani MAGJYP PEJE DHE Bashkim Fino Magjyp gjinokastre.

    2. Thanasi qe ta plasi says:

      Rexhep Mejdani

  3. LUAN says:

    KA DHE NJE TE VERTETE TJETER . VERTET TI MUND T LUASH PER KEDO POR KJO NUK DO TE THOTE QE TE MOHOSH IDENTITETIN VETEM PER NJE JETE ME TE MIRE. SIPAS LLOGJIKES TE ARTIKULLSHKRUESIT , NJE FEMIJ QE E KA PREJADHJEN NG PRINDER TE VARFER , DUHET T MOHOJ OSE MOS TI KUJTOJ ,DHE TE LEVDOHET ME PRINDERIT E TJERE ADOPTIVE TE PASUR .

  4. drejt says:

    ky artikull eshte shkruajtur nga nje antikombetar i thekur

  5. nji kafe me pak te lutem says:

    AS qe na rruhet per magjypin e kosoves ,me falni per gabelin e zvicres.

  6. Akilis says:

    Na shpjegoni nje here cdo te thote identitet, gjak, kulture, respekt dhe pastaj te tjerat.
    A eshte I njejti identitet qe djali I Vasilit, Jeorgos apo Stavros te quhet Ismail, Enver, Ahemt per 500 vjet? Mos me thoni qe ndryshimi I emrave, besimit, dashurise eshte I njejti identitet me gjysherit, atdheun,.
    Emri per mua eshte kryesori, se perfaqeson jo vetem nje komb por tregon respekt, dashuri, nder per te paret e tu.
    Si mund te imagjinoje dikush qe nje kinez te ndroje emrin me hir me pahir ne Ismail, Kozma, Xhonson kurse ata qe e mbajne ate emer d.m.th sakrifikojne edhe jeten kur kane qene te persekutuar jane armiqte e kombit kinez?
    Nuk e kuptoj si nuk ka nje njeri apo edhe nje grup njerezish te ndershem te vleresojne dhe luftojne gjakun dhe atdheun tone.
    Por si duket na pelqen akoma perdhunimi 500 vjecare ndryshe nuk shpjegohet me urrejtjen e te pareve tane para Turk qe kane patur tjeter identitet te pakten 1000 vjet Bizant, Kishe jo Autoqefale por Greke, flamurin Greke te Bizantit e kemi, hidhuni sa te doni lart ne ajer , ju turqit e spermes tradhetare, prape ne toke do bini.Ju ka verbuar “nacionalizmi”shqipetare dhe I shqiponjes se Bizantit dhe nuk e kuptoni qe bishti kur nuk drejtohet.

    1. Akilis says:

      Mos ma vini re se kam rrjedhur

      1. Thanasi qe ta plasi says:

        Kjo duket

  7. arbeni nga tepelenaa says:

    o halit kokboshi,djemte mire kane bere qe luajne per zvicren apo greqine.kur federata i kerkonte nini fshihej nga perfaqsusit e saj dhe dilta nga dalje tjeter apo ky i me lartmi perdridhej dhe nuk kishte aq burreri sa ky dhe te gjith qe nuk luajne per ne ti tregonin gjith kombit perse nuk pranuan a nuk mendon ti kokbosh se kaq ne e meritojme.sigurisht do me pelqente te luanin per ne ,por e drejt e tyre megjithate ate qe nuk pranoj eshte se nuk dhane nje deklarate por u fshehen nejse.jashte ke shum mundesi p.sh roshi,a.zeneli rashica e shume te tjere mund te shisnin misra rruges,apo dhe cigare por me talentin e tyre po shkelqejne kete fat do kishte dhe xhaka deri sa ka talent nuk do ishte coban por do kishte ndjkur dhe ai fatin e tij o kokbosh.

  8. fusha says:

    Shum nga you qe shani behramin, jeni tradhtare, shihni emnat dhe kulturen qe keni te gjith turko – arabe.

  9. laveri says:

    Pune magjypesh ,vari Janullen si Halitit e si Valon gabelit

  10. kunjtal me kilometro says:

    ik er pirdhu>
    bythqimat po legalizojn edhe bythqimllikun.
    tradhtaret po ashtu trathtin!
    dhe tradhtari me I madh esht ai qe I kendon trathtis sikurse ben ky gazetari. dhe sikurse bejn shqiptaret qe I kendojn tradhtis me hymn kombetar,ku ne nje far menyre do te themi se titulli I hymnit shqiptar eshte shum I pershtatshem per tu quajtur jo hymni kombetar,por “kenga e tradhetarit”! ky esht titulli I vertet I hymnit kombetar shqiptar me ate muzik qe ekzaltohet me tonet me te larta ke fjala “tradhetor”…
    ata pronaret zvicerrane,kur vje ceshtja edhe per nji vend pune,kur nxjerrin lajmerim ne gazet se kerkojn puntor a specjalist e nenvizojn me theks te vecant se “ne rradh te par do pranohet zvicerran,pastaj I huaj me viz c e b..
    pra ata e mbajn njeri tjetrin dhe I japin avantazh edhe kur esht ceshtja per nji murator vendpune,apo per nji shites aranxhatash. e jo kur behet fjal per gjera me te vlefshme si p sh kur jan para gjyqit,ku gjykata zvicerrane e ndihmu nga policija dhe hetuesija,pa pik cipe dhe turpi,denojn ate qe esht I huaj ndersa zvicerranin e shlojn te pafajshem,megjithse zvicerrani ka ber krim me te rend sesa I huaji.
    kjo puna e patriotizmit dhe e kombit ekziston. doni apo s doni ju.
    vetem ata qe nuk e kan kte pasuri,perpiqen ta anashkalojn si bicim dhelpra qe s kapte dot rrushin dhe tha osht I papjek.edhe kta qe s kan komb,thon emo se kombit I ka kalu koha.
    jo mor jo. kombi esht bashkimi numeric i familjeve,te lidhura midis tyre ne fise,te vendosura ne fshatra,te cilat jan te bashkuar ne qytete,te bashkelidhur ne nji shtet me qeveri ligj parlament polici kufi gjuh muzik kultur histori art sport tradit …
    po zvicerrant nuk kan nji komb sepse jan mbeturina muti te kombeve qe kan perreth,gjerman italjan francez..
    dhe ata s dijn se ca jan. thon zvicerran po s kan nji gjuh nji histori nji kultur ..nji etni.. s jan nji por jan bastarde,perzierje,si bicim kopilash qe lindin nga lidhje te cuditshme dhe te skajshme..

  11. pjatalarsi says:

    Valon Behrami dhe Blerim Xhemali te dy lojtare mjaft simpatike. Bravo u qofte atje ku luajne, sepse ne kombetaren shqiptare as qe kishte per ti zgjedhur kush. Ata qe bertasin kundra tyre nuk perbejne as 1 % te tifozerise shqiptare te Shqiperise dhe as 10% te tifozerise shqiptare te Kosoves.

  12. kalaja says:

    Ti Akilis jo ke rrjedhur se do te justifikohesh me budallalleqet qe ke shkruar,por ti ke pjerdhur.si mund te thuash qe flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga flamuru grek i bizantit.Shko pi ilacet se nuk je mire nga mendja e kokes.Dhe emri sipas logjikes tende emri perfaqeson nje komb…

  13. Vetedija says:

    Gazetari gabon ne konceptin e kombit. Sipas tij kombi eshte nje vete-mashtrim qe i ndodh nje personi i cili pasi ‘mesohet’ me nje gje te tille e kthen konceptin komb si dicka te vertete. Pra e verteta ‘krijohet’ nga mashtrimi! Kombi nuk eshte vetedije por vetemashtrim dhe si i tille ‘shpjegon’ perse personazhi Berhami nuk duhet denuar moralisht. Berhami eshte “vete-mashtruar” ne fillim duke besuar se eshte kombas ‘zviceran’ dhe me kalimin e kohes kthehet ne ‘zviceran’ te vertete!!! Pra vete-mashtrimi con ne vetedijesim kombetar!!! Nese nje konceptim i kombit si i tille pra si vete-mashtrim ne fillese dhe pastaj qe prej vete-mashtrimit ne vetedijesim do te ishte i pranuar shkencerisht (pra nga pervoja jone jetesore) atehere te gjithe ne qe denojme moralisht personazhin Berhami jemi te prapambetur, te paditur etj.

    Po ashtu, per autorin, fajin e ka shoqeria jone qe nuk lejon talentet te zhvillohen. Kjo eshte dicka qe mund te diskutohet si ceshtje e shoqerise shqiptare. Mirepo Berhami nuk u pengua nga shoqeria jone pasi ai jetoi ne Zvicer. Ka vetem nje problem ketu: Lojtari mund te luaje me kedo klub sportiv por asnje faktor nuk e pengon ate te luaje per nje kombetare te ciles ai ka bindjen se i perket. Dhe Berhami i perket ‘kombit’ zviceran prandaj luan per ate komb. Asgje e re ketu. Keshtu ka ndodhur ne shekuj. Shqiptaret, dhe jo vetem ata, kane punuar per te tjeret dhe sot pyetemi: C’fare i kemi dhene njerezimit si shqiptare? Kjo pyetje bren ndergjegjen tone dhe vendos ne nje gjendje shume te veshtire femijet tane te cileve duhet t’u tregojme qe ne kemi dhene per njerezimin por jo ne emrin e Shqiperise por ne emrin e ‘perandorive’ per te cilat kemi punuar.

    E ftoj shkruesin te mendohet thelle per te kuptuar c’fare eshte kombi. Shqiptaret te gjithe e shfaqen vetedijen e tyre ne France dhe ata nuk shfaqen primitivizem dhe injorance por vetedije kombetare me kulture bashkekohore. Thirrjet raciste nuk duhen pergjithesuar por duhen denuar kur shfaqen nga nje pjese jona. Ne kemi edhe kufizimet tona por jane tonat, u perkasin shqiptareve te cilet permiresohen si shqiptare pa qene e nevojehme te shnderohen ne ‘zvicerane’, ‘kosovare’ etj. si personazhi Berhami.

    Artikulli eshte i mbushur me shume fjale te huaja qe eshte nje nga treguesit e mos-vetedijes kombetare. “Leksione” te tilla si ky shkrim jane vertet nje mungese respekti dhe nenvleftesim i aftesive njohese te shqiptareve.

    Ky shkrim eshte per te ardhur keq, dhe shruesi per tu meshiruar.

  14. timo says:

    Je një grafolog negativist. Jo vetëm në këtë shkrim. Ti gjithnjë i fryn zjarit të urrejtjes midis shqiptarëve. Aq më keq për ty.

  15. nik says:

    Shkrim pa lidhje sic thoni ju Kosovaret. Krahasohemi ne me Gjermanet. Ata jane te konsoliduar , te perparuar , kane nje fe, te asimilojne. Historine e Komb -Gjuhe – Flamur e kane te mbyllur. Tek ne eshte mese e nevojshme qe ky trinom te thuhet perdite. Si po i ben Shqiptare : Romet ? kur shume shqiptare duke futur dhe keta myslimant fanatike te kombetares kendojne kuranin para hymnit . Nje pjese Shqiptaresh Varrosen me flamur arab, enderojne Erdoganin , i thojne vlla pakistanezit e sirianit. E kemi mese te nevojshme te tundim kembanen nacionaliste. Perndryshe ca bashkombas tone i ze tymi i hashishit fetar qe perkasin. Mos e clirove Kosoven para 300 vjetesh qe u stabilizove.
    Mos te duket Shqiperia e industrializuar dhe fuqi ekonomike qe te imponohet. Mos te duken Shqiptaret e Maqedonise me vetedije maksimale kombetare.
    Fuqia e nje kombi rritet nga mireqenia , dakort.
    Si do e rrisesh mireqenien me injorante e flamurmbajtes fepercares.
    Sa i perket Berhamit atij bravo per cfare ka arritur , na nderon ne Zvicer . Ti nuk mund te ngaterosh emocionet e nje ndeshje me emocionet kombetare. Dhe ne ndeshje kampionati Shqiptar shahen me rob shpije.
    Ne kemi nevoje per unitet, duke pasur klasa politike te korruptuara qe po na bejne te kepusim qafen nga vendlindja nuk mbetet tjeter per te mbetur Shqiptare pervec se Flamurit, Gjuhes, Gjakut, Kombesise.

  16. "Horri i Bulevardit" says:

    Deshtaket e politikes, te gazetarise dhe te thashethemeve neper kafene, kane zene dyert e studiove televizive dhe faqet e gazetave.
    Ku e shohin te keqen keta pseudo, te Valon Behrami?.
    Le te dale njeri nga keta edepseza analiste, qe Behrami i vodhi buken e gojes ketij apo atij,qe la pa pune keta apo ata. Smund te tregojne, se vete jeta e ketij djaloshi, nuk eshte futur neper gjirizet, ku jane futur analeshet e politikes deshtake te gazetarise.
    Valon Berhrani, nje futbollist i kerkuar, cdo qindarke e ka fituar, fale punes dhe vullnetit te tij, fale familjes qe e ka mbeshtetur dhe inkurajuar, per te vazhduar profesionin e futbollit, fale shtetit zvizerian, qe ju krijoi emigranteve te sapoardhur, kushtet me dinjitoze per te filluar nje kariere ne sport.
    Ne shqiptaret ne rradhe te pare, duhet te krenohemi me keta djem, qe perfaqesojne dinjitetin kombetar dhe kete e kane treguar me qindra here.
    Deri para 90 krenoheshim me te madhin Loro Boricin e Riza Llustren, qe kishin luajtur ne Itali dhe na vjen inat pse shume futbolliste luajne neper Europe.
    Ziliqare dhe asgje me teper.
    Sa per kete matoshin, i them, PIRDHU NEPER SKUTAT SERBE, se je nje plehre, qe me siguri do te jesh ngjizur nga nje plehre, pyet tetem, se ndoshta babai te jeton akoma ne Beograd.

  17. Dini says:

    Perse valle vetem Berhami ka arritur te jete i urryer nga tifozet, dhe jo edhe Shaqiri, Xhaka, Xhemaili, Mustafi etj.?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje