Britania, Bashkimi Europian, Shqipëria

24 Qershor 2016, 21:20Politika TEMA

Nga Edi Rama

Sot Europa është më e dobët. Ndërsa Britania aspak më e fortë, në mos edhe më e dobët se Europa që ka dobësuar. Të dyja bashkë, pavarësisht nga njëra – tjera tanimë, përballen me paqartësinë dramatike të së nesërmes.

Nëse Europa nuk e di çfarë e pret politikisht, me efektin e mundshëm zinxhir të ikjes, Britania aq më pak mund të jetë e sigurtë për atë që vjen. Sepse ata që deshën të qendronin në BE ishin rinia, Londra, Irlanda dhe Skocia. Kjo e fundit e ka shpallur menjëherë hapur ambicien e vet, per t’u shkëputur nga Britania me një referendum të ri dhe per t’u integruar si shtet i pavarur në Europë. Në Irlandë janë ripërvijuar sa hap e mbyll, vijat e vjetra ndarëse dhe zëri që thërret për shkëputje është ngritur lart. Në Londer ka nisur firmosja e një peticioni, për shpalljen e pavarësisë nga Britania(!).

Nëse ky peticion s’mund të merret seriozisht si ndonjë hap real drejt shkëputjes nga trupi i Anglisë, nuk mund të mos merret seriozisht çarja e madhe që tregoi vota popullore, mes lokomotivës së ekonomisë britanike dhe vagonave të gjysmës së fundit të trenit të saj – të cilët peshuan më shumë në votimin e djeshëm. Gjithçka mbetet për t’u parë, po çka nuk ka diskutim është se nesër në mëngjes, Britania e Madhe nuk do të gdhihet as më e fortë dhe as më e qartë.

Se cili do të jetë reagimi politik i Brukselit dhe se sa është në fakt, Brukseli, i aftë për ta pasur një reagim real, kundër inercisë që e udhëheq tanimë prej shumë vitesh, në një rrugë gjithnjë e më pak inspiruese për popujt e Familjes së Bashkuar, edhe kjo mbetet për t’u parë. Po hëpërhë, deri kur reagimi do të vijë, nëse do të vijë ndonjëherë, Europa është sot më shumë se dje një mish për topat e ekstremistëve të djathtë dhe lëvizjeve antipolitike, që dinë kë nuk duan, po s’kanë asnjë aftësi për të kuptuar dhe lëre më pastaj për të bërë atë që duhet.

Shqiperia në këtë mes nuk do të hynte fare, nëse nuk do ta fusnin qoftë edhe pa e thënë, në këtë valle, interesat e atyre që këtu nuk duan shtet, nuk duan ligjshmëri, nuk duan reformat e sakrificat që kërkon zhvillimi real. Po duan veç pushtetin që kanë humbur apo privilegje gjithëfarë që s’duan t’i humbin ose përfitime që nuk u takojnë. Nuk do të hynte në këtë mes fare Shqipëria, sepse për ne nuk ka asnjë rrugë tjetër nga kjo e integrimit europian, për t’u bërë një shoqëri që bashkëjeton me ligje, funksionon përmes institucioneve dhe zhvillohet mbi disa vlera, parime e rregulla të gjithëpranuara. Të cilat, pa Europën, pa kaluar përmes “ferrit” të procesit të integrimit europian, ne nuk do të ishim kurrë të aftë t’ia impononim vetvetes, në këtë fazë të historise sonë.

Çka dua të them është se, edhe nëse parashikimi për fatin e Europës së Bashkuar, do të ishte sot shkrirja e plotë e saj pas 5 vjetësh (çka unë nuk e besoj se do të ndodhë as pas 5 e as pas 10 a më shumë vjetësh sidoqoftë), ne duhet të vazhdonim të luftonim çdo ditë për t’u bërë anëtarë të saj. Sepse për ne, rruga e kësaj lufte nuk është rruga për të shkuar aty nga të tjerët duan të ikin, po e vetmja rrugë për t’u bërë shtet modern, duke fituar hap pas hapi, betejat e transformimit jetik të vendit e të shoqërisë sonë!

Ne nuk jemi Britania e Madhe, një shtet solid që kërkon një rrugë të re, krejt të panjohur edhe për atë vetë. Ne jemi një popull europian në mes të Europës që ende s’kemi shtetin tonë europian. Të cilin mund ta ndërtojmë, vetëm duke vazhduar në të vetmen rrugë të njohur, atë të Bashkimit Europian.

18 komente në “Britania, Bashkimi Europian, Shqipëria”

  1. ??? says:

    Une jam [email protected] ,jam hajvan shqupi. Ne nuk kemi nevoj per evropn e bashkur sa t kemi liderin ton sal dhe lul dhe joz. Zakonisht qetesohem me haraperidol pasi si budalle katundi qe kam qene habitem me vete ,qe sot kam ndertu pa leje nji ville te bukur n tok t xanun. rroft shqupi ,dhe udheheqesit tane krejt zogj gamorsh .

    1. Edkari says:

      Nje idiotkryeminister qe shkruan idiotesine e rradhes.
      Komplet budallalleqe qe nga fillimi heres:
      ..nje europe e dobet dhe nje Britani aspak me e forte…
      Ik o palle se na je bo si ai trapi analfabet qe e nisi
      qeverisjen me triska dhe e mbylli me tullona.
      dhe ai kar ishte si puna jote ,rrinte idioti e shkruante
      sikur ishte njeri i zgjuar e ne gjurmet e tij po ecen dhe
      ky kokloqja gjate qe ka filluar te thyhet ne mes sa do qe
      mundohet te duket sportiv.
      ky idiotkryeminister qe kemi fatin e keq qe po na bezdis me qeverisjen
      e tij mundohet ti kaloj gjerat me batuta po nuk e kupton se sa here
      flet si bejtexhi aq me shume irriton shqiptaret qe i kane te gjitha
      te drejtat qe ta terheqin zvarre pikerisht ne rrugen qe u terhoq zvarre dhe
      ish diktatori qe iku nga kjo bote pa i hyre ferr ne kembe po
      inatin e tij do ja shkarkojme ketij zorraxhiut.

      1. Kiu says:

        Britaniket iken, o Edvin, po ishallah te degjojne amerikanet, thuaj. Se po u be Trumpi president, e hengre te gjatin dhe nuk ka Soros te te shpetoje ty bashke me grupin e 99-teshave…

      2. beni says:

        ik mor trap…shko laj gojen kur flet per Edi Ramen.

  2. Brexit Siiku says:

    Nje shkrim shume me pak argumentues se ai i zotit Blushi.

  3. sonar288 says:

    Ja ku foli edhe koka me e madhe ekono-politike e Evropes por qe cuditerisht nuk njeh as harten e saj…. Shqiperia ne mes te Evropes??

  4. ben says:

    Britania
    Ka qene per me shume se 1000 vjet vendi qe ka udhehequr kulturen shkencen dhe politiken ne bote.
    Nje provincial I pashkolluar si rama nuk e ka mundesine dhe aftesine te gjykoje kombin prijes te njerezimt te 1000 vjeteve te fundit. (Edhe amerikanet u bene kete qe jane sepse jane britanike ).
    Ajo qe shqeteson politikanet e deshtuar dhe mashtrues si rama eshte fakti se britania do jete tashme lokomotiva edhe e vendeve te tjera europiane ku zeri I qytetareve europiane u ngrit ne vendimarje politike.
    Dhe ky ze ne ritje i qytetareve ne vendimarje politike europiane ka 2 shtylla.
    1)per te larguar nga pushteti klasat politike aktuale per shkak jo thjesht ekonomik por per arsye se vendimarja politike eshte bere eksluzivitetet I extra te pasurve duke neglizhuar e tallur sensibilitet e klases se mesme. Pak a shume si rama ne shqiperi.
    2) vetedija europiane nacionale dhe e krishtere kunder fares islamike qe per interesa politike te kastes ata sollen ne europe. Bile duke pare qe ekonomia e nje britaniku ose europiani normal nuk ka rene po eshte ritur me ndonje perjashtim kjo e dyta eshte faktori kryesor ne ritjen e extremit te djathte jo vetem ne europe po edhe ne amerike.
    Humbja e presidentit te djathte antimysylman austiak per shume pak vota, humbja e frontit nacional ne france nga mekanizma elektorale te 2 partive tradicionale thjesht tregon trendin europian we ne pak vite do sjellin ne pushtet ato forca politike qe do e kthejne europen ne te paster te njerezit qe ju takon dhe qe e bene realisht ate qe eshte sot.
    Perplasja e qyteterimit europian me ate islamik ka nisur ajo eshte e pandalshme sa me shume te vonoje aq me e eger do jete.
    Mjere ata qe nuk e kuptojne!

    1. Epirioti II says:

      Mjere ti qe nuk e kupton as si ka funksionuar bota ne te shkuaren dhe as si funksionon tani.
      Krizat sjellin gjithmone demagoge anarkist ose demagoge diktatore ne pushtet. Te dyja kallupet e demagogeve e cojne rroten e historise mbrapa.

      Anglia ka vetem 500 vjet qe udheheq boten (po ta quajme sikur udheheq boten edhe sot) dhe jo 1000. Para 1000 vitesh boten e udhehiqnin arabet. Britania qe ka udhehequr boten (Londra, Liverpuli, Mancesteri, Edinburgu ne qytet) votoi 70% me 30% per te ndejtur ne Europe.

      Provincialet e Anglise, bene ate qe bejne gjithe provincialet e botes: Meqe jeta per ta nuk ndryshon shume pavaresisht si ndryshojne politikat e qendres, sa here ja e mbushin kupen me pordhe dhe pasurime te pandershme politikanet ne pushtet, votojne vetem si tu prishin sa me shume pune atyre. Eshte reaksion instiktiv klasor apo social. Ne folkun shqip njihet me emrin “inati i katundarit”.

      1. ben says:

        Fshatar turqie ardhur vone ne europe.
        a) popullsia e britanise . 82. 6% e saj jeton ne qytete dhe eshte vendi I pare ne bote qe popullsia qytetare u be me e madhe se popullsia fshatare.
        Pra arsyetimi prej turku eshte qesharak sepse britania as nga numrat e as nga filozofia sociale nuk e njef teorine turko arabe te inatit te fshatarit.
        b)te gjithe ata qe kane udhehequr boten kane lene pas gjurmet dhe veprat e tyre te udheheqjes se botes. Nga egjyptianet te greket me pas romaket e gjithe europianet e tjere me vone deri sot.
        Arabet ca I lane kesaj bote pikture,skulpture, shkence, letersi, filozofi, art ushtarake??????? Idiotizmi se arabet kane udhehequr ndonjehere boten eshte thjesht nje shaka idiote qe ka vlere vetem ne ndonje xhami fshati.
        Sepse arabet gjithmone kane qene rere e pavlere shkretrtire si feja e tyre.
        Dhe me e rendesishmja nje fshatar turk nuk mund te gjykoje kurre nje qytetar europian e aq me pak nje britanik.
        Perplasja e qyteterimit europian me ate islamik ka nisur ajo eshte e pandalshme. Thjesht europianet po kerkojne qe mos te ndyjne duart e tyre qe problemin qe ju shkaktoi politika tiu a zgjidhi po politika e ne rast se kjo nuk funksionon atehere pasojat do jene katastrofike per jo europianet.
        Ti nuk je I detyruar ta kuptosh nje gje te tille, ti thjesht do jesh I detyruar te zbatosh nje vullnet te tille.

  5. loni says:

    mos ja qij ropt o edi rama,se kane kaluar 25 vjet qe ne kete rruge po kerkojme,dhe me duket shum e gjate akoma,po ekzistoj me bashkimi europjan,e ndritet o politikanet e pseftodemokracise 25 vjecare,trap kryeminister,per malokun no coment,eshte shkaterruesi numer nje e kesaj endre europjane.

  6. niko says:

    Shume fatalist z.Kryeminister. Ne shqiptaret mund te ndertojme shtet ligjor,shtet evropian edhe pa Bashkimin Evropian. Ti je lideri qe kemi zgjedhur pasi menduam se edhe ti besoje ne berjen e shtetit shqiptar. Qe te bejme shtet na nevojitet guximi dhe vendosmeria e liderit. Eshte depresionuese kur kryeministri thote qe reformen ne drejtesi po e bejme keshtu se keshtu na e kerkon perendimi. Reformen po e bejme keshtu se keshtu eshte ne te mire te kombit.

  7. duam referendum ne drejtesi says:

    Ah mor hajdar I rilindjes , ti I paralajmerove anglezet por ata nuk te degjuan ty kshu qe britaniket jan me te dobet e me te varfer ketej e tutje
    ti lajmerove dhe ameriken per Donald trump por ajo ndeshje ste ka dal akoma , boll me me artikuj tek media e shqiperise ti je vizionar I se ardhmes , ti duhet te shkruash me shpesh tek NEW YORK TIMES , THE GUARDIAN, CORRIERE DELLA SERA , ETJ
    ti bashkove gjithe ballkanin me idete e tua te shkelqyera , por ballkani akoma arreston shqiptare pse festojne me flamur kombetar te shqiperise
    ti ke mbaruar shkollen e larte ne tirane per pikture dhe dhe futje topash ne kosh dhe ne te beme kryeminister,
    ti fute shqiperine ne kontroll te repte mos te lejoje fshatar pa buke te shisnin qepe po kopshtet private vazhdonin paguanin akoma tatimoret qe te mbanin hap bisneset
    ti je bere designer bluzash , spiker , drejtor , humorist ,
    ne skemi me krize , krizen e lam pas tash po vjelim frutet e rilindjes , dhe ato jan pritje spektakolare kombetares, shendetsi falas me ne krye legjendarin BEQE GROUP edhe ky ish hedhje topash ne kosha me minister ekonomie legjendarin ARBEN GUSH-ZIU mesues anglishte me CV te paster asnjehere ska vjedh , besnik dhe partner ne RILINDJA GROUP
    bujqesia po rritet ne nje shtet qe nuk ka nje bisnes per shitjet e traktorave te rrinj , por vetem mbetje europiane dhe kineze

    shqiperia eshte bere me pedonale gjithandej ka lezet iken me shapka me gisht ne trotuare me gure , mos ma merr per ters fjalimin tim midis teje saliut metes dhe atij grekut te himares do zgjidhja perseri ty , por midis teje DHE COMPANY do zgjidhja blushin pasi ai ka te pakten 1% me shume kapacitet se ju te gjithe bashke ne 25 vjet , dhe mos harro shijoje kete rilindje ne kurriz te qorrave , shurdhave , dobiceve, paraziteve , qe sjan ne gjendje te bejne nje ndryshim ne ate vend ku kan vdek 99% e shqiptareve dhe merren me ceshtjen e anglise dhe amerikes

    gezuar per shume vite qeverine , dhe respekte vishos , llalles , dhe kapterit qe ben zap nje ushtri, nje polici, dhe nje komb me 1 million vota kunder
    gezuar

  8. Zemerluani says:

    Cfare thua ore Edi ? Rruge e panjohur per Britanine ? Britania gjithmone e pavarur ka qene cfare flet brockulla. Kalo reformen dhe zgjidh nje here e pergjithmone Washingtonin si partnerin strategjik te Shqiperise. Leri pordhat e integrimit Europian se me ato llafe keni zhdukur tere eliten e kombit ne keto 25 vjet qe te sundoni vete pa plan dhe duke shitur tere resurset e vendet strategjike te Shqiperise, telekomra, aeroporte qe po na RRJEPIN te gjalle nga leket, spitale, shkolla, varreza, ushtrine, hidrocentrale, rruge CDO GJE.

    Boll me traplliqe, CILI ESHTE PLANI YT SI POLITIKAN, se ata ne Angli e bene zgjedhjen e tylle. E boll more shabllon lajmet nga jashte. Skocia nuk ka ku te iki, e as Irlanda e Veriut. Mos i qaj hallin Britanise e Europes.

  9. Arturi says:

    Jemi me ty, Edi, per nje Shqiperi Evropiane! ?

  10. Dashi says:

    Z. Rama, flisni sikur te jeni maje “figut”, lereni te berin e rolit te opozites. More mbi 1-milion vota dhe prap nuk ke fuqi te besh shtet serioz, ose nuk deshiron te kesh nje shtet serioz. Lereni Europen dhe Britanine, se ata jane te afte te analizojne situaten se ku ndodhen. Je bere si a tellali qe bertet gjithe diten “reforme, reforme”, dhe asgje ne drite…

  11. Bardhi Tolabi says:

    Thelbi i shkrimit eshte se,endra jone per t’u bere pjese e Europes te Bashkuar,qofte dhe pa hyre ne te,eshte nje fitore e jona.Thjesht,perpjekjet per te hyre ne te,jane perpjekje per te ndertuar nje shtet modern,i cili nuk ka egzistuar dhe nuk egziston edhe sot tek ne.Ne se arrijme t’a bejme ate pak rendesi ne se egziston ose BE-ja,ne se eshte brenda apo jashte saj Britania….
    Vetem dashakeqinjt duan te ngaterohen me fjale boshe ndaj ketij shkrimi.Edi Rama,as nuk mbeshtet e as kritikon Britanine ne vendimin e saj.Edi Rama as nuk i ben elozhe BE-s epa Britanine e as nuk e shan ate…

  12. Bajram says:

    Shaiperia eshte shkemb graniti.Me Jugosllavine apo pa ate,me BRSS apo pa ate,me Kinen apo pa ate,me SHBA apo pa ate,me BE apo pa ate Shqiperia ka bere rrugetimin drejt historise me buke ne torbe se aq i ka dale e tepruar per te mbijetuar,ashtu e copetuar sic e kane lene “Europianet e civilizuar” qe me aq zell kerkon t’i imitosh kur deklaron “Zero probleme me fqinjet” kur ata me kulacin e demokratizimit po ia hypin shqiptareve kalakic e me ndihmen tende po tentojne ti deportojne sa me larg trojeve te tyre,por ti i mesuar tashme nga “talenti i politikes sllave” ben sikurse ben struci,fut koken ne bythe te serbeve,grekerve,malazezeve dhe maqedonasve duke pritur te dhjesin florinj e t’i bashkohen rrugetimit tend ne “erresiren e pyllit te politikes europiane” me makinen e vjeter qe te la Saliu por me kilometrazh “zero”.Problemet e grumbulluara me shtetet fqinje qe po riorganizojne politikat e tyre antishqiptare duke i paraprire me “studime” akademike,me fjalore enciklopedike,me platforma neokolonialiste te mirestudiuara ne sulmet e tyre antishqiptare,qe si gjithmone per fatin e keq te shqiptareve kudo qe jetojne ne trojet e tyre perreth Shqiperise dhe Kosoves,keta shoviniste te veshur me kostumin e BE,ndihmohen ne antishqiptarizmin e tyre nga ju politikanet “dhjakesa” te Shqiperise e Kosoves qe ne mendje keni se si te beni pasuri te madhe,se si te shtoni llogarite bankare nga miliona ne miliarda euro.Aq nder i keni bere shqiptarizmes sa me “Krokodilin” ne Paris,dhe tashme zvarritjet per te perfunduar reformen ne drejtesi, per BE dhe SHBA qe i kane ndejtur ne koke reformes eshte krijuar bindja e plote se jeni ju politikanet kriminele qe i trembeni drejtesise se munguar e jo populli qe 95% eshte i varfer por jeton me nder e djersen e ballit,qe mundohet te paguaje cdo gje qe i duhet per te siguruar ate palo jetese qe ia keni imponuar duke i vjedhur perdite pasurine kombetare.Si njeri i thjeshte qytetar i Republikes se Shqiperise ju keshilloj qe te merresh me hallet e Shqiperise dhe qytetareve te thjeshte qe te dhane *1 milion vota” se besuan ne premtimet qe benit per ta rilindur si komb,ndersa akoma vazhdoni ta groposni me tej ne ardhmerine e tij drejt BE.Britaniket jane popull me kulture politike mijeravjecare,mire apo keq ata vendosen “ta shkundin” Angline nga apatia qe kishte molepsur politikanet e saj.Ky ndeshkim vlen sigurisht edhe per apatine qe ka mberthyer politikanet e BE ne trajtimin e problematikave te shumta qe ka BE ne politikat e brendeshme dhe ate te jashtme.Zvarritjet qe ti konstatoje ne politikat reformuese te BE sa u bere kryeminister,populli anglez,nepermjet mediave dhe politikaneve te ndryshem i kishte kritikuar me ndjeshmerine e atij qe i do te miren vetes dhe te tjereve,dhe jo sic shkruan ti me “idiotesine” politike qe karakterizon cdo politikan shqiptar.Shiko bej ndonje gje te mire per Shqiperine se Anglia dhe BE do dijne me mire se ti qe ben “kasandren”,qe jo vetem ta kalojne “steken” e ngritur me lart,por do te gjejne pajtueshmeri sikurse kur ishin bashke ne nje union.Mjaft mendove per te fuqishmit o fatkeq,shiko vendin tek ke lere dhe po e ndeshkoni qe deri ne rraskapitje te zvarritet drejt BE qe populli Anglise i tha jo se nuk ka nevojat qe ka populli shqiptar,se ai nuk ka probleme me fqinjet si Shqiperia,ndaj i besdisur deri ne zgrip mendoi te ndertoje nje jete me te begate se sa duke qene brenda BE.Perfundimisht,mos ia qaj hallin kaloresit se i varen kembet.I lutem redaksise t’ia beje me dije kryeministrit Edi Rama se c’fare mendojme ne njerezit e thjeshte per politikat driteshkurter dhe masat shternguese qe pengojne zhvillimin ekonomik,politik,shoqeror,kultural e sidomos per venien e drejtesise ne binaret e zhvillimit te pergjithshem dhe reformimit total te shoqerise shqiptare.

  13. en says:

    dhe mos haroni sal dhe joz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje