Kuvendi i Shqipërisë ka hartuar një kalendar të punimeve të tij deri më 21 Korrik ku është përfshirë brenda dhe votimi i reformës për drejtësi. Votimi i reformës në drejtësi është lënë në të njëjtën ditë me shqyrtimin e
Nismës së PD për ndryshime të reja kushtetuese, lidhur me dekriminalizimin, pasi janë të dyja nisma për ndryshime kushtetuese, sqarojnë burime të Kuvendit për gazetën Tema.
Ato jane nisma që sipas nenit 77/a te rregullores se Kuvendit shqyrtohen dhe diskutohen ne mbledhjen e perbashket te Keshillit te Legjislacionit me Komisionin e Ligjeve
Komisioni i posaçëem për reformen në drejtësi, sipas vendimit të Kuvendit, ka patur per detyre pergatitjen nder te tjera dhe te paketes kushtetuese dhe propozimin e saj Kuvendit . Mbledhjet e Komisionit te Posaçëm dhe konsultimet që janë organizuar nga grupi i Eksperteve te Nivelit te Larte kane patur per qellim pergatitjen e projektligjit perpara depozitimit te tij formalisht ne Kuvend. Pas depozitimit të propozimit te nismes, sipas nenit 177 te Kushtetutes, fillon shqyrtimi, diskutimi dhe miratimi i nismes ne mbledhjen e perbashket te Keshillit Legjislacionit dhe Komisionit te Ligjeve.
Sa i përket bashkimit ne nje dite eshte menduar qe duke qene se eshte i njejti organ që do i shqyrtoj keto dy nisma per ndryshime ne Kushtetute, edhe votimi i tyre mund te jete në të njejtën dite ne seance plenare
Lidhur me paketën e 7 projektligjeve, ajo nuk ka shkuar ende në Kuvend, formalisht sipas nenit 81, pika 1 e Kushtetutes .
Kuvendi siguron se pas miratimit te ndryshimeve kushtetuese, nuk do te kete vakum institucional, pasi ne dispozitat kalimtare të kësaj nisme, parashikohet vazhdimësia e institucioneve ekzistuese deri ne konstituimin e te rejave . Ato në çdo rast nuk mund të krijohen menjëherë pasi kanë procedura per zgjedhjen e anëtareve apo drejtuesve te tyre.
Këto projektligje duhet të depozitohen dhe për rrjedhojë me tej të hyjnë në Programin dhe Kalendarin e Kuvendit pas hyrjes ne fuqi të ndryshimeve kushtetuese, pasi detajojnë organizimin dhe funksionimin e institucioneve të sistemit te drejtesise apo edhe procese si vetting, që janë parashikuar në këto ndryshime .
Pse si Ke fut 7 ligjet o ilir byth q. Po nuk u votuan Ato ligje reforma nuk funksion. .a bir kurve e ke ba kastile. …. ps me edi ramen duhet te kemngulin qe te futen né kuvend. Ilir meta nuk edon reformen bashke me PD