Spartak Ngjela: Akuzon si pushtues SHBA e BE-në, Berisha pas reformës të marrë avokat të huaj se do t'i duhet

24 Qershor 2016, 23:27Politika TEMA

Nuk është kaluar lehtë deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha kundër ndërkombëtarëve për reformën në drejtësi, por dhe gëzimi i shfaqur nga brenda për daljen e Britanisë nga BE.

Avokat Spartak Ngjela shprehet se do të ketë politikanë që do të shkojnë përpara drejtësisë, pas miratimit të reformës. Ngjela u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha, falë reformës, do të ketë mundësi që të marrë avokatë ndërkombëtarë, për tu mbrojtur pasi që do të akuzohet, do të akuzohet patjetër.

Sipas Ngjelës, reforma do të kalojë në Kuvend me mbi 100 vota dhe në fund, edhe vetë Partia Demokratike do ta votojë.

“Gjyqet këtu do të bëhen me ekspertizë ndërkombëtare. Pushtues i konsideron ky BE-në e SHBA-në? Ndërkombëtarët që flet ai, janë Gjermania dhe SHBA.

Ne s’do lëmë Shqipërinë të hajë bukë thatë se do të rrijë Saliu me familjen e tij të jetojë me miliona. Ai duhet të marrë avokatë ndërkombëtarë se do ta ketë mundësinë në drejtësinë që do të bëhet. Ka të drejtën e mbrojtjes se që, do të akuzohet, do akuzohet”, u shpreh Ngjela.

Përsa i përket qëndrimit të Ramës, ai u shpreh për “Report TV” se Rama u ka thënë “Po” amerikanëve për ktë reformë, por shtoi se nëse reforma dështon, Rama çon vendin në zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, karriera politike e Ramës është e lidhur me reformën.

I pyetur për referendumin në Britani dhe për mundësinë e një zgjedhjeje që Shqipëria do mund të bënte midis Britanisë dhe Bashkimit Europian, Ngjela u shpreh se nuk ekziston një mundësi e tillë zgjedhjeje. Sipas tij, e vetmja gjë që mund të ndodhë është një risistemim i BE. “Nëse Unioni do ketë risistemim ne na leverdis. Bashkimi Europian tani ka një proces të shpejtë të zgjerimit të tregjeve”, tha ai.

Ngjela u shpreh gjithashtu se e dinte që Britania e Madhe do dilte nga Bashkimi Europian, por juridikisht, tha ai, jo gjithçka është përfunduar.

13 komente në “Spartak Ngjela: Akuzon si pushtues SHBA e BE-në, Berisha pas reformës të marrë avokat të huaj se do t’i duhet”

  1. Atdhetari says:

    Ty te paskan palluar mire ne burg o qelbesire gjoja Avokat.Sali legeni mund ta kete thene per arsyet e veta por e verteta eshte qe te huajt e kane kthyer ne hale kete vend.Ne republike bananesh sa e detyrojne me force te ndryshoj kushtetuten dhe te miratoj martesat e b..q…

  2. Dilaver Kotorri says:

    Taku edhe si mashtrues ngel ordiner. Berisha tha qe drejtesia nuk mund te lihet vetem ne dore te te huajve dhe per kete ka shume te drejte por tha duhet bere bashke me te huajt. Shpresa e tutorit tend se do kaloje nje reforme qe do ta ktheje drejtesine ne kohen e Aranit Celes eshte po aq qesharake dhe e pamundur sa dhe morali yt per ndershmeri dhe drejtesi.

  3. koli says:

    Edhe Berisha edhe ti do te shkoni ne burg. Ti per thirrjet oer lufte qe infkuencuan ngjarjet e 21 Janarit. Me ke kujton se flet ti , ci di ti shqiptaret njerez qe ngelen per jete nen shprehjen” per inat….te sime vjerre ….mullixhine”?.
    Edhe ti do te paditesh tinndyresire qe per inatin qe kishe me nhe tjeter bdyresire doje ti vije flaken atdheut. Ti qe sdinte vesh tjeter vec te lexosh diagonal ne google dhe te shesesh profka ne shtyp.

  4. ylli says:

    Nje merak kam per anglosaksonin Taku!.Na shpjego o avokat gjyqin me Ramen ne 2003 kur ky i fundit te mori bashkine me dhune me ndihmen e gjykates.Sigurisht qe nuk mundesh se po te kishe moral ,qe atehere me hajdutin e lirise se votes Ramen duhet te ishe ndare qe atekohe.Mbasi te perdori 8 vjet si gore foltoresh me ardhjen ne pushtet ta futi gishtin o avokat keq ,po keq fare ama.Per Berishen me vjen keq per faktin qe mbas 17 viteve burg te kthehu ne kolltuk pushteti nderkohe qe socialistet te legenosnin ne parlament duke te kujtuar orientimin seksual ne burg.Sali Berisha me te mirat dhe te keqijat e tij ,te pakten eshte burre.Ndersa soji juaj avokat ……sharlatane.

  5. Rambo says:

    Te lumte dora dhe mendja per ato qe shkruan, avokt Ngjela. E thua bukur “jo qe disa te vuajne per buken e gojes dhe te tjeret te rojne ne mes te gjithe te mirave”. Dhe jo sepse e meritojne, por sepse kane vjedhur pasurine kombetare. Reforma ne drejtesi eshte me se jetike dhe te mbyllet e te perfundohet me çdo kusht. Ne se jo, populli eshte gati me 99% ne referendum, se ja muarrenfrymen ne ekstrem maskarenjte. Me Ameriken dhe BE perpara.

  6. Llapaqeni says:

    Ne s’do lëmë Shqipërinë të hajë bukë thatë se do të rrijë Saliu me familjen e tij të jetojë me miliona. Ai duhet të marre avokat nderkombetar; une besoj se do te marri ty avokat se ku ka me ‘nderkombetar’ se ty qe lef hu me hu…
    NE s’do ta leme popllin, thote deliranti plak. JU qe keni 70 vjet qe jeni NE – pashallaret e kuq, qe rripni ket milet- dele, qe ja boni mire Deles zgjebur, uhuhuh

    1. Saba says:

      Ky mafioz sali krimineli esht be ma kriminel se kim i kores se veriut asesi shqiptaret te clirohen nga ky monster.

    2. Saba says:

      Ky mafioz sali krimineli esht be ma kriminel se kim i kores se veriut asesi shqiptaret te clirohen nga ky monster.

    3. Saba says:

      Ky mafioz sali krimineli esht be ma kriminel se kim i kores se veriut asesi shqiptaret te clirohen nga ky monster.

  7. sapa says:

    Nuk e kuptoj se ku i buron ketij Ngjeles ky besim i madh qe me miratimin e reformes do denohen te korruptuarit pushtetare.Kush ka lindur dhe eshte rritur ne vendin me emrin shqiperi nuk do te besoje kurre se shqiptari do denoje shqiptarin.Kemi te bejme me nje popull qe eshte rritur me mentalitetin se nuk duhet ti bejme keq askujt qofte edhe atij qe mbush dhe ka mbushur xhepat me karriken e pushtetit.

  8. Los Vjerda says:

    Kisha nje fare simpatie per Ngjelen, bazuar ne ato cfare kisha degjuar per te nga bashkevuajtesit e Ballshit. Nuk e di po me duket se kohet e fundit ka filluar te flase perçart, ne mos kane filluar te ndryshojne pikepamjet e tia politike. Se pari s’ka pse ngacmon SHBAne dhe Europen. Se dyti ne se eshte fjala per pasuri, ketu ne Shqiperi kane vene pasuri nga tre krahet. Saliu ka pasuri, Meta ka pasuri sa te duash, Rama duhet te kete vene pasuri gjithashtu. Me i mencuri nder keto ka vetem para. Nuk e shton pasurine ne te patundshme ose e ka me emer te tjeter; ne emer te deputetit vagabond e kriminel te LSIse( postribakut me origjine) Agron Cela . Meta arrin te deklaroje vetem nje shtepi. Makinen e ka nga institucioni. Dua te them pse i kendohet pasuria vetem Berishes???!!!. Ndofta sepse nuk eshte ne pushtet.

  9. Los Vjerda says:

    Kam gezuar respekt nga ckam degjuar per Ngjelen nga bashkevuajtesit e Ballshit, por gjykimet ndaj SHBAse dhe Bashkimit Europian jane te papranueshme dhe e zbehin pak konsideraten qe kam per te.. Se dytit Berisha asht e sigurte se eshte i pasur, por nuk eshte pa gje, Meta(shume tinezar pasurite e te cilit eshte veshtire te zbulohen) dhe besoj edhe Rama, keshtu qe do te ishte mire te permendeshin te tre ose te pakten dy te paret.

  10. Shoku Rrok i Druve-Londër says:

    Avokat Ngjela. A kujton qe s’e ka menduar edhe per avokatin e huaj? Ky diabolik i papermasuar, gjithnje disa hapa para politikes shqiptare, gjithcka ka parashikuar. Di te na gajretosh se cfare kishin ato arkat metalike, qe iu zune Shkerdhenit ne aeroportin e Rinasit dhe kaluan matane (??!) pa i hyre gjemb ne kembe. Edhe 100 pashe nen dhe po ta fusin Sali Pleh Berishen, populli shqiptar do t’ia shoh sherrin tere jeten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje