Shoqata shqiptare e turizmit (ATA) shprehen të shqetësuar se ndërtimet e ndërmarra tani në zonat turistike do të kenë ndikim negativ gjatë këtij sezoni që sapo ka startuar.
Ky organizëm shprehet i shqetësuar, pasi bregdeti është kthyer në kantier ndërtimi e kjo mund të ndikojë në turizëm.
“Ndërkohë që tur operatorët ndërkombëtarë konstatojnë një zhvendosje sizmike në kërkesën për pushime dhe prenotimet, ndryshim ky i diktuar nga klientela, e cila motivohet prej ndryshimeve aktuale ekonomike apo politike, vendet e rajonit (kryesisht Ballkani Perëndimor) po diskuton zhvillimin e përshtatjen e produktit turistik dhe bërjen sa më tërheqëse të vendeve/destinacioneve që përfaqësojnë në tregun ndërkombëtar të turizmit. Në një skenar të ri, i cili përmban sfida edhe mundësi të padiskutueshme, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia unifikojnë politikat dhe veçanërisht stimujt fiskalë për të tërhequr sa më shumë turistë nga Europa. Të tre këto vende subvencionojnë deri në 15 euro për çdo natë qëndrimi për çdo turist.
Në veçanti, Maqedonia vë në dispozicion një fond prej 5 mln euro për të stimuluar fluturimet ‘low cost’ dhe qëndrimet në vend, Mali i Zi po ndërton resortin më luksoz në Mesdhe, Serbia investon në pasurimin e portofolit të eventeve, ndërkohë që Shqipëria fillon sezonin e vonuar me energji 48% më të shtrenjtë dhe shërbime rikonstruktuese të sistemit të shpërndarjes së energjisë në vijën bregdetare nga 15-30 korrik dhe 12 orë ndërprerje energjie në ditë”, thuhet në deklaratën për shtyp.
Por për ATA nuk është i vetmi shqetësim apo problem.
“Ndërsa në këto 3 vite nuk u mbajt premtimi për stimulim të industrisë me një pakete dinjitoze fiskale sikundër fqinjët të paktën sot nuk duhej të kishim:
1. Ndërprerje energjie;
2. Rritje të çmimit të energjisë në mënyrë abuzive kjo e konfirmuar edhe nga ERE;
3. Luhatje tensioni dhe dëmtim pajisjesh në të gjithë vendin;
4. Qytetet kryesore bregdetare të kthyera dhe mbetura në kantiere ndërtimi;
5. Plehra dhe papastërti;
6. Akset rrugore që furnizojnë zona strategjike bregdetare më të ngushta se shëtitoret e këmbësoreve buzë detit.
7. Situata të paqarta për administrimin e plazheve;
8. Vatra insektesh dhe sëmundjesh dhe kafshe rrugësh në shumicën e rasteve të pavaksinuara. Industria nuk meritonte këtë performancë dhe sforcim në vigjilje të një sezoni delikat”, thuhet në deklaratë.
ka vetem nje arsye pse mund te deshtoje sezoni. Quhet Edi Rama
Mos harroni qe nga mishi e fruta zarzavate me hormone e pesticide te shkalles vdekje prurese , nuk ka shtet ,cdo gje eshte rrumpalle dhe shqiptaret ne mentalitetin e tyre medioker, mendojne sot per sot, e nuk mendojne per perspektiven . Nuk e kuptojne, qe ja fusin vehtes se tyre. , ku ne perendim ndodh e kunderta. Mos harrojme dhe makina punon pa force se karburanti eshte i pa rafineruar e me hile , ku dhe ne kete rast eshte te fitojme sot e ci qi temen per neser. E per kete , si ne te gjithe fushat , eshte i shtetit te pa pergjegjeshem. Mos harrojme mentalitetin e te huajve turiste . Ne shqiptaret kur pyesim njeri tjetrin, si ja kalove me pushime, i pergjigjemi ,me mbajti koha e mire ,ui i detit ishte i ngrohte , por mentaliteti i turisteve perendimore eshte ndryshe , dhe pergjigja e tyre me njeri tjetrin, si ja kalove me pushime eshte vetem kjo . Ishte shtrenjte ose ishte lire. Bile qe eshte me e rendesishmja, e bejne propogande me cdo njeri qe njohin ……… . PS Me ka bere pershtypje ne orikum shumica e dyqaneve nuk kane cmime per produktet qe shesin , e po te shkosh neper lokale nuk ke ku te shohesh cmimet ne menyte e tyre qe nuk i japin….
Per çfar turizmi e keni fjalen?!
Per EMIGRANTET qe kthehen me taku njerzit e tyre?
turizmi ne shqipri esht majt vetem nga emigrante.
por gjthmon ka ekzistu i njejti problem.
HOTELET KUSHTOJN SHTRENJT DUKE MOS PAS KUSHTET QE DUHEN.
NE QOFT SE NUK REAGON MINISTRIA PER TURIZMIN DUKE KLASIFIKU HOTELET ME YJET PERKATESE. DHE DUKE MBYLL ATO QE NUK KAN KUSHTE DHE NUK PAGUJN TAKSA… MRENA 5 VJETVE NUK DO KTHEHET MO ASNJI EMIGRANT.
NUK KUPTOJ PSE NUK SHOFIN NEPER BOT SI FUNKSIONON TURIZMI.
HOTELET JAN VETEM PER TE GRABIT NJERZIT, JO PER TI SHERBY…
KONTROLLE, KONTROLLE DHE MBYLLJE HOTELESH.
KUSH INVESTON TA BEJ MIRE, DHE MOS TE VJEDH, PO T’PAGUJ SI GJITH BISNESET E TJERA.