U deklarua kundër draftit të reformës në drejtësi, LSI mund të përjashtojë Përparim Spahiun

26 Qershor 2016, 13:21Politika TEMA

Nuk mund të tolerohet dalja kundër qëndrimit zyrtar të LSI për reformën në drëjtësi, aq më tepër kur kreu i saj Ilir Meta dhe grupi parlamentar janë deklaruar publikisht duke garantuar dhe partnerët tanë ndërkombëtarë SHBA dhe BE se janë pro draftit. Qëndrimi i deputetit të Lëvizjes socialiste për Integrim Përparim Spahiu se është kundër monitorimit të vettingut nga ndërkombëtarët, ka shkaktuar reagime në radhët e kësaj partie.

Burime nga brenda LSI e kanë cilësuar deklaratën e Spahiut tërësisht personale, duke shprehur distancim të plotë. Ndërsa shprehen se javën tjetër do të mblidhet grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim për të vendosur mbi qëndrimin që do të mbahet ndaj deputetit dibran. Madje ato paralajmëruan se mund të shkohet deri përjashtim të Përparim Spahiut.

Situata duket se është tensionuar pas dy statuseve të njëpasnjëshme në Twittër të Spahiut, i cili shpreh qëndrimin kundër monitorimit të procesit të vettingut nga ndërkombëtarët.

“E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO, me KE, shpresoj dhe me BE. Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Çfarë përfaqësojnë këta?!”, shkruan në Tëitter deputeti i LSI, Përparim Spahiu.

Por pak ditë më parë, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka deklaruar se, 20 votat e LSI do të jenë pro Reformës në Drejtësi.

Për miratimin e Reformës në Drejtësi duhen 94 vota në Parlament. Referuar ekuilibrave aktuale, shumicës në pushtet, i duhen votat e 5-6 deputetëve të opozitës për miratimin e projektit kushtetues, gjithnjë nëse nuk do të ketë një dakordësi mes palëve për modalitetet e zgjedhjes së anëtarëve jo gjyqtarë në institucionet kryesore të drejtësisë së re.

Në rrethet politike dhe mediatike flitet për gati 10 deputetë të PD, të cilët mund të braktisin frontin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, duke votuar Reformën në Drejtësi, pa pikën 88.

5 komente në “U deklarua kundër draftit të reformës në drejtësi, LSI mund të përjashtojë Përparim Spahiun”

  1. alisenjefi says:

    pd-ja po trafikon votat.

  2. Bulqiza. says:

    Kjo eshte loja lsi.

  3. skraparlli jo si meta says:

    Ilir meta ben gjoja sikur eshte dakord me reformen dhe perjashton deputetet qe do te votojne kunder saj. shihni kur te dale edhe ndonje tjeter kunder e Ilir meta te thote nuk kam ci bej, prandaj i perjashtova. synimi i Metes eshte qe te mos behen 94 vota per miratimin e reformes…

    1. aron says:

      Synimi i Metës është të përligj të drejtën e PD për të linçuar deputetët që do të votonin pro reformës brënda radhëve të saj. Me këtë ai deskrediton përfundimisht të drejtën e çdo deputeti për të votuar sipas bindjes. Kjo është thika më e mprehtë pas shpinës që i ngulet përpjekjeve të ndërkombëtarëve për aprovimin e reformës. Shpresa tani reduktohet pothuaj në zero. Vetëm një referendum mund ta zgjidh gjëndjen. Dhe kjo për faktin e thjeshtë se LSI nuk mund të bëjë propagandë hapur kundër reformës, ndonse në thelb është armikja më e betuar e saj.

  4. rennes says:

    cfare lesh pd, kjo eshte loje e Metes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje