Mbyllet ndeshja Belgjikë-Hungari me rezultatin 4-0. Të gjitha golat dhe rastet me VIDEO

26 Qershor 2016, 22:49Sociale TEMA

Blegjikë-Hungari është ndeshja e fundit për ditën e sotme e vlefshme për fazën e 1/8-tave që do të luhet në stadiumin e Toulouse

Një sfidë e cila pritet të jetë mjaft e fortë pasi që të dyja ekipet do të kërkojnë për të kaluar në fazën çerekfinale, me Belgjikën që është paksa më shumë favorite.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet Zyrtare

Belgjika: Courtois, Meunier, Alderweireld, Vermaelen, Vertonghen, Witsel, Nainggolan, De Bruyne, Mertens, Hazard, Lukaku

Hungaria: Kiraly, Lang, Juhasz, Guzmics, Kadar, Gera, Lovrencsics, Kleinheisler, Nagy, Dzsudzsak, Szalai

GOL! E papërmbajthsme Belgjika që shënon dhe golin e katërt me anë të Carrasco

GOL! Eden Hazard trefishon rezultatin me anë të një aksioni individual duke shënuar një gol mjaft të bukur

GOL! Belgjika shënon golin e dytë me anë të Batshuay i sapofutur në lojë ku me portën e boshatisur e dërgon topin në rrjetë

Minuta 67′, I pafat Juhasz në gjuajtjen e tij për të barazuar rezultatin e cila përfundon ngjitur me shtyllën pingule

Minuta 50′, Szalai i afrohet golit të barazimit por gjuajtja e tij përfundon fare pranë kuadratit

Nis pjesa e dytë e ndeshjes me Hungarinë që ka kryer zëvëndësimin e parë

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-0

Minuta 40′, Sërish Hungaria që i afrohet golit të barazimit me kapitenin Dzsudzsak që e dërgon topin ngjitur me shtyllën pingule

Minuta 38′, Rasti artë për Hungarinë për të barazuar rezultatin me Lovrencsics por gjuajtja e tij përfundon ngjitur me tranversën

Minuta 35′, Kevin De Bryne i pafat! Mesfushori ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi por gjuajtja e tij ndalet në tranvers

GOL! Belgjika kalon në avantazh me anë të Alderëeireld që fiton duelin me mbrojtësit Hungarez duke goditur saktë me kokë

Janë ekzekutuar himnet kombëtare të të dyja përfaqësueseve. Nis loja me topin e nisur nga qëndra nga ana e skuadrës së Belgjikës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje